Ministria e mbrojtjes së Norvegjisë u ka lejuar forcave të armatosura të këtij vendi të bartin disa pjesë të veshjes fetare, të tilla si turbani, shamia dhe kapelat hebreje bashkë me uniformën ushtarake
Zëdhënësi i ministrisë, Christian Oeverli, tha se kodi i ri veshjes duhet të sigurojë që të gjitha njësitë ushtarake ta kenë të "hapur qasjen praktike sa i përket veshjes me simbole fetare", lajmëron AP.
Femrat ushtarake, nëse dëshirojnë, mund t’i mbulojnë kokat me shami.
Turbanët ose kapelat hebreje lejohen në kombinim me uniformën e zakonshme ushtarake, e cila përfshin kapelën ushtarake ose përkrenaren, në harmoni me gjininë ushtarake.
Forcat e armatosura të Norvegjisë më parë kanë lejuar bartjen e simboleve fetare, p.sh. kryqet. Por, tani rregullat e reja parashikojnë shfaqjen e tyre publike, duke respektuar rregullat - kur dhe si ato mund të mbahen, duke përfshirë ndalimin e "veshjes jopraktike" gjatë stërvitjeve ushtarake.
Mediat norvegjeze bëjnë të ditur se jo të gjithë politikanët norvegjeze " janë të kënaqur me rregullat e reja."
Jan-Arild Elingsen nga Partia konservatore e progresit thekson se ushtria duhet të jetë e pavarur nga lidhjet etnike apo fetare.
“Është në rregull që simbolet fetare, të cilat tregojnë përkatësinë e tyre fetare, të mbahen fshehtas, por është krejtësisht e panevojshme që ato të publikohen”, thotë Elingsen.