Dhurata e bukur e maturantit
Një djalë i ri bëhej gati t’i mbaronte studimet. Për muaj të tërë ai
kishte admiruar një veturë të bukur sportive në një sallon automobilash dhe
duke e ditur se babai i tij pa problem mund t’ia blinte, i tha atij se ajo
ishte e tëra që e dëshironte për maturë. Derisa afrohej dita e diplomimit,
djaloshi priste të shihte shenjat se babai ia kishte blerë veturën. Ditën e
diplomimit, babai e ftoi atë në zyrën e tij të punës dhe i tha se ndihej shumë
krenar që kishte një djalë kaq të vyeshëm dhe itregoi se sa shumë e donte. Më
këtë rast, ia dhuroi të birit një kuti dhurate të mbështjellë bukur.
Kurreshtar, mirëpo paksa edhe i zhgënjyer, djaloshi e hapi kutinë dhe brenda pa
një Kur’an të dashur, të mbështjellë me lëkurë. I inatosur, e ngriti
zërin kundër babait duke i thënë: “Me të gjitha ato para që ke, po ma jep një
Libër të shenjtë?”. Doli me vrull nga shtëpia duke e lënë librin e shenjtë. Për një kohë bukur të gjatë ky nuk
kontaktoi më me të atin.
Kaluan
shumë vite dhe ky djalosh u bë një njeri shumë i suksesshëm në biznes. Ai
tanimë kishte një shtëpi të bukur dhe një familje të mrekullueshme. Mirëpo,
dikur iu kujtua se babai duhej të ishte plakur dhe se ndoshta duhej të shkonte
ta vizitonte. Nuk e kishte parë atë që nga dita kur diplomoi. Para se të
fillonte me përgatitjet për udhëtim, mori një telegram se babai i kishte
ndërruar jetë dhe se i kishte lënë testament krejt pronën e tij për trashëgimi
të birit.
Ky
duhej të shkonte menjëherë në shtëpi dhe të kujdesej për sendet që i kishte
lënë i ati. Kur mbërriti te shtëpia e të atit, papritmas zemrën e tij e kaploi
zija dhe keqardhja. Nisi të kërkonte letrat e rëndësishme të të atit dhe e
gjeti atë Kur’anin akoma ashtu të ri e të paprekur, mu ashtu siç ia kishte
dhuruar i ati me vite e vite më parë.
Me
lot në sy, e hap Kur’anin dhe fillon t’i shfletojë faqet e tij. Derisa lexonte
pjesë nga Kur’ani, çelësi i veturës ra nga një mbështjellës i lidhur për anën e
pasme të Kur’anit. Ai kishte një etiketë me emrin e shitësit, të njëjtit shitës
të veturës sportive të cilën ky e kishte shumë qejf atëkohë. Në etiketë ishte
shënuar data e diplomimit të tij si dhe fjalët “E PAGUAR”.