Abdullah Bin Hanzalla
Abdullah bin Hanzalla (r.a) në mesin e sahabëve ishte i njohur me mënyrën si u bë dëshmor (shehid). Edhe babai i tij u takonte sahabëve (shokëve të Pejgamberit s.a.v.s), dhe njihej me llagapin , sahabi të cilin e kanë larë melaqet. Nëna e Abdullah bi n Hanzallës ishte Xhemile binti Abdullah.
Babai i tij Hanzall ishte martuar në natën kur do të zhvillohej beteja e Uhudit, ku të nesërmen do të bëhej shehid në këtë betejë.Kur ndërroi jetë Pejgamberi s.a.v.s Abdullahi ishte shtatë vjeçar, kështu që ai ka marrë pjesë në ligjeratat e Pejgamberit s.a.v.s që ishin shërim për shpirtërat e njerëzve.
E pashë në ëndër
Hz.Abdullahi ne vitin 682 në betejën e Harasë, tre ditë para se të mbaronte muaji i Zilhixhes, ditën e Ejte u bë shehid. Në këtë betejë, Abdullah Bin Hanzalla , për herë të parë i nxori në betejë tetë djemtë e tij, dhe të gjithë një nga një u bënë shehid, kurse më në fund edhe ai e nxori shpatën, ia theu majën dhe u hodh në betejë, duke luftuar trimërisht deri sa edhe ai vetë ra shehid.
Abdullah bin Ebi Syfjani na e rrëfen ngjarjen në këtë mënyrë: “Unë e dëgjova babanë tim duke thënë: Pasi që u bë shehid Abdullah bin Hanzalleja e pash në ëndërr në gjendje shumë të mirë, dhe e pyeta. Ebu Abdurramanin, a nuk të vranë ty a? Po, më vranë, por më pas Allahu (xh.sh) më shpërbleu me xhennet. Unë këtu po lëviz lirisht dhe po përfitoj nga të mirat e xhennetit. Por, çfarë ndodhi me sahabët e tjerë? Çfarë ndhi me ta?
Ata ndodhen rreth sanxhakut tim, që sigurisht ti ata i sheh. Pas këtyre fjalëve unë u zgjova nga gjumi. Kuptova që ëndrrën që e pashë ishte ehajrit për Abdullah bin Hanzallan (r.a).”
Mos kërko asgjë nga të tjerët
Sipas transmetimit të Sufjan bin Selimit, Iblisi (djalli) i ëhstë shfaqur Hz. Abdullah bin Hanzallas dhe i ka thënë: Më dëgjo mua dhe do të të mësojë diçka. Hz.Abdullahu iu përgjigj: Nuk kam nevojë të mësojë asgjë prej teje.
Djalli ia ktheu përsëri: Njëherë më dëgjo, pastaj atë që do ta them po deshe pranoje po s`deshe mos e prano. Pastaj djalli vazhdoi me këto fjalë:
Ej djali i Hanzallas, asgjë dhe askënd tjetër mos dëshiro dhe mos këkro veç Allahut! Çfarë do që të dëshirosh, këkro veç nga Allahu!
Vëreje mirë se ç`po ndodh me ty kur po nevrikosesh! Kur ti po nevrikosesh unë po të sundoj.
Një ditë Abdullah bin Hanzalla (r.a), bashkë me shokët e tij shkuan në vizitë tek djali i Hz.Said bin Ubadee –së. Kur erdhi koha e namazit, pronarit të shtëpisë i ofruan që të bëhet imam. Por, ai donte që të dalë imam ndonjë nga miqtë që i kishin ardhur në vizitë. Hz.Abdullahi transmetoi një hadith, ku Pejgamberi (s.a.v.s) thotë kështu:
“Nga gjërat që i takojnë të bëjë një person janë: Të flejë në krevatin që i takon atij, t`i hip kafshës që i takon atij dhe të bëhëet imam në shtëpinë e tij”.