Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Kriteret e Hazreti Umerit r.a. Sat 3 Dec 2011 - 10:43 | |
| Kalifi i dytë, Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ndërsa po udhëtonte një ditë me shokët e tij kurejshitë, të cilët e nderonin Islamin, pa që drejt tyre po vinte një grua plakë.
Ajo i tërhoqi dorën Halifit dhe kaluan mënjanë të bisedonin. Halifi si shenjë dashurie e ngrohtësie i hodhi asaj krahun mbi shpatulla. Kishte përkulur kokën e ia mbante veshin pranë gojës, duke pritur në këmbë nën diellin që të përvëlonte, me një përkujdesje e respekt.
Nga ana tjetër shokët që po e prisnin…
Në të njëjtin pozicion….
Nën diellin përvëlues…..
Gruaja plakë i thoshte hallin, i shpjegohej, dukej që edhe zemërohej ndonjëherë dhe i fliste halifit me një gjuhë të ashpër. Kur iu mbush mendja ia lëshoi dorën Kalifit dhe iku në punën e saj. Omeri erdhi pranë shokëve.
Njëri nga shokët i tha: „O prijësi i besimtarëve! Sot nuk bëre mirë. Le edhe veten, por edhe neve në diell. A s‘qe e mundur që t‘ia zgjidhje problemin shpejt e shpejt asaj plake e të vije pastaj?“
Kur dëgjoi këto fjalë Umeri u step dhe tha: “Keq për ty! A s‘e njeh këtë grua?
Ajo është gruaja hallin e të cilës Allahu e dëgjoi përtej shtatë qiejsh, pa ia thyer zemrën. Edhe sikur kjo grua të mos ma lëshonte dorën deri natën vonë e të më mbante në të njëjtin pozicion, të betohem që prapë nuk do të kisha kërkuar leje për t‘u larguar. Do të shkoja të falesha e prapë do të shkoja ta dëgjoja.“
Çfarë ia jep të parit të muslimanëve këtë ndjenjë?
Ç‘e bëri prijësin që të priste për një grua të vjetër në diell, pa u ankuar fare?
Po ne ç‘kriter duhet të ndjekim?
Çfarë duhet të themi, përse dhe si duhet të sillemi, të duam e të veprojmë.
Këtij kriteri të vlefshëm duhet t‘i kushtojë rëndësi kushdo që do të bëhet i vlefshëm për kohën në të cilën jetojmë, e cila ka ndryshuar krejtësisht. Duhet të dimë se kujt dhe përse i hapen dyert qiellore një njeriu, e pastaj duhet të veprojmë. Mijëra përshëndetje për ata që pranojnë kriteret e pakrahasueshme të Kuranit e Sunnetit. | |
|