Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Si e pranuan sahabët ndodhinë e Israsë dhe Miraxhit Sat 25 Jun 2011 - 10:10 | |
| Falënderimet i takojnë Allahut, Fuqiplotit, Drejtuesit të kësaj gjithësie, të Parit pa fillim dhe të Mbramit pa mbarim! Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu prej te keqes të vetvetes dhe veprave tona të shëmtuara!
Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut të Madhërishëm, gjithashtu dëshmojmë se Muhammedi s.a.v.s. është rob i Allahut dhe pejgamber i Tij!
Salatet, selamet qofshin mbi Muhammedin (s.a.v.s.) për të cilin Allahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik thotë: “…Ai nuk flet nga hamendja, gjithë atë që e flet Ai është inspirim nga Allahu.”; mbi Familjen e tij të pastër, shokët e tij fisnik dhe të gjithë ata të cilët ndjekin apo do ta ndjekin rrugën e tij deri në amshim!
Ne gjatë ligjëratës para namazit të xhumasë folëm diçka në lidhje me ndodhinë e Israsë dhe Miraxhit, përkatësisht përmendëm urtësitë apo hikmetet se pse ndodhi kjo, gjithashtu përmendëm se Miraxhi i Muhammedit s.a.v.s. ishte edhe me shpirt edhe me trup. Kurse në ligjëratën e hutbes e lamë që të përmendim se si e pranuan besimtarët e atëhershëm këtë ndodhi, duke krahasuar pranimin e urdhrave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij (s.a.v.s.) nga ne – besimtarët e sotëm.
Jobesimtarët kur dëgjuan për Isranë dhe Miraxhin e Muhammedit s.a.v.s. thanë kjo është marrëzi, dhe u gëzuan tej-mase. Me të shpejtë shkuan te shokët e Muhammedit s.a.v.s. për t’ua treguar këtë marrëzi (sipas logjikës së tyre boshe) – me shpresë se do ti kthejnë kah vetja gjithë shokët e tij dhe Muhammedi do të mbetet i vetëm… Mirëpo ndodhi e kundërta, i nderuari xhemat! Besimtarët fare nuk u luhatën nga kjo ndodhi në besimin e tyre që kishin, përkundrazi: kjo ndodhi ua forcoi akoma më shumë besimin në Muhamedin s.a.v.s.
Dëgjojeni me vëmendje se si e pranoi lajmin e kësaj ndodhie Ebu Bekri r.a.
Jobesimtarët iu drejtuan me fjalët: “O Ebu Bekër! Shoku yt Muhammedi po flet marrëzira, ai thotë se mbrëmë në një pjesë të natës ka udhëtuar nga Meka deri në Kudus (Jerusalem). (Asokohe një udhëtim i tillë zgjaste me muaj…) Ti çfarë thua për këtë gjë? A të besohet ky lajm? A të kemi thënë të mos shkosh pas tij.”; ndërsa Ebu Bekri r.a. i cili kishte besim të fortë te Allahu i Madhërishëm dhe te i Dërguari i Tij, i cili pranonte çdo fjalë që dilte nga goja e Muhammedit s.a.v.s. u tha fare i qetë: “Unë dyshojë në lajmin që më sillni ju, gjegjësisht a e thoni të vërtetën apo më gënjeni, ndërsa nëse këtë e ka thënë Muhammedi dhe sikur ta dëgjoj unë për mua është e pranuar, e besueshme, sepse ai është emin, i drejtë, i Dërguari i Allahut dhe e flet gjithnjë vetëm të vërtetën.”
Të nderuar xhematë!
Ja, kështu e pritën shokët e Muhammedit s.a.v.s. lajmin e ndodhisë së Israsë dhe Miraxhin, tani le të bëjmë një krahasim me ne besimtarët e sotëm: vallë si reagojmë kur na thuhet se ka thënë Muhammedi s.a.v.s. mos e vepro këtë punë apo veproje këtë punë? Te një varg i Mevludit thuhet “na Miraxh e kem namazin ore vëlla, fal namazin n’dash Xhennetin për ta pa.”; E ti tash vet përgjigju sa je duke e pranuar këtë obligim që na erdhi pikërisht nga Miraxhi…
Një fjalë e Muhammedit s.a.v.s. na gëzon tej-mase ne besimtarëve të kësaj kohe: Ajo kur Muhammedi s.a.v.s. u tha shokëve të vet se do të ketë besimtarë nga ummeti im që to të jenë më të mirë se ju – e ata pyetën kush janë ata? I Dërguari s.a.v.s. tha: “Ata besimtarë që do ta mbajnë fenë kur për të qenë besimtarë do të jetë njëjtë sikur të mbash zjarr në dorë.”; Po pyesim veten a thua jemi ne prej atyre…
Po, ne jemi prej tyre, sepse sot, në këtë kohë, duket që ne jemi fetar, por sa në të vërtetë jemi fetar dhe duke e mbajtur fenë, këtu shumëçka lë për të dëshiruar… Pse them kështu, po përgjigjem fare shkurt: Çka kemi të fesë sonë: e kryejmë namazin tamam ashtu siç duhet, e japim zeqatin (për të cilin nuk duam të dëgjojmë..) ashtu siç duhet, ndalohemi nga kamata e cila është futur në shtëpitë tona, dhe atë për çka se – për një motor skuter të vogël… Dasmat tona i kemi ashtu siç na takon neve?! Vetë jeni duke i parë se te dasma e disa muslimanëve jo që pihet alkooli por dhëndri dhe nusja stërpiken me shampanjë për bereqet, dhe ne gëzohemi se numri i muslimanëve është rritur!!!; Me kësisoj muslimanë që veshja e vajzave, nënave, bijave tona jo që u ngjanë të tjerëve – por jemi duke u veshur si në kohën primitive, si atëherë kur nuk ka pasur çka të vishet!!! Gëzohemi se jemi më të mirë se Ebu Bekri r.a., mendoni a!!!
Këshilla apo porosia e kësaj hutbeje është Fjala e Allahut të Madhërishëm: “O ju që besuat mbrojeni veten tuaj dhe familjen nga zjarri i Xhehennemit ku lëndë djegëse e tij do të jenë njerëzit dhe gurët.”
____________________
(Kjo hutbe është mbajtur nga Ibrahim Alija, imam në xhaminë e Rinisë – Tetovë) | |
|