Kjo Hudbe u Mbajt më: Ligjerues:Mr.Uzeir Ibrahimi
05/03/2010-E Xhuma Mualim dhe Zv.Imam në F.sh
Xhamija e Re F.sh Kamjan
Kamjan
LINDJA E MUHAMMEDIT A.S. S, NJË DIELL QË NUK PERËNDON
Xhemat të ndershëm së pari ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na bëri pjestar të fesë Islame po ashtu ti falenderohemi Allahut xh.sh. i cili na mundësoj që të mbërijm edhe këtë ditën e sodit që të falim edhe këtë namazin e Xhumas së bashku.
Përshëndetje dhe salavate të përzemërta ti dërgojmë pejngamberit tonë, njeriut më të dashur, komentatorit më të mirë të Kur`anit famëlart, predikuesit të fesë Islame, poashtu salavatet tona qofshin edhe mbi familjen e tij të pastër,mbi sahabet e tijë dhe mbi të gjithë ata që u munduan që ta përhapin fenë Islame.
Muaj Rebiul-Evvel është një muaj që njeriu sduhet haruar asnjëherë,e sidomos Muslimani, sepse mu në këtë muaj Allahu xh.sh. do të mundësoj që të lindë, pejngamberi i fundit i Allahut xh.sh., me shpalljen e fundit nga Ai.
Do të lindë Dielli që sdo të perendoj asnjëherë, do të shëndrit jo vetëm njerzimin, por nga ki diell do të marin drit të gjitj gjallesat si kafshët,shtazët bimët ,uji ajri melekët dhe xhinnët do të gëzohen me lindjen e Tijë.
E na duhet të jemi falemenderues Allahut xh.sh. që jemi ummeti i pejngamberit më të dalluar, sepse ki Pejngamber për dallim nga pejngamberët tjerë është i dërguar për tërë njerëzimin, kohrat dhe vendet, është një Pejngamber ku do të ndërmjetësoj te Allahu xh.sh. që neve mos të na dënoj me zjarmin e Xhehennemit, si dhe është vula e Pejngamberisë.
Është një Pejngamber që nuk ka mallkuar popullin e tijë, por në vemd të mallkimit ai i është drejtuar Allahut xh.sh. me lutje duke thënë”O Zot udhëzoje këtë popull sepse është i padijshëm”
Jetimin e kuptonte e ledhatonte,i jepte përkrahje e nuk e largonte e as e rfuzonte, sepse edhe vet ish jetim e Allahu xh.sh. i dha përkrahje, ku edhe vet Allahu xh.sh. cek në një ajet Kuranor ku thotë:
أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًا فَآوَى {6}A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
Jetoi si i varfër të varfërin nuk e nëncmonte por i ndihmonte, sepse ai nuk i jepte rëndësi jetës së kësaj bote në krahasim me Ahiretin, dhomat e tija nuk ishin të shtruara me mobiljeri të ndryshme luksoze, Dhomat e tija ishin vetëm hastrat dhe mbulojat.Ushqimi i tij ishte buka prej elbi, hurma dhe qumshti, e ndonjëherë ndodhte që me ditë të tëra të mos ndizej zjarmi në shtëpinë e tijë, e ai thoshte “Nuk është prej nesh ai që bie të flej i ngopur përderisa fqiu i tijë është i uritur”
Është më se e vërtetë se ka qenë bari që i ka ruajtur dhent, por ai që di ti ruaj dhent din të ruaj familjen, xhematin popullin e vet dhe shtetin e tijë.
Në komunikim ishte një person që nuk ndërpriste fjalën por pasi që e dëgjonte me vëmendje, mundoheshte tia sqaroj me butësi dhe në stilin që ai të munde ta kuptojë, ishte i butë ndaj njerzve të tjerë, e këte na e vërteton edhe Kur`ani ku thotë:
فَبِمَا رَحْمَةٍ مِّنَ اللّهِ لِنتَ لَهُمْ وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لاَنفَضُّواْ مِنْ حَوْلِكَ فَاعْفُ عَنْهُمْ وَاسْتَغْفِرْ لَهُمْ وَشَاوِرْهُمْ فِي الأَمْرِ فَإِذَا عَزَمْتَ فَتَوَكَّلْ عَلَى اللّهِ إِنَّ اللّهَ يُحِبُّ الْمُتَوَكِّلِينَ {159} Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.(Ali Imran 159) Ish një person i cili nuk jetonte në kurizin e popullit por at pak pasurin që kish ia shpërdante popullit, cdonjëri kish lakmi të ulet e të bisedoj me te e jo të largohet prej tijë.
Rrugës kur ecte nuk ecte me ndonjë mjet luksoz e as me truprojë sepse nuk kishte frig sepse nuk e kish plackitur popullin e vetë.
Ish një bashkëshort që jetën bashkëshortore e kaloi me mirëkuptim, një baba që fëmijëve të ryre trashigim ua la diturinë e jo pasurinë.
Një epror ushtarak që në koh lufte qëndronte në vijën e parë tëfrontit,një burshtetas që vuri kushtetutën për mbrojtjen e jobesimtarëve, një edukator ku me sjelljen e tijë arriti që shumë njerëz të përqfojnë Islamin, ish kështu sepse nuk u frimëzua me frimëzimet Staliniste, Leniniste, Komuniste,e as të ashtëquajturën frimëzim Demokratik, por ate e frimëzoi Krijuesi i gjithësisë ku edhe Kur`ani thotë:
وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ {4} Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!(Kalem 4).Si dhe ish një pejngamber ku shpalljen që pranoi prej Allahut xh.sh. e përfundoi me sukses.
Ai tash nuk është në mesin tonë por ne për me qen krenar duhet që Muhammedin a.s. të kemi si shembëlltyrë gjat gjithë jetës tonë, ku edhe Allahu xh.sh. na urdhëron që të respektojmë këtë figurë të cmuar, ja se si e cek Kur`ani Famëlartë këtë ku thotë”
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَلَا تُبْطِلُوا أَعْمَالَكُمْ {33O ju besimtarë, respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin, e mos i çoni kot veprat tuaja!(Muhammed 33)}
Me shpres që të avzhdojm në javët në vijim të lusim Allahun xh.sh që për nder të Pejngamberit të Tijë,mos t`na largoj nga rahmeti dhe mëshira e Tijë, t`na mundësoj që të përvetësojmë nga shefaati i Muhammedit a.s., po ashtu të lusim Allahun xh.sh që për hirë të kësaj dite dhe për nderë të këtij namazi neve si besimtar gjunahaqarë t`na i falë gjunahet t`na udhëzojë në rrugë të drejt dhe të shpëtimit si dhe t`na japë të mira si në këte poashtu ehde në botën tjetër.
..................................................Amin............................................................................