islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
26 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 26 vizitorë :: 3 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty96%Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty0%Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty0%Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty0%Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty1%Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty2%Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? Empty
MesazhTitulli: Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan?   Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan? EmptyFri 20 Jul 2012 - 0:51

[Only admins are allowed to see this image]Falënderimi i takon Allahut, i Cili në Librin e Tij thotë: “Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju” (Sebe, 39). Gjithashtu thotë: “Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.” (Bekare, 272)
Lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhamed,
besnik dhe shëmbëlltyrë për besimtarët, prijës i të devotshmëve, mëshirë
e botëve, i cili thotë:“Shpenzo, o Bilal dhe mos u frikëso për pakësim nga Pronari i Arshit”. Gjithashtu thotë:“Nuk
ka ditë në të cilën gdhihen robërit e Allahut e që të mos zbresin dy
engjëj dhe njëri të thotë: “O Allahu im, jepi kom¬pensim atij që ka
shpenzuar!”, kurse tjetri thotë:”O Allahu im, jepi shkatërrim atij që
(dorën e vet) e ka shtrënguar!”
(Buhariu dhe Muslimi)
Pa dyshim se shpenzimi dhe dhënia e pasurisë konsiderohen prej
veprave më të rëndësishme dhe më të mira, përmes së cilëve arrihet
kënaqësia e Allahut, arrihen të mira të shumta, arrihet shlyerja e
mëkateve dhe fitimi i xheeteve. Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun.” (Hashr, 18)

Gjithashtu thotë: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti
juaj dhe xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që
është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë
në mirëqenie, edhe kur janë në vështirësi.”
(Ali Imran, 133-134)

Vëlla i dashur! Më lë të pëshpërit në vesh diçka. Të betohem për
Allahun, sikur të të premtojë dikush nga të pasurit ose dikush nga të
mëdhenjtë duke të thënë: “O filan, jepi filanit kaq nga pasuria dhe
malli yt dhe eja nesër unë të kompensoj më të mirë se ajo. A thua do të
vonohesh qoftë edhe një moment duke iu përgjigjur kësaj ftese? Jo, pasha
Allahun! Si është puna nëse Ai që të premton është Allahu i Lartësuar, i
Cili në Librin e Tij thotë: “Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer.” (Muzemmil, 20)

Gjithashtu thotë: “Kush është ai, që do t’i japë
vullnetarisht Allahut një hua të mirë, që Ai pastaj t’ia kthejë
shumëfish?! (Veç kësaj), për atë do të ketë shpërblim fisnik…”
(Hadid, 11)

A ekziston stimulim më i madh dhe më i thellë se sa ndjenja e
dhënësit se ai i jep hua të Pasurit dhe të Lavdishmit dhe se ka punë me
Poseduesin e çdo gjëje? Ajo për të cilën jep do t’i kompensohet
shumëfish dhe pas gjithë kësaj do të ketë shpërblim fisnik? Thjesht,
vetëm imagjinata e muslimanit se ai është i varfër dhe i nevojshëm i
cili i jep hua Allahut, mjafton që ai të shpejtojë në dhënie…

Robër të Allahut! Jepeni pasurinë tuaj Allahu ju bekoftë, në mënyrë
që të futni gëzimin dhe kënaqësinë në zemrat e të varfërve e
nevojtarëve. Kush u jep atyre nëse nuk u jepni ju? Pasuria juaj sot
është në duart tuaja dhe nuk e dini nëse arrin nata e do të mbetet me ju
ose mund të kalojë tek trashëgimtarët tuaj. Nuk e di vëlla i dashur,
nëse bëhesh koprrac sot me pasurinë tënde, ndoshta mund të shkosh në
shtëpi e ndonjë katastrofë e ka goditur atë dhe ka shkuar e ti bëhesh
zemërthyer e nevojtar. Prandaj, merr iniciativë për mirësi dhe shpenzo
atë që posedon e Allahu ta ruan pasurinë tënde, familjen dhe fëmijët e
tu.

Robër të Allahut! Kush prej nesh ka lexuar fjalën e Allahut të Lartësuar: “E
do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet),
që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten dhe duke mos pritur
shpërblim prej dikujt tjetër për këtë, por vetëm për të kërkuar Fytyrën
(kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit. Dhe ai, me siguri, do të jetë
i kënaqur!
”(el Lejl: 17-21)

Çfarë pret ky më i devotshëm, që e jep pasurinë e tij duke pastruar
veten dhe duke kërkuar Fytyrën e Zotit të tij? Ai “me siguri, do të jetë
i kënaqur!” Do të jetë i kënaqur me fenë e tij, kënaqet me Zotin e tij,
kënaqet me kaderin (përcaktimin) e tij, kënaqet dhe nuk mërzitet e nuk
shqetësohet e nuk ngushtohet… Pa dyshim se kjo kënaqësi është shpërblim –
shpërblim më i madh se çdo shpërblim tjetër – që e meriton kush
shpenzon për hir të Allahut veten dhe pasurinë e tij, kush jep që të
pastrohet dhe jep duke kërkuar Fytyrën e Zotit të tij, të Lartit.

Medito për fjalën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë
mbi të, që e transmeton nga Allahu i Madhërishëm: “O biri i Ademit! Unë
rashë i sëmurë e ti nuk më vizitove!

Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije se një ndër robërit e Mi ra i sëmurë e
ti nuk e vizitove? Dije, pra, se nëse e vizitoje, do të më gjeje tek
ai!
O biri i Ademit! Unë të kërkova ushqim e ti nuk më ushqeve!
Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi të kërkoi
ushqim e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek
ai!
O biri i Ademit! Unë të kërkova ujë e ti nuk më dhe!
Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi të kërkoi
ujë e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nëse do t’i jepje ujë, do të më gjeje
tek ai! (Shënon Muslimi)
Është transmetuar nga Enes b. Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i
Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka
thënë: “Kur Allahu krijoi tokën, ajo rrëshqiste dhe Allahu krijoi malet
dhe toka u stabilizua, ndërsa melekët të çuditur pyeten Allahun e
Lartësuar:
-O Allah, a ke krijuar krijesë më të fortë sesa malet?
-Po- i thotë, -hekurin.
-A ke krijuar krijesë më të fortë sesa hekuri?
-Po- i thotë, -zjarrin.
-A ke krijuar krijesë më të fortë sesa zjarri?
-Po- i thotë, -ujin.
-A ke krijuar krijesë më të fortë sesa uji?
-Po- i thotë, -erën.
-A ke krijuar krijesë më të fortë sesa era?
-Po- i thotë, -sadakaja që jep biri i Ademit, që nuk e di dora e majtë
se sa ka dhënë dora e djathtë. (Tirmidhiu dhe Imam Ahmedi në Musnedin e
tij).

Gjithashtu i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Veprat më të dashura tek Allahu janë gëzimin që e fut tek vëllai yt besimtar ose t’i shlyesh atij borxhin ose ta ushqesh atë.”

Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I Dërguari i Allahut
na urdhëroi të jepnim sadaka (lëmoshë)! Thashë: “Nëse ndonjëherë do të
arrij ta mund Ebu Bekrin, sot ta bëj atë.” Tha: “Erdha me gjysmën e
pasurisë sime.” I Dërguari i Allahut më tha: “Çfarë i le familjes sate?”
Thashë: “Kaq (sa solla këtu, do të thotë gjysmën).” Erdhi Ebu Bekri me
tërë atë që kishte. I tha (I Dërguari ): “Çfarë i le familjes sate, o
Ebu Bekr?”
“Ua lashë Allahun dhe të Dërguarin e Tij”, iu përgjigj Ebu Bekri. Omeri
thotë: “Thashë: Pasha Allahun! Nuk mund ta kaloj në asgjë.”

Vëlla i nderuar! Lypësin mos e shty me ashpërsi. Sikur të dije se
çfarë mirësie mbart me vete për ty do ta kishe mbajtur në zemrën tënde,
jo në kokën tënde. Sufjan Theuri, Allahu e mëshiroftë, gëzohej kur e
shihte lypësin në derën e vet dhe thoshte: “Mirësevjen ai që ka ardhur
të m’i shlyejë mëkatet!”
Fudajl b. Ijadi thoshte: “Ata (lypësit) po e mbartin furnizimin
(shpërblimet) tonë për në botën tjetër pa mëditje derisa ta vendosin në
peshoren para Allahut të Lartësuar.”
Dëgjo thënien e Jahja b. Muadhit, i cili thotë: “Nuk di ndonjë kokërr që
peshon sa malet e kësaj bote përveç kokrrës së sadakasë.”
Gjithashtu thënien e Omer b. Abdulazizit: “Namazi të çon në gjysmë të
rrugës, agjërimi të çon deri te dera e mbretit, kurse sadakaja të fut
tek ai.”
Sa njeri i mirë ishte Abdurahman b. El Harithi, i cili trashëgoi pasuri
dhe e dërgoi atë fshehtas te vëllezërit e tij dhe tha: “Unë për ta e
kërkoja xhenetin në namaz e si të tregohem koprrac për këtë botë?”

Ubejd b. Umejri thotë: “Njerëzit në Ditën e Kiametit ringjallen të
uritur si asnjëherë më parë, të etur si asnjëherë më parë dhe të
zhveshur si asnjëherë më parë. Kush ka ushqyer të tjerët për hir të
Allahut, Ai do ta ngopë atë, kush u ka dhënë ujë të tjerëve, Allahu do
t’i japë ujë atij dhe kush e mbulon dikë për hir të Allahut, Ai do ta
mbulojë atë.”

Ali b. Husejni mbante bukë në shpinë gjatë natës dhe i përcillte të
ngratët në errësirë dhe thoshte: “Sadakaja në errësirën e natës e fik
hidhërimin e Zotit”. Umer b. Thabit thoshte: “Kur vdiq Ali b. Husejni
dhe e pastruan nisën të vështrojnë gjurmët e zeza në shpinën e tij.
Pyetën: “Ç’është kjo?” Thanë: “Mbante ushqim mbi shpinë natën dhe ua
shpërndante të varfërve të Medinës.”

Allahu e shpërbleftë të Dërguarin tonë Muhamed, i cili e udhëzoi
Bilalin me fjalët: “Shpenzo, o Bilal dhe mos u frikëso për pakësim nga
Pronari i Arshit.”

Po, vëlla i nderuar, shpenzo atë që ke në xhep të vjen ajo që është
gajb, ki mëshirë ndaj atyre që janë në tokë, të mëshiron Ai që është në
qiell…
Vëlla i nderuar! Pas dëgjimit të këtyre fjalëve nga Kurani, Suneti dhe thëniet e të parëve, a thua si do të veprosh?

Përktheu: Almedin Ejupi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Kush dëshiron të bëhet milioner në Ramazan?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MISTRECI QË DËSHIRON TË BËHET I MADH
» KUSH DËSHIRON TË BËJË MIRË DHE TË FITOJË SHPËRBLIME?
» KUSH MUND TË BËHET I DITUR!!
» Ilahi nga Murat Dibrani - Kush agjeron Ramazan
» Mirse erdhe Ramazan (Përgëzimi dhe urimi gjatë ardhjes së Muajit Ramazan)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Kërce tek: