islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
478 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 478 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty96%RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty0%RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty0%RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty0%RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty1%RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty2%RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty
MesazhTitulli: RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT   RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyThu 19 Jul 2012 - 15:45

[Only admins are allowed to see this image]
Motër muslimane! Kalendari shënon ardhjen e ramazanit dhe ti prej kohësh e ke ditur. Në prag të tij ke sajuar një kalendar të vogël në mendjen tënde në përputhje me grafikun e zbërthimit dhe të shkëlqimit të shtëpisë. Pastaj je interesuar për shpenzimet, për porositjen e mishrave, për llojet e ndryshme të gatimit e të tjera si këto. Përqendrimi i tepërt në këtë program ta merr vëmendjen dhe kohën.

Ramazani është një muaj feste, veç jo për të shndritur vetëm shtëpinë, por më shumë se gjithçka shpirtin. Nuk është muaji i shtimit të shpenzimeve dhe i shqetësimit për të begatuar tavolinën, por për të nderuar urinë me falënderimin e një ushqimi të thjeshtë. Vjen ky muaj për të na përkujtuar që thjeshtësia dhe përulësia të na bëhet përditshmëri, përhershmëri. Vjen për të na e zbrazur stomakun deri në kufijtë e mjaftueshmërisë e për të na e pastruar gjakun nga tepria. Na kujton që është e mundshme të jetohet me pak; pak ushqim, pak pije, pak gjumë dhe duke qenë më shumë vetvetja e kthjellët, e lehtë, e gatshme për një vendosje më të denjë e të lartë.
Përqendro qëllimin aty ku duhet dhe bëj disa ndryshime të vogla, por të qenësishme në programin tënd! Përmbaju ramazanit ashtu si ta kërkon, në vazhdën e të parëve tanë të mirë! Ata e përgatisnin mendjen dhe shpirtin gjatë muajve para ardhjes së tij, prandaj i gjente të gatshëm për ta plotësuar devotshmërinë.
“O ju që besuat, ju është bërë obligim agjërimi sikurse atyre para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” [Bekare, 83]
Sepse ky është qëllimi, ndërsa arritja e devotshmërisë është festa e shpirtit.
Ndërkohë që përgatitesh, vëzhgo me kujdes se çfarë të ka penguar gjatë muajve të kaluar që ta falësh në kohën e duhur namazin. Detyrimet e shumta apo vendosja e gabuar e sendeve dhe e kohës? Nëse ke menduar më gjatë e ke shpenzuar më shumë se si ta pasurosh jetën tënde materiale, se si t’i përgjigjesh sa më tepër ritmit të jetës “moderne” përreth, mundësitë e tua për ta pasuruar jetën e shpirtit pa dyshim kanë qenë të kufizuara. Nëse pika e parë në programin e ditës ka qenë plotësimi i detyrimeve të kësaj bote, atëherë ajo ta ka gëlltitur kohën e vyer me pangopshmërinë e saj duke e zhvendosur ahiretin gjithnjë e më në skaj.

Vendosja e një rendi të drejtë në kryerjen e detyrimeve bëhet hap i rëndësishëm dhe dëshmi e përkujdesit tënd. Heqja dorë nga mjetet dhe veprimet që vetëm sa të ngarkojnë, pa përfituar realisht, është sakrifikimi që do t’i bëje kotësisë për të zgjeruar hapësirën e së vërtetës. Shtëpitë, pajisjet, ushqimet e të parëve të shquar kanë qenë të thjeshta, jo ngaqë s’kishin apo s’mundeshin, porse e kishin zbuar dynjanë nga shpirti i tyre dhe trupi s’ua kërkonte. Andaj mund të falnin gjatë namaz, të lexonin sa më shumë Kur’an, të përmendnin sa më shpesh Allahun dhe të thelloheshin në dijet fetare. Disiplina e vazhdueshme mundëson lehtësim dhe përfitim të kohës për kryerjen e gjithçkaje.
Ky ramazan është mundësia jote. Ky muaj të është lejuar nga Allahu dhe të është dhuruar për të zbërthyer e shkëlqyer shpirtin. Ti nuk e di nëse do të kesh ndonjë mundësi tjetër.

Mendo si të ishin minutat e fundit: çfarë do të kërkoje të bëje? Do ta harroje ushqimin e rëndë që të duhet të përgatitësh për iftar. Do të mjaftonte një gllënjkë ujë e disa thërrime hallall. Ndërkohë do të fundoseshe në thellësi të zemrës për të qëmtuar çdo njollë me frikë e përkushtim. Do të përpiqeshe me lot t’ia laje çdo të keqe duke hyrë çiltërisht në adhurim. Namazi do të bëhej më i rëndësishëm se kjo botë dhe gjithçka ka në të.
Nëse do ta mendoje këtë orë si të fundit, mendja do të kthjellohej dhe s’do ta justifikonte më me pamundësi mësimin e leximit të Kur’anit. Do të mundohej për të lexuar qoftë edhe një shkronjë për të ndezur pak dritë në errësirën e varrit. Nëse e ke ditur leximin më parë, do të zhyteshe në mrekullinë e kuptimeve të tij shkronjë për shkronjë. Do të humbisje larg kësaj bote për t’u gjetur matanë kufijve të saj.

Duke e ndier thellë fanitjen e jetës që po zhduket, do ta mbaje gjithnjë gjuhën të lagur me përmendjen e Allahut dhe do të doje të vdisje kështu: La ilahe il-lall-llah, S’ka zot tjetër veç Allahut. Vetëm Ai pranon pendimin dhe dhuron shpërblim. Të ka dhuruar këtë muaj të madhërishëm për ta fituar kënaqësinë e Tij. Kujdes! Një ditë vërtet do të jetë e fundit dhe një ramazan vërtet do të jetë i tillë!
Allahu të dhuron kaq shumë mirësi këtë muaj. Të premton shpërblim të agjërimit në atë masë që vetëm Ai e di. Ah sikur të të pranohej e të shkruheshe në mesin e agjëruesve! Kjo shpresë e gdhin dhe e ngrys besimtaren. Kapet fuqimisht pas saj me besim dhe largon çdo gjë që e ndot dhe e fshin.

I largohet thashethemeve, përgojimit, arrogancës dhe vetëkënaqësisë. Është agjërueshëm. Është duke kulluar trupin dhe shpirtin, sepse për të do të përgjigjet. Ndyrësia e fjalës, e shikimit, e dëgjimit e shkatërron sakrificën. Prej Pejgamberit, paqja qoftë mbi të, ti e di se “sa agjërues nuk përfitojnë prej agjërimit të tyre asgjë tjetër veç urisë dhe etjes!”

Dyert e xhehenemit janë të mbyllura këtë muaj dhe ti dëshiron të dalësh prej tij. Dyert e xhenetit janë të hapura dhe ti dëshiron të hysh në të. Të dy i ke më afër se lidhësja e këpucës. Nëse përqendrohesh në llogarinë tënde, gabimi më i imët i yti do të të bjerë mbi supe si një mal i rëndë. Ndërsa çfarë sot të ngacmon në majë të gjuhës për ta përgojuar, atë ditë s’do të të duket asgjë. Të mjafton gjykimi i vetvetes, ndaj lidhe nyjen e gjuhës tënde!
Të keqes afroju me të mirë dhe të mirën këshillo! Fal, të falesh! Mëshiro, të të mëshirojë Allahu dhe jep sadaka ta shuash flakën e zjarrit!
“O ju gra! Jepni sadaka dhe kërkojini më shumë falje Allahut, sepse unë pashë që ju përbëni pjesën më të madhe të banorëve të xhehenemit!” (hadith)

Sadakaja është dëshmi për ty. E vendosur në thesarin e ahiretit, pa e parë as duart e tua, është vërtetim, bindje e thellë se ke bërë me të tregtinë më të drejtë.
Jemi njerëz dhe rrjedhimisht gabimtarë. Ti je motra ime muslimane, por dhe vetja përballë meje. Flas me ty që të të ndiej pranë; me qortimin, me këshillën, me mbështetjen, duke i lidhur zemrat fort këtë muaj. Këtë muaj dhe përgjithmonë. Na e ka bashkuar Allahu orën e iftarit. Prej dëshirës së Tij, me lutjen tonë bashkojmë sofrën e zemrave për t’ia çelur njëra-tjetrës me pak ujë, me pak ushqim dhe me shumë bujari, për t’u ngritur prej saj e për t’i hyrë natës në saf të përulura dhe të shpëtuara.
Nata e errët, që me panjohjen e saj frikëson kaq e kaq shpirtra të humbur, na e përqendron peshën e vetvetes në një pikë. Aty shuhen kuptimet e kota, mrekullia ngjizet. Nga dyert e hapura të qiejve mëshira zbret. Edhe drita. Në adhurim ka vetëm paqe.
Motër muslimane! Të dua për hir të Allahut! Mos harro! “Nuk ka dyshim se për muslimanët dhe muslimanet, për besimtarët dhe besimtaret, adhuruesit dhe adhurueset, të sinqertit dhe të sinqertat, durimtarët dhe durimtaret, të përvuajturit dhe të përvuajturat, sadakadhënësit dhe sadakadhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përmendësit dhe përmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” [Ahzabë, 35]

Marrë nga: Revista “Argumenti”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Albana...
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Albana...


Numri i postimeve : 167
Data e regjistrimit : 19/02/2012
Mosha : 29
Nacionaliteti-Sheti : Prizren :)

RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT Empty
MesazhTitulli: Re: RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT   RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT EmptyThu 19 Jul 2012 - 16:53

Shume e vertete vAll-llah,feste shpirterore.Por sot kjo feste eshte vene ne pikepyetje,sepse shumica e femrave nuk po agjerojne,nuk eshte pse po e them une,por pse po i shoh ne rrethin ku jetoj.Kane frike se mos po humbin peshe,nxehte shume nuk mundem e shume shume arsye te tjera.Une befasohem nga keto fjale,ngase ky eshte muaji ku mund te fitosh Xhennetin(amin).Por inshAll-llah,dhe shpresoj qe krejt femrat muslimane ta marrin si feste shpirterore,e jo diqka e pamundur,qe kishe nuk po munden...All-llahu din me se miri.[Only admins are allowed to see this image]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» RAMAZANI PĖR FEMRAT ĖSHTĖ FESTĖ E SHPIRTIT
» Ramazani Muaj i pastrimit të shpirtit dhe trupit
» Shpresa për të rregulluar shoqërinë ështe tek femrat :
» Ramazani është muaj i agjërimit, dhe jo muaj i ushqimit
» Ramazani, si është shndërruar në një stinë fitimesh për tregtarët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Kërce tek: