Autoritetet e qytetit të Moskës janë duket shqyrtuar kërkesën e paraqitur të "Këshillit myftinor të Rusisë" për ndërtimin e një xhamie, ku do të mund të falen 50.000 besimtarë
Këshilli konsideron se në Moska jetojnë deri në dy milionë muslimane, të cilët deri më sot posedojnë vetëm katër objekte të vogla për falje.
Aktualisht është duke u bërë renovimi i xhamisë së vjetër njëqind vjeçare, ku mund të falen deri në 10.000 besimtarë.
Edhe pse autoritetet e qytetit nuk e kontestojnë nevojën për ndërtimin e një xhamie të madhe, ata nuk kanë njoftuar për ndonjë lokacion të mundshëm.
Për shkak të numrit të madh të besimtarëve, Këshilli myftinor kërkon që xhamia të jetë pranë një stacioni metroje.
Ndërtimi i një xhamie të tillë, të madhe, mund të kushtoj deri në 100 milion euro, por financimi pritet të bëhet nga disa vende arabe.
Përfaqësuesi i Patriarkanës së Moskës, thotë se muslimanëve të kryeqytetet patjetër u nevojitet një xhami e madhe.
Problemet mund të lindin në gjetjen e lokacionit. Ndërtimi i objekteve fetare në hapësirat e gjelbëruara mund të kundërshtohet nga banorët e zonave ku pritet të miratohet ndërtimi.