Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Trokas në deren tënde… Wed 18 Jul 2012 - 13:09 | |
| [Only admins are allowed to see this image]Udhëtova nga lartë që të takohem me më të dashurit e mi. Jam përmalluar që të jem afër jush saqë nga gëzimi lotët nuk mund ti mbaj.
Unë vij që t’ju ndihmoj që ta fitoni betejen, vij t’u ndihmoj ta pmoshtëni të ligun, ta fitoni betejen me armikun.
Hape deren ! Sepse për të ardhë tek ti u porosita nga shtat pal qiej, e të më hapësh derën e ke obligim sepse derën nuk ma mbyllen as ata që ishin para jush, kam ardhë që të ju bëjë të devotshëm.
Ndoshta do të dobsoj pak por do të forcoj dicka tjeter sepse une kam ardhë që të forcoj ate që të është dobësuar.
Mos harro që ti je njeri që përbehesh nga trupi dhe shpirti, trupi është si një kapak i jashtem që e mbulon shpirtin, e unë erdha të depertoj aty ku ke nevoj.
Trupi yt e ka prejardhjen nga balta e tokes, kurse shpirti nga fryma e Zotit të Madhëruar nga lartësia e qiellit. Të dy kanë ardhur nga drejtime të ndryshme trupi nga toka e shpirti nga qielli e janë bashkuar dhe dot nuk munden njeri pa tjetrin. Shpirti nuk leviz dot pa trupin e as trupi nuk leviz pa shpirtin, secili prej tyre ka ushqimin e vet i cili ka të bëjë me origjinen që është krijuar, trupin e ushqen vet o njeri e unë kam ardhë që ta ushqej shpirtin e të largoj nga stresi, depresijoni, sëmundja dhe brenga.
Une nuk vij që të rëndoj o njeri, kam ardhur që Zoti të ju shoh me syrin e mëshires e nëse mëshirohesh do të falen gjynahet e nëse të falen gjynahet nuk mund të djeg zjarri .
Në Xhennet e kam një derë që quhet Rejan në atë derë do të hyni vetëm ju o të dashurit e mi e jo dikush tjeter, do të thuhet ku janë agjeruesit ? Do të qeoheni ju e të hyni brenda ,e kur të hyni të gjithe do të mbyllet dera e nuk do të hyjë askush tjeter më.
O njerëz kam ardhë me madhështin dhe bekimin e Zotit , në mua ndodhet një natë që është më e mirë se një mijë muaj ( 84 vite). Të agjeroni diten e keni obligim nga Zoti e të faleni naten mbetet në dëshiren tuaj. Nëse kryeni nje vepër të mirë vullnetarisht do të keni shpërbilim sikur ta kryeni një obligim nga Zoti , e kush kryen obligimet e caktuara nga Zoti i Madheruar do të ju llogaritet sikur ti kryeni 70 të tilla. Unë erdha që t’jav sjell durimin e durimi ka shpërbilm Xhennetin, unë jam vet solidariteti , erdha ta shtoj rrizkun e besimtarit .
Njerii ! Nëse nuk më njef as nuk do të njof andaj mos u cudit ,nëse derën nuk ma hap as nuk do ta hap e mos u hidhero.
Unë jam dëshmitari yt atëher kur nevojitet dëshmia. Unë do të vije Ditën e Kijametit për ti thënë Zotit Fuqiplotë: O Zoti im une i kam ndaluar ushqimin dhe knaqësit gjatë ditës andaj O Zot më lejo të ndërmjetësoj. Unë u nisa tek ju o njerëz por për ju u kujdesa qysh nga nisja me lejën e Zotit i mbylla dyert e Xhehnemit dhe i prangosa djajt.
Të thërras ! O kërkues i së mirës eja , dhe o kërkur i së keqës ndalohu, e Zoti do të nxjerr nga zjarri njerëz për cdo natë.
Kam ardhë që lutja jote të mos kthehet mbrapsht.
Kam ardhë që emrin tend ta fshiej nga lista e banoreve të zjarrit , hapma derën sepse Allahu nuk dëshiron ta kthej në zjarr atë që e nxjerr njëher.
Erdha që të mirat e juaja të jenë më të shumta se të keqijat
Nuk do të qëndroj shume 1 dhe 11 duken të njejt por kane dallim të madhë , une jam 1 muaj e jo 11, për Zotin nuk kam ardhë që të bezdis, mund të qendroj tek i pasuri e fukaraja se s’beje dallim. Une jam Ramazani trokas në derën tënde a mund ta hapësh?
Shkroi: Vixhdan Ibrahimi | |
|