Pazari i Ri (N. Pazar) - Nga sheshi "Gazi Isa
Beut ", të martën 4 Shtator 2012, u nis kolona e qytetarëve e kryesuar
nga udhëheqësit e bashkësisë islame dhe tridhjetë imamë nga mbarë
Sanxhaku që në Vakufin "Mearif" në lagjen e Haxhetit të Pazarit të Ri
t’iu këndohet duaja e lutjes për më shumë se 2000 shehidëve të cilët
pushteti komunist në periudhën nga 28 nëntori i vitit 1944 deri më 21
janar të vitit 1945 likuiduan dhe i varrosën në këtë vend të Vakëfit,
shumica e tyre shqiptarë në krye me Aqf Efendi Blytën.
Dita e marshimit në Haxhet është përcaktuar para dy
viteve kurë popullata e Sanxhakut nën udhëheqjen e prijësve fetar më 4
shtator të viti 2010 u përplasen me forcat special policore serbe, me
qëllim të mbrojtjes së pasurisë së Vakufit nga grabitja dhe të mbrojnë
vendin ku të parët e tyre janë pushkatuar dhe varrosur.
Në Haxhet këtë të marte u mblodhën numër i madh i njerëzve dhe familjet e
dëshmorëve, viktimave të pafajshme për t’iu bërë lutje të gjitha
viktimave të pafajshme të Luftës së Dytë Botërore. Pas lutjes masës së
mbledhur iu drejtua myftiu Muamer ef. Zukorliq i cili filloi fjalimin e
tij duke cituar ajete nga Kurani në të cilat thuhet se ka njerëz të
cilët kanë mbetur besnik asaj që i kanë premtuar Allahut xh. sh.
"Disa nga këta njerëz kanë vdekur nga exheli i tyre, por disa nga duart e
zullumit të dushmanit . Dëshmorët e Haxhetit kanë ndëruar jetë vetëm se
ishin musliman….tha ndër të tjera myftiu Zukorliq.
Të përkujtojmë se pas depërtimit të forcave partizane-jugosllave në këto
treva, prijësi kryesor i kësaj treve Aqif Efendi Blyta iu dorëzua
organeve të pushtetit partizan në Gjakovë, të cilët e çuan në Pazarin e
Ri dhe mbas torturave mizore, bashkë me bashkëpunëtorin e tij më të
ngushtë Ahmet Dacën me tre djemtë e tij u pushkatuan në Haxhet (pra në
lagjen e sotme të Pazarit të Ri) me 21 janar 1945 nga OZN-a jugosllave.
Ismet Azizi