Në Stamboll nga 27-28 prill është organizuar simpoziumi ndërkombëtarë me temën “Ixhmai dhe vetëdija kolektive” ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare, akademikë, studiues të çështjeve islame etj, mbi 80 shtete të ndryshme të botës
Në emër të BIRK-së gjegjësisht të FSI-së, në këtë eveniment morën pjesë dr. Fahrush Rexhepi, prof. Resul Rexhepi, dr Qazim Qazimi dr. Zija Abdullahu dhe dr. Lulzim Esati. Simpoziumi u cilësua si një hap i rëndësishëm drejt unitetit të myslimanëve.
Nga ky simpozium u konkludua se me qëllim për parandalimin e interpretimeve të reja që s'kanë koherencë shkencore dhe historike dhe për të provuar paligjshmërinë e tyre, ideja se “ ixhma" përsëri mund të marrë një rolin dhe funksionin e tij historik si në periudhat e mëhershme. /bislame/