Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Tri kohët e arta në Ramazan Fri 20 Jul 2012 - 16:02 | |
| [Only admins are allowed to see this image]Allahu xh, sh ka krijuar çdo gjë në këtë ekzistencë dhe çdo gjë e ka krijuar për një qëllim andaj edhe është prej emrave të Tij të bukur emri i Urtë e që urtësia e Tij shfaqët në krijim e këtyre krijesave për qëllime të caktuara dhe vendosja e tyre në vende të caktuara.
Këto krijesa edhe pse të krijuara nga i njëjti Krijues nga po Ai janë veçuar disa prej disave e në mesin e këtyre gjërave të krijuara është edhe koha.
Kohën Allahu xh, sh e bëri rrotulluese, lëvizëse, e që në një ajet Kuranor thotë: "Dhe këto janë ditët të cilat i rrotullojmë mes njerëzve dhe që Allahu të i dijë ata të cilët kanë besuar dhe që të përzgjedhë prej jush dëshmorë (dëshmues), Allahu nuk i do zullumqarët” (3:135), kjo në mënyrë që çdo kohë të e përjetojë atë që e përjeton tjetra në mënyrë që të mos i humb e drejta asnjë nate të jetë natë prej netëve të Kadrit, asnjë dite të jetë ditë prej ditëve të Arafatit etj.
Allahu xh, sh ka veçuar prej kësaj kohe disa muaj prej muajve, disa ditë prej ditësh, disa orë prej orëve e prej këtyre veçimeve është edhe muaj i shenjët i Ramazani të cilin Allahu xh, sh e ka veçuar prej muajve të tjerë e edhe në këtë muaj Allahu xh, sh ka veçuar tri kohë për të cilat do të flasim dhe do të i shtjellojmë me lejen e Tij...
Koha e parë: Ora e parë pas namazit të Sabahut...
Imam En-Nevevi, Allahu xh, sh e mëshiroftë, thotë: Dije se koha më e mirë për përmendjen e Allahut xh, sh gjatë ditës është koha pas namazit të Sabahut.
Ndërsa transmeton Enesi r, a nga Pejgamberi s.a.v.s të ketë thënë se '' Kush e fal namazin e Sabahut në grup dhe ulet të e përmend Allahun xh, sh derisa të lindë dielli mandej ngrihet dhe fal dy rekate namaz do të ketë shpërblimin e haxhit dhe të umrës, shpërblim të plotë, të plotë, të plotë''.
Ndërsa prej traditës së Pejgamberit s.a.v.s ishte që kur e falte namazin e sabahut qëndronte ulur në xhami derisa kalonte një kohë e mirë nga lindja e diellit.
Ndërsa juristët islam (fukahaja) e kanë cekur si kohën më të pëlqyer për përmendjen e Allahut xh, sh kohën pas namazit të sabahut dhe njëkohësisht kanë potencuar se më së miri është që kjo kohë të shfrytëzohet me përkujtim të Allahut xh, sh. E në një thënie tjetër profetike, Pejgamberi s.a.v.s thotë ''O Allah, begatoje për pasuesit e mi hershmërinë e kohës''.
Për këtë arsye edhe nuk është e preferuar që në këtë kohë të flihet për arsye se është kohë në të cilën bëhet ndarja e riskut andaj të gjallërohet kjo kohë me lutje dhe përmendje të Allahut xh, sh është shumë e preferuar e në veçanti gjatë muajit të ramazanit pasi që siç e dimë të gjithë mirësitë dhe shpërblimet janë të shumëfishuara.
Koha e dytë: Ora e fundit e ditës ( para perëndimit të diellit )...
Kjo kohë është shumë e vlefshme por që fatkeqësisht shumë prej besimtarëve agjërues e humbin këtë shans duke u angazhuar që të e përgatitin iftarin dhe të bëhen gati për të. Kjo nuk do të duhej të i ndodhe atij që është i kujdesshëm për të përfituar nga këto kohë të caktuara dhe të vlefshme. Kjo kohë është më e mira për lutje dhe kërkim nga Allahu xh.sh pasi që është prej kohës kur lutja është e pranuar.
Transmetohet nga Pejgamberi s.a.v.s të ketë thënë se '' Tre njerëzve u përgjigjet në lutje: Agjëruesit, Udhëtarit dhe atij që i është bërë padrejtësi ''.
Ndërsa të parët tanë ishin prej njerëzve që më së shumti i kushtonin rëndësi kësaj kohe, ata këtë kohë e shfrytëzonin më shumë se fillimin e ditës sepse e dinin se kjo është përfundimi i ditës, i punëve dhe thoshin se i udhëzuar është ai që ia mundëson Allahu xh, sh që të e shfrytëzoje këtë kohe me lutje dhe përgjërim ndaj Allahut xh, sh.
Koha e tretë: Koha e Syfyrit...
Syfyri është koha pak para agimit të mëngjesit dhe lindjes së diellit, e për këtë kohë thotë Allahu xh, sh '' Dhe kërkim falësit në syfyre ''.
Andaj ke kujdes që këtë kohë deri në thirrjen e ezanit të sabahut të e shfrytëzosh me kërkim falje nga Allahu xh, sh, me lutje dhe përgjërim ndaj Tij, e në veçanti kur kihet parasysh se ne jemi në muajin e Ramazanit andaj le ti shfrytëzojmë këto çaste sa më shumë që të është e mundur e për rendësin dhe vlerën e kësaj kohe Allahu xh, sh thotë
'' Dhe para lindjes së diellit dhe para perëndimit madhëro me falënderim Zotin tënd. Falu për hir të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz)''( 50: 39/40 ).
Ndërsa Hasan El-Basriu, Allahu xh, sh e mëshiroftë, thotë: Kjo botë është tri ditë: E Djeshmja, që ka kaluar me gjithë atë që ka pasur, E nesërmja, që ndoshta nuk do ta arrijmë, E Tashmja, është dita jote andaj puno në të.
Agjërues të dashur, jemi në këtë muaj të madhërishëm, të dalluar dhe të veçuar tek Allahu xh, sh andaj le të e shfrytëzojmë deri në maksimum dhe le të e llogarisim se është i fundit për neve e po ashtu mos të harrojmë se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë se '' Të gjithë do të hyjnë në xhenet përveç atyre që refuzojnë '', e prej atyre që refuzojnë janë edhe ata që nuk i shfrytëzojnë këto kohë kaq specifike dhe kaq të vlefshme për të vepruar. Kjo është sikurse një mësues të i thotë nxënësve të tij se të gjithë do të kaloni vetëm ai që nuk donë e mandej të ua jep materialin e caktuar për të mësuar dhe a thua vallë ka ndonjëri arsye të thotë se nuk më kalojë mësuesi apo mos kalimi i tij kthehet komplet tek mos angazhimi i tij...!! E pa dyshim se Allahut xh, sh i takon shembulli më i lartë... Allahu xh, sh na e mundësoftë që t'i shfrytëzojmë këto kohe dhe na e mundësoftë që jemi prej atyre të cilët do të ftohen për në xhenet nga Dera e Agjëruesve.../mesazhi/
Përshtati: Artan Musliu | |
|