ABBAS BIN UBADE (R.A)
Ababs bin Ubade (r.a) , pasi që e bën betimin në Akabe, ngel bashkë me Pejgamberin (s.a.v.s) në Mekke, derisa Pejgamberi (s.a.v.s) , i jep leje Abbas bin Ubades (r.a0 që të kthehet në Medine. Prandaj, është quajtur si muhaxhiri Ensar. Abbas bin Ubade (r.a) është një nga 12 sahabet (nga ensarët) , që kur e dëgjuan davetin e Pejgamberit (s.a.v.s), e pranuan atë pa asnjë dyshimi. Gjashtë Medinas e pranuan fenë në betimin e parë të Akabes, kurse pas një viti ata gjashtë sollën edhe gjashtë të tjerë.
Një natë Abbas bin Ubade (r.a) u dakordua me Pejgamberin (s.a.v.s) që të takohen në Akabe. Me këtë rast , fisi i Abbas bin Ubades (r.a) do të betohej para Pejgamberit (s.a.v.s). Por, para se të ndodhte betimi, Abbas bin Ubade (r.a) deshti që edhe një herë ta theksojë rëndësinë e betimit që ishin duke e bërë:
“Ej Hazrexhi (Fisi i Ababs bin Ubades (r.a), a e dini shkakun pse e pranoni betimin me Pejgamberin (s.a.v.s). Ata gjithë me një zë të përbashkët thanë: “Po”. Abbas bin Ubade (r.a) përsëri vazhdoi: “Ju betoheni që do ta mbroni Pejgamberin (s.a.v.s) edhe në paqe edhe në luftë. Në qoftë se për shkak të ndonjë fatkeqësie që do t`i vijë mallrave tuaj, apo nëse për shkak të ndonjë fatkeqësie që mund t`i vijë fisit apo të afërmve tuaj, ju do të refuzoni ta mbroni dhe ta leni vetëm Pejgamberin (s.a.v.s), atëherë atë bënja që tani. Vallahi, në qoftë se veproni në atë mënyrë , ta dini mirë se do të shkatërroheni dhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Por, në qoftë se jeni gati t`i humbni mallrat, farefisin dhe të afërmit tuaj në këtë rrugë, atëherë pranojeni davetin e Pejgamberit (s.a.v.s). Vallahi, kjo do të jetë më se e hajrit për ju edhe në këtë botë , edhe në botën tjetër”.
Para se të betoheshin, edhe një herë u kthyen nga Pejgamberi (s.a.v.s) dhe e pyetën: “Ja Resulallah, çfarë do të ketë për ne në qoftë se e pranojmë këtë betim?
Pejgamberi (s.a.v.s) u përgjigj: “Xhennet”. Kështu , ata u betuan në Pejgamberin (s.a.v.s), që do ta mbrojnë me të gjitha kushtet deri në frymën e fundit.
Në luftën e Uhudit , kur Abbas bin Ubade (r.a) pa që sahabet janë duke i lënë vendet e mbrojtjes dhe vrapojn pas ganimeteve, u kthye nga ata dhe tha: “Vëllezër, gjendja jonë e sotshme vjen nga mospërkulja ndaj fjalëve të Pejgamberit (s.a.v.s).
Ai ju premtoi se në qoftë se bëni durim, atëherë do të arrijë ndihma e Allahut ndaj juve....Mos u shpërndani, ecni e mbroni Pejgamberin (s.a.v.s) Në qoftë se nuk marrim pjesë në grupin e atyre që e mbrojnë Pejgamberin (s.a.v.s) dhe bëhemi shkaktarë që Pejgamberit (s.a.v.s) dhe bëhemi shkaktarë që Pejgamberit (s.a.v.s) t`i ndodhë diçka , atëherë ta dini mirë që në botën tjetër s`do të mundemi ta mbrojmë veten tonë me ansjë fjalë dhe asnjë vepër para Allahut (xh.sh). Pasi i mbaroi fjalët , bashkë me dy sahabe të tjerë hidhen përsëri në luftë për ta mbrojtur Pejgamberin (s.a.v.s), dhe kështu Ababs bin Ubade bëhet shehid (dëshmorë) në betejën e Uhudit.
Pas mbarimit të luftës, Pejgameri (s.a.v.s) shëtiste vendet ku sahabet kishin rënë dëshmorë dhe tha: “Kisha shumë dëshirë që edhe unë të bëhem shehid sonte këtu në kodrën e Uhudit dhe ta kaloj natën bashkë me sahabët(shokët) e mi.Në botën tjetër, unë do të bëhem dëshmitarë para Allahut (xh.sh) për shehidët ë Uhudit, meqë shehidët e Uhudit janë shehidë të vërtetë”.