Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: 6 Veprat që prishin agjërimin Mon 23 Jul 2012 - 12:13 | |
| [Only admins are allowed to see this image]1- Ngrënia dhe pirja me qëllim. Agjërimi prishet pa marrë parasysh nëse ky ushqim është i dobishëm ose është i dëmshëm, siç është pirja e duhanit. Mirëpo, nëse e bën këtë nga harresa, me gabim ose nga harresa, atëherë s’ka gjë insha-all-llah. I Dërguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Nëse një njeri nga harresa han dhe pin, le ta plotëson (vazhdon) agjërimin e tij, ngase ky është ushqimi me të cilin e ka ushqyer All-llahu dhe pije që ia ka ofruar All-llahu”. (Mutefekun alejhi)
2- Vjellja me qëllim. Nëse vjell me qëllim, agjërimi prishet, e nëse vjell pa qëllim, atëherë nuk prishet agjërimi. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
“Atë që e kapë vjellja nuk duhet ta bëjë kaza, kurse ai që vjell me qëllim duhet ta bëjë kaza”. (Hadithi është sahih, tra. Ebu Davudi.)
3- Marëdhëniet seksuale. Nëse i ndodh një gjë e tillë njeriut gjatë Ramazanit, kjo ia prish agjërimin, mirëpo nuk i lejohet të han dhe të pin gjatë tërë ditës deri në iftar, e pastaj këtë duhet ta kompenzon dhe të shpaguan, duke liruar një rob. Nëse nuk ka rob, atëherë duhet të agjëron dy muaj pa ndërprerë, e nëse nuk ka mundësi ta bëjë as këtë, ateherë duhet të ushqen gjashtëdhjetë të varfër.
4- Injeksionet e infuzionit. Këto injeksione e prishin agjërimin, ngase janë ushqim.
5- Menstruacioni dhe lehonia. Gruas ia prishin agjërimin menstruacioni dhe lehonia. Kur t’i kalon kjo periudhë, duhet t’i kompenzojë ditët e kaluara.
6- Injeksionet e gjakut. Nëse agjëruesi ka gjakderdhje të madhe, e i jepet gjak për të zëvendësuar gjakun e derdhur, kjo ia prish agjërimin. | |
|