Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ramazani në kohët e arta Tue 24 Jul 2012 - 14:17 | |
| [Only admins are allowed to see this image]Pejgamberi s.a.v.s është mësuesi ynë, dhe se myslimani është i obliguar që ta ketë si model këtë shëmbëlltyrë të lartësuar nga ana e Allahut xh.sh sepse ashtu zbriti në Kur'an "Dhe vërtet ju kishit shembullin më të mirë në të dërguarin e Allahut xh.sh", prandaj duhet që çdo vepër e jona të jetë e mbështetur në veprat e tij s.a.v.s siç ishte rasti i Abdullah ibn Omerit r.anh, që pushonte, edhe nëse nuk kishte nevojë për pushim, në ato vende në të cilat kishte pushur i dërguari i Allahut xh.sh gjatë udhëtimeve të tij, për këtë arsye edhe ishin prej gjeneratave më të mira dhe prej atyre me të cilët Allahu xh.sh ishte i kënaqur, por kjo nuk duhet që neve në prag të këtij muaj të shenjt të ramazanit të na demoralizojë, jo përkundrazi duhet të na jap kuraje dhe të na nxisë që edhe ne të marrim mësim nga i njëjti burim dhe të arrijmë kënaqësinë e Allahut xh.sh në mënyrë reciproke, sepse Pejgamberi s.a.v.s ka thënë ''Ymeti im është sikurse shiu, nuk dihet a është bereqeti i tij në fillim apo në fund''.
Prandaj eja vëlla dhe ti motër e dashur që së bashku ti hedhim një sy historisë së ndritur dhe të artë të te parëve tanë dhe të shohim se si ishte gjendja e tyre, dhe se si bëheshin gati ata për këtë muaj.
Transmetohet nga Selman El-Farisiu r.a të ketë thënë se Pejgamberi s.a.v.s kishte dalë ditën e fundit të muajit Shaban dhe u ishte drejtuar njerëzve duke u thënë '' O ju njerëz, ju ka arritur juve një muaj i madhërishëm. Një muaj i bekuar, një muaj në të cilin është një natë me e vlefshme se njëmijë muaj. Muaj në të cilin agjërimi është obligim, e kush e bënë një të mirë do ta ketë shpërblimin e një obligimi jashtë këtij muaj, e kush e kryen një obligim do ta ketë shpërblimin e shtatëdhjetë farzëve. Ky është muaj i durimit, e shpërblimi i durimit është xheneti. Ky është muaj i gjerësisë dhe shtimit të riskut për besimtarët, e kush i bënë iftar një agjëruesi kjo do të jete falje për të si dhe lirim nga zjarri i xhehenemit, do ta ketë shpërblimin sikur të agjëruesit, e asnjërit nuk do ti pakësohet shpërblimi '', ndërsa të pranishmit iu ankuan se nuk janë të gjithë që kanë mundësi t'u bëjnë iftar të tjerëve, e i Dërguari vazhdoje duke thënë '' Allahu do t'ua jep këtë shpërblim edhe nëse iftari bëhet me një hurme, me pakëz uji apo qumësht, fillimi i tij është mëshire, mesi falje, ndërsa fundi lirim prej zjarrit, shtoni në të katër gjëra, dy prej të cilave e kënaqni me to Allahun xh.sh, dëshmia se s'ka Zot tjetër pos Allahut, dhe kërkimi falje prej Tij, e dy të tjera janë të domosdoshme për juve, kërkimi i xhenetit dhe mbrojtjes nga zjarri i xhehenemit. Kush i jep ujë një agjëruesi, atij do ti jep Allahu ujë nga burimi imë, uji ky pas të cilit nuk do të ketë më etje kurrë ''.
Pejgamberi s.a.v.s në këtë muaj nuk bëhej gati vetëm me ushqime dhe veshmbathje, por me bindje, nënshtrim, adhurim dhe përkushtim ndaj Allahut xh.sh. Kur ishte me Allahun ishte rob i përkushtuar, me njerëzit i Dërguari i uritur, me të afërmit dhe fqinjët bujar dhe ndihmëtar, siç e përshkruan Abdullah ibn Abasi r.anh, ku thotë se ishte i Dërguari i Allahut xh.sh më bujari ndër njerëzit, e më së shumti tregohej bujar në ramazan.
Omeri r.a bëhej gati për ramazan duke vënë kandila në xhamia, ishte i pari që vuri kandila në xhami, dhe i pari që i bashkoi njerëzit në namaz të teravive, kështu i ndriçoi xhamit me dritën e namazit dhe të Kur'anit, sa që edhe Aliu r.a bëri dua për të kur hyri në xhami duke thënë ''Allahu ta ndriçoftë ty varrin tënd o i biri i Hattabit ashtu siç i ke ndriçuar xhamit me Kur'an ''.
Ndërsa Imam El-Gazaliu thotë se prej gabimeve të njerëzve është të menduarit se përgatitja për këtë muaj do të thotë blerje e ushqimeve dhe begatim i tryezës për mysafirë, me të vërtet ky muaj është bërë për tu afruar drejt Allahut xh.sh duke e dhënë mundin tonë për të arritur kënaqësinë e tij, duke medituar në Kur'an, ky muaj është garë në të mirë, prandaj lumë ai i cili do të jetë më i përgatituri për të.
Kështu bëheshin gati të parët tanë të udhëhequr nga i Dërguari ynë s.a.v.s, por a thua vallë si po bëhemi gati ne në kohën tonë...?
Ky muaj është muaj i mëshirës së madhe, muaj në të cilin Allahu xh.sh mbyll dyert e xhehenemit dhe prangon shejtanet, muaj në të cilin hapen dyert e xhenetit, muaj në të cilin Allahu xh.sh shpërblen pa kufi. Prandaj, myslimani duhet që të mos e humb këtë shans sepse shumë prej nesh ndoshta vitin tjetër nuk do ta presin,e shumë ka të atillë të cilët bashkë me ne kanë filluar përgatitjet por që kur të vijë koha e agjërimit, fatkeqësisht nuk do të jenë me ne, e për këtë Sahabet luteshin që Allahu t'ua mundësonte arritjen e ramazanit e kur e arrinin atë e falënderonin Allahun dhe luteshin për pranim.
Myslimani duhet ta pres me dashuri këtë muaj dhe me padurim ashtu siç e pret i sëmuri shërimin, toka në mes të verës dhe nën vapën përcëlluese të diellit shiun,e për prej gjërave që mund të përfitojmë janë:
1- Pendimi tek Allahu xh.sh dhe largimi nga çdo mëkat:
Nëse këtë muaj e fillojmë me një pendim të sinqertë, me nënshtrim të plot, me derdhje lotësh për hir të Allahut, me një pastrim të zemrës, atëherë kjo do ti mundësojë zemrës së pavëmendshme që të ri-zgjohet dhe të kthehet drejt Allahut xh.sh, me pendim do ta lirojmë vetën nga materializmi, do ti heqim prangat e kënaqësive dhe epsheve të kësaj bote sepse vetëm kështu do të mund të përkushtohemi në adhurime ashtu siç kërkon Allahu xh.sh, e kush fillon mbar edhe e përfundon mbar, çdo fillim i mirë e ka edhe përfundimin e mirë.
2- Lutja që Allahu xh.sh të na e mundësojë arritjen e ramazanit me shëndet të mirë, e nëse e arrijmë që të na e pranojë atë:
Transmetohet nga Enesi r.a se kur hynte muaj Rexheb,Pejgamberi s.a.v.s lutej duke thënë ''O Allah, na begato neve muajin Rexheb dhe Shaban, si dhe na e mundëso që ta arrijmë muajin Ramazan'', e ndërsa nga sahabet r.a transmetohet se ata luteshin që ta arrinin këtë muaj e kur e arrinin luteshin për pranimin e tij, sepse nëse nuk jemi mirë me shëndet dhe nuk mundemi që ti përkushtohemi plotësisht këtij muaji, atëherë padyshim se dobitë tona do të jenë më të pakta.
3- Falënderimi i Allahut xh.sh për arritjen e këtij muaj:
Vëlla i dashur dhe ti motër e ndershme, nuk është e lehtë që njeriu në një muaj të caktuar të ketë kësi lloj përfitimesh të veçanta siç janë shpërblimet e shumëfishta për një vepër, të llogariturit e veprave vullnetare si obligativetë, hapja e dyerve të xhenetit, gëzimet që i ka besimtari në kohen e iftarit dhe kur të takohet me Allahun xh.sh, prandaj të gjitha këto padyshim se meritojnë falënderim nga ana jonë.
4- Përgatitja e programit për këtë muaj:
Jemi mësuar të merremi me përgatitje të programeve për përfitime nga kjo botë, por për fat të keq shumë prej nesh fare nuk preokupohen që në jetën e tyre të kenë një program nga i cili do të përfitojnë në botën tjetër, pra eja që së bashku ta bëjmë një program për këtë muaj e të mos na shkon koha kotë sepse më të vërtet koha në të është shume e vlefshme, pra eja që së bashku të caktojmë..
-Kohen e përshtatshme për leximin e Kur'anit, në mënyrë që ne fund të ramazanit së paku një herë ta kemi përfunduar leximin e tij.
-Mësimet dhe ligjëratat që do ti dëgjojmë gjatë këtij muaji, apo librave që do ti lexojmë.
-Përgatitjen e një plani rreth vizitave tek të afërmit dhe ftesave të tyre ne iftare.
-Përgatitjen e programit ramazanorë në xhamit në të cilat falemi.
-Përgatitjen dhe mbledhjen e fondeve për iftare në xhami qoftë edhe me nga një hurme, si dhe për familjet e skamnorëve.
Ndërsa në fund le ti themi këtij miku tonë të dashur pasi që të jemi përgatitur për pritjen e tij ashtu siç i takon mikpritësve, le ti themi ''Mirëserdhe o i dashur muaj i agjërimit''/mesazhi/
Autor: Artan Musliu
| |
|