Më datë 27 prill 2013 në qytetin e Elbasanit në ambientet e Hotel “Imperial” Komuniteti Mysliman- Myftinia Elbasan në bashkëpunim me Zyrën e Këshilltarit të Cështjeve Fetare në Ambasadën e Turqisë, organizuan një simpozium me temë ”Profeti Muhamed alejhi selam Krenaria e Njerëzimit”
Ku në kuadër të binjakëzimit të qyteteve të Elbasanit dhe Nigde (Turqi) ishte ftuar të referojë Myftiu i Nigdes z.Hasan Cinar. Simpoziumi u zhvillua në një atmosferë shumë të ngrohtë. Në fund fjalës së tij Myftiu i Nigdes z. Hasan Cinar la një porosi shumë të çmuar të cilën gjithsecili t’ ia transmetojë të tjerëve:
1- Nxitoni në pendim
2- Nxitoni në namaz
3- Nxitoni të lani borxhin
4- Nxitoni të martoheni
5- Nxitoni të falni xhenazen.
Më pas z. Hasan Cinar vizitoi Myftininë e Elbasanit ku njoh me projektet e kësaj myftinie dhe sidomos me projektin më të rëndësishëm atë të ndërtimit të Xhamisë së Ballies në qendër të qytetit të Elbasanit. Myftiu i Elbasanit z.Agim Duka falenderoi mysafirin e nderuar dhe ftoi në një bshkëpunim sa më të frytshëm midis dy qyteteve. /myftinia-elbasan/