Revista Foreign Affairs, e cila merret me çështjet e politikës së jashtme, ka zhvilluar një intervistë me presidentin turk Abdullah Gyl në muajin tetor të vitit të shkuar.
Ndër të tjera, Gyl është shprehur:”Turqia është një vend me shumicë myslimane, është një vend demokratik që respekton të drejtat e njeriut dhe aplikon sistemin e tregut të lirë, gjë e cila e bën Turqinë unike në rajon. Nga ana gjeografike dhe gjeopolitike, shohim që Turqia i përket këtij rajoni dhe ka marrëdhënie historike me të gjithë fqinjët. Megjithatë në nivel vlerash është me Perëndimin.”
Lidhur me të ardhmen, Gyl tha:”Duke parë drejt të ardhmes, ne shohim që ekonomia botërore dhe fuqitë botërore anojnë kah Azia, prandaj dhe politika duhet të shohë andej. SHBA-të dhe Evropa duhet ta kuptojnë rëndësinë e Turqisë. Prandaj, Turqia duhet të shihet me rëndësi nga ana e tyre.”