Në botë ekzistojnë shumë lloje të ketrave. Disa jetojnë në drurë, ndërsa të tjerat nën tokë. Ketrat nëntokësor agjërojnë disa ditë dimrit.
Ketrat janë kafshë vegjetariane. Gjatë vjeshtës janë aktive dhe mbledhin arra, kokërrza, duke i fshehur për tu ushqyer gjatë dimrit. Gjatë dimrit, ato ndalin aktivitetin.
Zvogëlohet të rrahurit e zemrës së tyre dhe për disa minuta marrin frymë njëherë.
Kur në pranverë fillon koha të nxehet, ketrat zgjohen dhe janë shumë aktive. Me shumë gëzim kërkojnë ushqimin e freskët që ju dhuron Allahu i Plotfuqishëm.
“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).” (Hudë, 6)
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi