A E Di O Agjërues?
[Only admins are allowed to see this image]
A e di se Ramazanin do ta përjetojnë vitin e ardhshëm vetëm të gjallët e ti mund të mos jesh prej tyre? Prandaj bëj vepra të mira, pendohu tek Allahu, qaj për mëkatet tua, shfrytëzoje këtë muaj, i cili mund të jetë i fundit për ty.
A e di se nën tokë ka njerëz që qajnë dhe vajtojnë, jo për shkak të ndarjes nga fëmijët dhe pasuria e tyre, por për shkak të humbjes së shumë Ramazaneve? Nuk kanë depozituar vepra të mira, prandaj falëndero Allahu që të la të jetosh e nuk të bëri të vdesësh.
A e di se në spitale ka shumë të sëmurë, të cilët janë të privuar nga agjërimi dhe falja e namazit? Lotët e tyre rrjedhin nga vajtimi për shkak të mospranisë së tyre me vëllezërit e tyre në këtë muaj. Falëndero Allahun, i Cili të dha shëndet, ndërsa të tjerët i ka sprovuar me sëmundje.
A e di se agjërimi i Ramazanit pranohet vetëm prej atyre që falin namaz? Ki kujdes nga humbja e fesë tënde me neglizhencën tënde ndaj namazit, për shkak të gjumit apo kalimit nga koha e tij.
A e di se kujt i agjëron stomaku dhe nuk i agjëron syri, veshi dhe gjuha nga të ndaluarat, ai ka përfituar nga agjërimi vetëm urinë dhe etjen?
A e di se shejtanët nga lloji i njerëzve nuk prangosen në Ramazan? Ata janë më të rrezikshëm për fenë tënde sesa shejtanët nga lloji i xhinëve. Prandaj ki kujdes prej tyre.
A e di se nata e Ramazanit është e barabartë me ditën për sa i përket shenjtërisë? Mos u bë prej atyre të cilët agjërojnë ditën nga e lejuara, kurse gjatë natës hanë harame.
A e di se dallimi ndërmjet agjërimit tonë dhe agjërimit të çifutëve dhe të krishterëve është ngrënia e syfyrit? Kundërshtoji ata dhe pasoje të dashurin tënd, i cili thotë: “Hani syfyr, se në të ka bereqet.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.
A e di se dhjetë netët e fundit të Ramazanit janë më të vlefshme se ato të mëparshmet? Ki kujdes nga plogështia dhe molisja me ardhjen e këtyre netëve.
A e di se ta kërkosh Natën e Kadrit dhe të falësh namaz në të me besim dhe duke llogaritur në shpërblimin e Allahut, veprat e tua do të ngrihen sikur të kishe punuar tetëdhjetë vite? Mos e humb këtë mundësi duke shëtitur nëpër tregje dhe duke humbur kohën në atë që nuk sjell dobi.
A e di se itikafi është i vlefshëm qoftë edhe një pjesë të natës apo të ditës me qëllim afrimi ndaj Allahut? Mos e privo veten nga kënaqësia e veçimit me Allahun në ndonjë prej shtëpive të Tij. Ushtroje veten me itikaf, qoftë edhe një pjesë te ditës ose të natës.
A e di se shikimi i serialeve përmes ekraneve televizive, dëgjimi i muzikës në Ramazan konsiderohet përdhosje e shenjtërisë së këtij muaji? Ki frikë Allahun dhe të mos bëjnë amoralitet syri dhe veshi yt!
A e di se nëse nuk i braktis fjalët e këqija (gënjeshtrën, shpifjen, përgojimin, sharjen, mallkimin), Allahu nuk ka nevojë që të lësh ushqimin dhe pijen tënde, ashtu siç thuhet në hadithin autentik.
A e di se kush nuk e përfundon leximin e Kuranit në këtë muaj brenda dhjetë ditësh ndoshta llogaritet prej atyre që e kanë braktisur atë? Si të mos jetë kështu kur ky është muaji në të cilin zbriti Kurani. Shfrytëzoji ditët dhe netët e këtij muaji për leximin e fjalës së Allahut të Lartësuar.
A e di se muaji i Ramazanit është mundësi e artë për duhanxhinjtë që ta braktisin atë dhe ta zëvendësojnë me misvak?
A e di se umreja në Ramazan e ka shpërblimin sikur të kryesh haxhin me të dashurin tënd, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të? Shfrytëzoje këtë mundësi.
A e di se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë amin në lutjen e Xhibrilit për atë që e ka arritur Ramazanin, ka përfunduar ai dhe nuk i janë falur mëkatet? Ai do të futet në zjarr.
A e di se gjumi i natës ndihmon për shfrytëzimin e ditës me vepra të mira? Shfrytëzoje atë brenda një pjesë të natës dhe ki kujdes nga pagjumësia në gjëra të kota.
A e di se Allahu i Lartësuar i jep agjëruesit shpërblimin e shumëfishuar për atë që i jep ushqim agjëruesit qoftë edhe me një gotë ujë? Prandaj i privuar llogaritet ai që është privuar nga kjo mirësi e madhe me këtë vepër të lehtë.
A e di se i lumturi në festën e Bajramit nuk është ai i cili vesh rroba të reja, mirëpo kush do të lirohet dhe do të shpëtojë nga dënimi. Sa prej të varfërve, të ngratëve në ditën e Bajramit i mirëpresin melekët në rrugët duke i përgëzuar me lehtësim dhe
shpërblim dhe se Allahu është Bujar Fisnik. Varfëria dhe nevojat e tyre nuk i dëmtuan fare, ndërsa shumë të tjerë të pasur janë të larguar nga mëshira e Allahut.
E lusim Allahun e Lartësuar të na mundësojë ta përfundojmë Ramazanin duke qenë Allahu i kënaqur me ne!
Sad b. Atik
Përktheu: Almedin Ejupi