Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Ja se si ra dëshmor Hazreti Uthmani (r.a.) Wed 22 Aug 2012 - 20:21 | |
| Arma e vetme e Hazreti Uthmanit (r.a.) ishte natyra e tij e ëmbël dhe e butë. Ai disa herë iu drejtua rebelëve nga çatia e shtëpisë së tij dhe ua përkujtonte lidhjet e tija familjare me Pejgamberin (s.a.v.s.) dhe shërbimet që kishte bërë në të mirë të Islamit, mirëpo ata aspak nuk e dëgjuan.
Rebelët frikësoheshin se po afrohej përfundimi i Haxhxhit dhe pas tij shumë mbështetës të Halifës (i.e., Uthmanit r.a.) do të vinin në Medine. Andaj ata vendosën që ta mbysnin atë e të mos vonoheshin. Mirëpo, ata nuk donin që të luftonin me Hashimitët (i.e., familjen e të Dërguarit s.a.v.s.) siç ishin Hazreti Hasani e Husejni (r.a.), pra bijtë e Hazreti Aliut (r.a.), luanit të All-llahut xh.sh., pastaj Abdull-llah bin Zubejrin (r.a.) etj., të cilët bënin roje tek porta kryesore e rezidencës së madhe të Uthmanit (r.a.). Arsyeja se pse nuk donin të luftonin me Hashimitët ishte se ata i kishin nxitur një numër njerëzish kundër Beni Umejjëve (familjes së Uthmanit r.a.) në favor të Beni Hashimitëve. Kështu që rebelët u ngjitën nga murët e pasmë të shtëpisë së Halifës dhe hynë në dhomën ku ai (Hazreti Uthmani r.a.) ishte duke recituar Kur’an.
Sapo e pa njëri nga rebelët Uthmanin (r.a.) e goditi në kokë me një sëpat, ndërsa goditjen e dytë ia bëri më shpatë. Gruaja e Halifës, Nailah, tentoi që ta mbronte bashkëshortin e saj, mirëpo edhe ajo u plagos disa herë dhe iu prenë gishtat e dorës. Kronikat regjistrojnë se Muhammed bin Ebi Bekri[1] ishte lider i vrasësve. Ai e kapi Hazreti Uthmanin (r.a.) për mjekre dhe e tërhoqi nga vetja. Në këtë moment Uthmani (r.a.) i tha: “O nipi im i dashur, nëse babai yt do të ishte gjallë ti s’do ta kishe bërë një gjë të tillë.” Këto fjalë e prekën atë menjëherë dhe u tërhoq prapa e nuk morri pjesë në mbytjen e Halifes.
Pasi e plagosën shumë herë Uthmanin (r.a.), njëri nga rebelët, një egjiptas i quajtur Amr bin Hamk, ia preu kokën Halifes.
Kështu pra, Halifja i tretë i drejtë, Hazreti Uthmani (r.a.), i urti dhe dhëndrri i dyfishtë i Pejgamberit Muhammed (s.a.v.s.) ra dëshmor ditën e Xhuma (të Premten), më 17 Dhul-Hixhxhe, 35 hixhri ose më 17 korrik, 656 miladi, siç kishte profetizuar Muhammedi (s.a.v.s.) në një Hadith të shënuar tek Buhariu dhe të tjerët:
“Trasmeton Enesi (r.a.) se Pejgamberi (s.a.v.s.), Ebu Bekri, Ummeri dhe Uthmani (r.a.) u ngjitën në Uhud (një mal afër Medinës) dhe kur ky filloi të dridhej nga pesha e tyre. Pejgamberi (s.a.v.s.) e goditi me këmbë dhe i tha: Qëndro o Uhud, se këtu mbi ty është një Pejgamber, një Siddik dhe dy Shehidë.”
Në hadithin e lartëshënuar, Hazreti Ebu Bekrit i është thënë Siddik, ndërsa Ummerit dhe Uthmanit (r.a.) iu është thënë Shehidë.
All-llahu i Madhërishëm me Mëshirën e Tij të pakufishme na mundësoftë që të jemi nga miqtë e këtyre njerëzve të mëdhenj në Xhennetet e Tija të bukura e të amshueshme, Amin!
Përktheu dhe përshtati nga anglishtja: Daim Abazi
________________________ [1] Ky ishte një nga djemtë e Ebu Bekrit (r.a.), i cili lindi një vit para vdekjes së Pejgamberit (s.a.v.s.) dhe për fat të keq kishte rënë nën ndikimin e rebelëve dhe kishte marrë pjesë në komplotin kundër Uthmanit (r.a.), mirëpo u pendua dhe më vonë ishte një nga ndihmësit kryesorë të Halifës pasardhës, pra Aliut (r.a.). Vdiq, konkretisht u vra në vitin 658 miladi. | |
|