Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Dhurata e hazreti Jusufit Mon 7 Dec 2009 - 9:00 | |
| Një mik i Hazreti Jusufit erdhi dhe Biseduan gjatë e gjatë. Jusufi a.s i tregoi për ngjarjet që i patën ndodhur dhe për vështirësitë që i kishte jetuar përderisa gjendej në pus. Ata ndanë shumë gjëra mes vetes. Një moment Jusufi a.s i tha shokut: Më trego se cfarë dhurate më solle, sepse në shtëpinë e mikut nuk shkohet me duar zbrazët, i tha mikut të tij. Miku filloi të flasë sikur të dëshironte të kërkoje falje.
Ishte njeri i matur, kurse Jusufi a.s e njihte shumë mirë.Pa marr parasysh se cfarë të shihja për të të sjell si dhuratë, nuk pashë asgjë që do të vlente si dhuratë për ty. Mendova se nuk mund t'i dergohet minierës së floririt një atom floriri ose oqeanit një pikë ujë.
Edhe nëse ty si dhuratë ta sjellja edhe shpirtin tim, do të ishte aq e pavlefshme sikur të dërgoja erëza në Indi. Dhurata që do ta sjellja ty duhej te ishte një gjë që do të të tregonte ty (do te ishte e vlefshme per ty). Që të ketë vlerë dhurata që do ta sjellja dhe për ta treguar bukurinë tënde, si dhuratë e zgjodha pasgyrën. Kur të shohësh veten në të, do ta shohësh fytyrën tate të bukur që shkelqen sikur dielli,kështu që do të gëzohesh dhe do të më kujtosh mua, i tha shoku dhe ia dhuroi pasqyrën Hazreti Jusufit. Jusufi a.s u gezua shumë për dhuratën që ia dha shoku.
| |
|