Jeta është e bukur, e ëmbël, e dashur dhe tërheqëse. Për këtë arsye duhet të bëjmë çmos që jetën ta kalo jmë bukur, me njerëzit të flasim dhe të komuniko jmë butësisht, t’i duam të afërmit dhe t’i urrejmë të këqijtë dhe të mundohemi ta prijmë veten që të na tërheqin veprat dhe punët e mira e assesi të mos bëhe mi pre e punëve të këqija. Për çdo njeri kjo jetë një ditë mbaron. Mu ashtu sikur dielli që perëndon, e ne duhet të mundohemi që ta shfrytëzojmë maksimalisht jetën duke mos e kaluar kohën kot, por ta shfrytëzojmë çdo minutë më vepra të mira. Nëse një moment ndalemi dhe e analizojmë diellin, ai lind herët në mëngjes, dhe me lindjen e tij ndriçon botën, paralajmëron ditën e re. Me lindjen e tij dielli ngjall gjithçka që ka në tokë, e rrezet e tija zhbirojnë deri në vrimat më të holla, që gjithçka të merr trajtën e gjallërisë që të bën krenar, jo pse jeton, por se ke mundësi ta shijosh jetën. Një fjalë popullore thotë: “Kush zgjohet herët në mëngjes i fiton dy nafaka (dy fate) atë ditë”. Njeriu në këtë jetë ka shumë argumente që e bëjnë të bindet se kjo jetë është e përkohshme dhe e shkurtër. Unë do ta kisha marrë si shembull një njeri që e kupton jetën dhe vlerat reale në të. Ai, së pari do të kishte familje të ndershme, të edukuar dhe të zgjuar, po do të kishte fëmijëri të lumtur dhe do të kishte kushte dhe përkrahje nga familja për t’u shkolluar dhe i tërë vull neti i tij që sa herë do të mësojë do t’i rritej, do të haste një krah të fortë për tu mbështetur kur do të haste në pengesat që i ka rruga e jetës, e që nuk janë të pakta. Pra ne një njeri me vizion, shumë lehtë mund ta krahaso jmë me diellin, çdo minutë e jetës së tij harxhohet duke flijuar e duke shkrirë për t’i ngrohur tjerët me ngrohtës inë e vet, që të tjerëve u mungon. Njeriu në jetë duhet të lërë gjurmë; nëse është i suk sesshëm gjurmët do të jenë pozitive dhe do t’i shërbe jnë edhe më vonë në jetë. Pas një dite të bukur njerëzit e mirë, në mbrëmje bëjnë komente dhe numërojnë punët e mira që kanë arritur t’i bëjnë gjatë ditës. Unë do të kisha dashur që të jem nga ajo kategori e njerëzve që jetën e kuptojnë ashtu sikurse dielli. Tani edhe pse jam në atë fazë që ende akumuloj energji sikurse dielli i mëngjesit që fillon të ndriçojë, do të kisha dashur që një të tretën e jetës, ta kaloj duke aku muluar energji dhe duke bërë dritë, pastaj një të tretën e jetës, ta kaloj duke shpërndarë energji, në mesin ku jetoj sikur dielli që kur i afrohet zenitit deri kur fillon perëndimi e pjesa tjetër do të ishte e mjaftueshme edhe për pushim edhe për argëtim edhe për shijimin e të mirave që ka dhënë Zoti për njerëzimin. “Vërtet jeta është një diell që perëndon”
Hafsa Hasani