Në takimin e dytë të Forumit katoliko-musliman i cili u mbajt këtë javë në Aman është miratuar një deklaratë e përbashkët në të cilën, mes tjerash, thuhet se besimtarët duhet t’i shprehin mirënjohjet e tyre Perëndisë për të gjitha këto dhurata përmes respektit reciprok
- Katolikët dhe muslimanët do të vazhdojnë dialogun si e vetmja mënyrë për zgjerimin e mëtejshëm të respektit reciprok dhe zhvillimit të përbashkët, sidomos në drejtim të promovimit të paqes, drejtësisë dhe solidaritetit, thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të muslimanëve dhe katolikëve.
Takimi i dytë muslimano-katolikë është zhvilluar pas takimit në Vatikan tre vjet më parë (nëntor 2008), ku është themeluar Forumit katoliko-musliman, i inspiruar me letrën e hapur 2007. “Fjala e përbashkët ndërmjet nesh e jush – dashuri për Zotin dhe dashuria ndaj të fërmit.”
Vlerësimi i përgjithshëm i dialogut të dytë katoliko-musliman në Aman është se ekziston më shumë arsye për dialog dhe mirëkuptim mes krishterëve dhe muslimanëve se sa për injorancën ndërsjellë dhe keqkuptim.
Dëshmia për rëndësinë e takimit katoliko-musliman në Jordani ishte interesimi personal i mbretit të Jordanisë Abdullahut të II-të, i cili pranoi 48 teologë dhe mendimtarë muslimanë dhe katolikë në pallatin “Basman” dhe gjatë bisedës u ka shprehur nderime për përpjekjet që investojnë në zgjerimin e dialogut ndërfetar, i cili “nuk ka alternativë për lumturinë dhe shpëtimin e njerëzimit. “
(IGJ)