Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Kthehet ne Islam dhe merr emrin Vehbi Tue 21 Aug 2012 - 15:32 | |
| Kthehet në Islam dhe merr emrin Vehbi, për nderë të dijetarit Vehbi Sulejman Gavoçi
Në mbrëmjen e dytë të Fitër Bajramit, në zyrën xhamisë më erdhi një plakë me një vajzë dhe një i ri që nga pamja e jashtme dukeshin si nga Azia Qendrore. E moshuara, me një Anglishte të thyer më tregon se djali i ri Whi, i cili ishte me origjinë nga Vietnami, kishte dëshirë të informohej më shumë rreth Islamit dhe mbase do e pranonte atë. Pas sqarimit të shtyllave të besimit dhe ato të praktikës Islame, disa prej të cilave dallohej se ishte i informuar më përpara, Whi shprehu dëshirën të pranojë Islamin. U ula më afër tij dhe i shtrëngova dorën. I thashë të përsërite pas meje fjalët e Deklaratës Islame (Shehadetit) në gjuhën Arabe dhe Anglisht. Nga emocionet shpirtërore që ndiente, disa fjalë ia përsëritja dy herë. Më pas pyeta dy vëllezërit musliman që gjendeshin në zyre të dëshmonin për pranimin e tij të Islamit, pyetje të cilës menjëherë iu përgjigjen pozitivisht. E rroka fort dhe i urova mirëseardhjen në dritën e Zotit. E moshuara dhe vajza që ishte me të u gëzuan shumë, por e vëreja se me padurim po priste për diçka dhe menjëherë më pyeti: “Po emrin?” I vetmi emër dhe person që më erdhi në mendje menjëherë ishte: Vehbi Sulejman Gavoçi dhe brenda sekondave i thashë: “Le të jetë emri yt i ri Vehbi, për nder dhe respekt të dijetarit plot dritë Vehbi Sulejman Gavoci, i cili vinte në Shkodër në vitet e para të demokracisë dhe lirisë fetare dhe na mësonte Islamin sa në njërën xhami në tjetrën.” | |
|
Albana... Antar-aktiv
Numri i postimeve : 167 Data e regjistrimit : 19/02/2012 Mosha : 29 Nacionaliteti-Sheti : Prizren :)
| Titulli: Re: Kthehet ne Islam dhe merr emrin Vehbi Wed 22 Aug 2012 - 19:04 | |
| Insha All-llah All-llahu ia fale mekatet qe i ka bere ne te kaluaren dhe e shperblefte per pranimin e fes Islame... | |
|