Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Namazi i teravive Fri 20 Jul 2012 - 19:25 | |
| [Only admins are allowed to see this image]Namazi i teravive është sunet për burra dhe për gra. Fjala “teravi” është shumës i fjalës “teruihatun” e cila rrjedh nga fjala “rahatun”, që do të thotë çlodhje, pushim. Imam el-Fejumi në “Misbahul Munir” dhe imam Ibn Mendhuri në “Lisanul arab” shpjegojnë se namazi i teravive është quajtur kështu ngaqë muslimanët e gjeneratës së parë kur falnin namazin e teravive pushonin pas çdo dy selamesh, pra pas çdo katër rekatësh. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se për vlerën e këtij namazi Profeti (alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Kush ngrihet për t’u falur në Ramazan (teravitë) me besim të plotë dhe duke pritur shpërblim nga Allahu, atij do t’i falen gjynahet e mëparshme.”
Namazi i teravive falet pas namazit të jacisë dhe para namazit të vitrit, në xhami dhe me xhemat, por mund të falet edhe në shtëpi vetëm. Sunet është të falen tetë rekatë, duke dhënë selam pas çdo dy rekatësh. Aishja (radijallahu anha) thotë: “Profeti (alejhi salatu ue selam) nuk ka falur më shumë se njëmbëdhjetë rekatë në Ramazan dhe as jashtë Ramazanit.” Transmeton Buhariu. Pra, tetë rekatë teravi dhe tre rekatë namaz vitër.
Dijetarët e mëdhenj të umetit islam siç janë juristët e shkollave të njohura juridike islame dhe prijësit e tyre si imam Ebu Hanifja, imam Maliku, imam Shafiu, imam Ahmed ibn Hambeli, e të tjerë si imam Sufjan Theurij, imam Ibnul Mubarek etj., dhe dijetarët e mëdhenj të mëvonshëm, janë të mendimit se namazi i teravive mund të falet edhe më shumë se tetë rekatë, pasi diçka e tillë ka qenë e njohur te tabiinët (pasuesit e sahabëve), të cilët i kanë falur teravitë dikush njëzet rekatë, dikush 36, dikush më shumë e dikush më pak. Imam el-Kemal Ibn Humami, njëri nga dijetarët më të njohur të medhhebit hanefi, thotë: “Sunet është që të falen tetë rekatë, ndërsa dymbëdhjetë rekatet e tjera (plotësimi i 20-shit) janë mustehab (vepër e pëlqyeshme).”
Namazi i teravive mund të falet edhe nga gratë. Edhe pse namazi më i mirë për gruan është në shtëpinë e saj, siç ka ardhur në një hadith që e transmeton Ebu Daudi, kjo s’do të thotë se namazi i saj në xhami është i pavlefshëm, aq më tepër kur bëhet fjalë për namazin e teravive, i cili është një namaz i veçantë. Dalja e gruas nga shtëpia natën në xhami ka kushtet e veta. Ajo duhet të jetë e shoqëruar nga pjesëtarët e familjes së saj, të jetë e mbuluar, të mos zbukurohet për njerëzit e huaj si dhe të mos të parfumohet me erëra të mira.
Është e pëlqyeshme që në namazin e teravive të merren edhe fëmijët që kanë mbushur moshën shtatë vjeç, që ta praktikojnë këtë namaz me xhemat në muajin e Ramazanit dhe që të marrin pjesë në mbarësinë dhe mirësinë që Allahu i Lartësuar zbret në këtë muaj madhështor.
Allahu na bëftë prej adhuruesve të Tij dhe na pranoftë adhurimet! | |
|
urtesia Antarë-Fillestar
Numri i postimeve : 9 Data e regjistrimit : 18/07/2012 Mosha : 58 Nacionaliteti-Sheti : Sh k u p
| Titulli: Re: Namazi i teravive Sun 22 Jul 2012 - 4:22 | |
| SELAMU ALEJKUM
POKY TEKST?
Namazi i Teravive,menyra e faljes nga Admin prej Mon Aug 08, 2011 10:53 pm
Ne emer te Allahut, Gjithemeshirshmit, Meshireplotit.
Teravih dhe tervih rrjedhin prej fjales rahha, qe ne gjuhen shqipe perdoret me fjalen rahat ose ndryshe qetesim. Shumsi i fjales teravihatun d.m.th pushim (pas selamit) ne namaz.
Pse falet namazi i teravive?
Namazi i teravivie eshte namaz qe falet vetem ne muajin e Ramazanit. Ky namaz falet me qellimin e afrimit me adhurim tek Allahu xh.sh.
Muhammedi a.s. thote: "Muaji i Ramazanit eshte mbreti i muajve. Ne te adhurimi ka vlera me te medha se sa ne muajit e tjere." (Buhari, Muslim)
Kur falet namazi i teravive?
Teravite falen vetem ne muajin e shejte te Ramazanit. Pasi te jet fal farzi i Jacise dhe dy sunetet e fundit te jacise fillon falja e namazit te Teravive.
Cfare eshte namazi i teravive?
Namazi i teravive eshte namaz i quajtur namaz "muekede" dmth synet i forte. Ky namaz mund te falet edhe vetem ne shtepi por humbet sevapi i Xhamise dhe i xhematit, plus edhe tradita e hz. Muhammed a.s. Gjithashtu nese dikush praktikon faljen e namazit te Teravise ne shtepi duhet te dime se kjo nuk eshte tradite e Profetit Muhammed a.s.
A eshte praktikuar namazi i Teravive ne kohen e hz. Muhammed a.s.?
Namazi i Teravive ka qene nje nder adhurimet me te medha te hz. Muhammed a.s.. Sic transmetohet nga shoket e tij por edhe nga familja e tij qendron se: "Muhammedi a.s. ka dale edhe eshte falur ne xhami ku me ate u falen edhe nje grup besimtaresh. Aq shume u praktikua namazi i Teravive saqe nje nate Hz. Muhammed a,s, nuk shkoi ne xhami. Ne namazin e sabahut Muhammedi a.s. shkoj ne Xhami edhe pas namazit reaguan ndaj hz. Muhammed a.s. per mungesen qe beri ne namazin e Teravise. Muhammedi a,s, tha: "Degjoni, une e di qe keni qene ne xhami mbreme por jam friksuar qe te mos ju behet farz (obligim)" ( Trans, Aishe r.a.)
Kur u be unik namazi i Teravive?
Teravite u unifikuan nne kohen e Omerit r.a. Tregohet qe : "Nje nate imam Omeri r.a. shkoi ne xhami dhe shikoi grupe grupe besimtaresh duke fal namazin e teravive. Per kete gje tha: "Mendoj qe te bashkohemi edhe ta falim namazin e Teravive me imam. Dhe ashtu ndodhi. Ne kete kohe Omeri r.a. zgjodhi per imam Ubejj bin Ka'b." (Buhari, Iben Huzejme dhe Bejhakiu)
A mund te behen imam grate ne kete namaz?
Nese ne nje vend ka vetem gra kjo mund te behet dhe zgjidhet njera imam. Kjo praktikohet ne ato konvikte ku ka vetem vajza dhe se xhamia per te fal kete namaz eshte larg. Ne kete rast ato mund ta falin teravine aty ku ndodhen duke u bere imam njera.
Sa rekate ka namazi i Teravive?
Kemi hadithe te cilat tregojne se namazi i teravive eshte, tete, dymbedhjete etj. Por shumica e dijetarve musliman kan dhene argumente se namazi i Teravive perbehet nga 20 rekate. Keto jane te mbeshtetur nga : Omeri r.a. Aliu r.a. Abdullah ibn Mesudi, Ibni ebi Mulejke, Atta ebi Rebbaha, Ubejj bin Ka'b, Ebu Hanife.
Bejhakiu transmeton pre Saib bin Jezi (shok i profetit a.s.) i cili thote: "Ne kohen e Omerit dhe te Othmanit kemi falur nga 20 rekate namaz te teravive."
"Nje nate Aliu r.a. kur hyri ne xhami shikoj xhematin e tij duke fal me imam namazin e teravive, nga gezimi tha: "Allau xh.sh ia ndricote varrin Omerit r.a ashtu sic e ka ndricuar xhamin me faljen e teravive. | |
|