ABDULLAH BIN MES`UDI (R.A)
Abdullah bin Mesud`i ishte I varfër në rini, prandaj dhe punonte si bari. Një ditë, duke I kullotur dhentë, takohet me Pejgamberin (s.a.v.s) dhe Hz.Ebu Bekrin, kur Pejgamberi (s.a.v.s.) e pyeti: "O ti djalosh! A ke qumësht për të pirë?", kurse ai u përgjigj: "Jo zotëri!", Pejgamberi (s.a.v.s) u afrua dhe I kapi gjinjtë e një dhie, pastaj të gjithë filluan që të luten dhe gjiri filloi menjëherë të mushet me qumsht. Hz.Ebu Bekri solli një enë të madhe dhe e mbushi me qumësht dhe bashkë pinë nga qumshti. Pastaj Pejgamberi (s.a.v.s) urdhëroi: "Largohuni, mblidhuni" dhe gjinjtë e dhisë përsëri erdhën në të njejtën gjendje, siç ishin më parë. Abdullah bin Mes`udi , ashtu siç ishte duke vërejtur, u habit shumë dhe me padurim parashtroi pyetjen: Si ndodhi kjo? Si është e mundur të milni kaq qumësht nga një gji që skishte fare qumësht? Ju lutem të ma mësoni edhe mua lutjen që e thatë. Pejgamberi (s.a.v.s), duke ja lëmuar kokën iu përgjigj:
Allahu Teala le të të mëshirojë! Ti qenke një djalosh që mund të gjesh të drejtën. Pas mrekullive që I pa dhe fjalët që I dëgjoi, Abdullah bin mes`udi u shpreh në këtë mënyrë: "Ju nuk jeni një njeri I zakonshëm dhe unë me të vërtetë besova që ju jeni I dërguari I Allahut (xh.sh) dhe filloi që të thotë shehadetin, kështu që e pranoi fenë Islame. Abdullah bin Mesudi (r.a) është sahabi I parë që e lexoi Kur`anin haptazi në Mekke.
Një ditë, sahabët ishin mbledhur në një vend dhe po bisedonim. Një njeri nga ata tha: Pos Resulullahit (s.a.v.s) asnjë tjetër nuk doli ta lexojë Kur`anin haptazi para mushrikëve (jobesimtarëve). A s`ka njeri që mund ta bëjë këtë?
Ibn Mesudi (r.a) menjëherë u çua dhe tha:
Unë do ta lexojë! Ne nuk duam që ty të të ndodh diçka. Le ta lexojë ndonjëri nga I cili mushrikët do të kenë frikë. Më leni të shkoj! Ju lutuni për mua! Allahu mua më mbron!
Të nesërmen shkoi te Ibrahimi (a.s), ku mushkrikët ishin të mbledhur. Ibni Mes`udi (r.a) duke filluar me bismil-lah, "Errahmanu al-lemel Kur`an … "filloi që ta lexojë suren Rahman. Mushrikët gjithë së bashku filluan që ta sulmojnë Abdullah bin Mes`udin (r.a), ndërsa nga goditjet filloi t`i rrejdh gjak nga fytyra. Por, ai sillej sikur mos t`i kishte ndoshur asgjë dhe vazhdoi që ta lexojë Kur`ani Kerimin. Pasi që mbaroi leximin, kur u afrua tek sahabët, ata I thanë: "Atë që kishim frikë që do të ndodhte, edhe ndodhi. Edhe njëherë mos e bën këtë gjë"
Jo unë përsëri do ta bëjë të njëjtën gjë. Mushrikët, për herë të parë I shoh në këtë gjendje të keqe. Dobësia e tyre mua shumë më kënaq. Nuk ndjeva asnjë dhimbje nga torturat që m`i ushtruan ata.
Ai të nesërmen përsëri doli para mushrikëve dhe filloi të lexojë, ndërsa mushrikët përsëri e goditën dhe e shtrinë në rërën e shkretëtirës që ishte shumë e nxehtë, duke e torturuar, por ai përsëri sillej sikur mos t`i kishte ndodhur asgjë dhe vazhdoi që ta lexojë Kur`anin,deri sa më në fund mushrikët ngelën pa ansjë rrugëdalje.