Agjërimi i Ramazanit për myslimanët në Danimarkë, këtë vit do të jetë goxha i vështirë, për vetë faktin pasi do t'u duhet të agjërojnë 21 orë në ditë. Kjo është periudha më e gjatë e agjërimit në botë. Ndërkohë, myslimanët e Argjentinës agjërojnë vetëm 9.5 orë në ditë, periudha më e shkurtër e agjërimit në botë. Kurse në veri të Rusisë, në qytetin Murmansk, muaji i Ramazanit i këtij viti përkon me atë që njihet si netët e bardha, ku dita është 24 orë dhe nata nuk bie qoftë dhe për një minutë.
Kështu, agjëruesit hanë syfyr me diell dhe çelin iftar po me diell. Dijetarët myslimanë e kanë caktuar kohën e agjërimit atje 20 orë në ditë. Bazuar në dëshminë e myslimanëve që jetojnë në këtë qytet, gjatë stinës së dimrit - nata është shumë e gjatë. Asokohe, agjërimi është vetëm dy orë në ditë. Lidhur me këtë çështje, Akademia e Fikhut Islam, ka nxjerrë një feta, sipas të cilës, këtyre banorëve u lejohet të agjërojnë me orën e Mekës, ose me orën e vendit më të afërt, i cili nuk përfshihet nga i njëjti fenomen.
Wed 25 Jul 2012 - 19:40 nga Shemsi