Kush është në linjë | 522 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 522 vizitorë :: 2 Bots
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Rinia jone ku po shkoni | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Rinia jone ku po shkoni Mon 10 May 2010 - 18:40 | |
| Rinia jone ku po shkoni
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi atë pas të cilit nuk ka të dërguar tjetër, mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij deri në ditën e Kiametit.
Rini e nderuar! Nuk di se si ta filloj me ty biseden, dhe nuk di se si t’i përçoj tek ti ndienjat e mia! Me të vërtetë që ato janë ndienja të ndërlidhura dhe shqisa të ndryshme, disa herë nga dashuria apo kujdesia për ty, e disa herë si këshilla dhe udhërrefime për ty.
Mund të thuash: Kush je ti që po bën rolin e këshilluesit dhe udhëzuesit? Unë të them: A nuk mjafton se jam dashamir? A nuk është dashamiri ai i cili frikësohet për dashamirin e tij dhe i dëshiron jetë të lumtur? A nuk është dashamiri ai i cili bën sakrifica në shërbim të dashamirit të tij duke i afruar atij atë që ka nevojë, pa marrë parasysh pengesat dhe vështërsitë në këtë rrugë? A nuk është dashamiri ai i cili i dëshiron dashamirit përparim-prioritet dhe ngritje të vazhdueshme? Ateherë pse po çuditesh nga unë, edhe pse jam rini sikur ti, që të dhuroj fjalët dhe ndienjat e mia ty?! Përse e refuzon këshillën time, kur nuk jam në këtë gjendje pos për shkak tëndin? Vëlla i nderuar! Vështrova në gjendjen aktuale të shumë të rinjve pashë shumë çudira. Kam parë përparim në mëkate dhe gjëra të urryra, përpjekje në arritjen e epsheve, shpejtësi në realizimin e kënaqësive të përkohshme dhe pavëmendësi dhe largim nga Allahu dhe mirësitë e Xheneteve. Mëkatet, vëlla, kanë përfundime të shëmtuara dhe mbyllje të këqija. Ato e prishin zemrën dhe i shkaktojnë asaj sëmundje dhe defekte, e ndodh që arrin deri në mbytjen e zemrës e që fundi të jetë shumë i dhembshëm. Mëkatet rezultojnë në veçim të robit dhe largim nga Zoti i tij, dhe kështu robi nuk është afër Krijuesit të tij, por i larguar largë në varësi të mëkatit të tij. Mëkatet sjellin mërzitje dhe shqetësime, strese dhe rrëzim të vendit dhe nderit te Allahu i Madhëruar. Mëkatet të prishin arsyetimin, të ndalojnë suksesin, të mbulojnë të vërtetën, shkaktojnë armiqësi dhe urrejtje mes krijesave, ndalojnë pranimin e lutjes dhe heqin bereqetin nga rrisku dhe nga jeta. Mëkatet i japin pushtet armikut ndaj mëkatarit, dobësojnë trupin sa që nuk ke mundësi t’u bësh ballë atyre, çrregullojnë të arsyetuarit, vërbojnë të pamurit, largojnë turpin dhe xhelozinë, sjellin përçmim dhe vështirësi në jetë, të ndalojnë nga dija e dobishme e cila është rruga e shpëtimit dhe çelsi i suksesit. Ti vëlla, mund të thuash: Përse po na veçon ne me këtë fjalim, kur ne nuk jemi veçse një pjesë e kësaj shoqërie dhe një nga degët e saj? Them: Sepse ne të rinjtë jemi shumica dërmuese nga e cila përbëhet shoqëria jonë, pasi që ne përbëjmë më shumë se 60 % të saj. Dhe sepse pjesa e rinisë është pjesa më e rrezikshme e shoqërisë dhe më ndikuesja në të. Me rregullimin e rinisë rregullohet e tërë shoqëria dhe me prishjen e rinisë prishet e tërë shoqëria. Ju drejtohem juve me këto fjalë së fundi sepse mëkatet janë të shumta në mesin e rinisë, sa që disa të rinj përpiqen të gjejnë justifikime që të arsyetojnë mëkatet dhe bëjnë sikur harrojnë se vdekja vjen papritur dhe se ata do të kenë kohë të pendohen, edhe nëse i zgjatet jeta. E sa të shëndoshë kanë vdekur pa qenë të sëmurë!E sa të sëmurë kanë jetuar edhe për shumë kohë?! Ti djalosh mund të thuash: Cilat janë ato mëkate që bëhen më shumë nga rinia? Të them: Kjo pyetje nga ti është me vend, sepse ka qenë Hudhejfe ibën el Jeman (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili e pyeste Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për të këqijat nga frika e rënies në to. Dhe unë do të rikujtoj ty disa nga këto kundravajtje në të cilat bien shumica e të rinjve, duke treguar gjithashtu rrezikun dhe pasojat e tyre të padëshiruara, në mënyrë që të rinjtë të tregojnë kujdes ndaj tyre dhe të pendohen tek Allahu për to. Disa prej të ndaluarave në të cilat bien shumë të rinj:
1. Neglizhimi i obligimeve fetare: Shumë prej të rinjve i kanë neglizhuar obligimet fetare dhe i kanë lënë mënjanë. Ka prej tyre që i kanë lënë krejtësisht, e prej tyre që ju kanë ikur disa nga obligimet, shtyllat apo edhe kufijt e tyre e që mbeten të mangëta jo të plota. E obligimi më i madh fetar të cilin e kanë neglizhuar shumica e të rinjve është falja e Namazit, i cili është shtylla më e rendësishme e Islamit pas dy dëshmive dhe lënësi i të cilit nuk ka pjesë në islam. [Shih për më tepër librin e shejh Albanit, "Vendimi i islamit për lënësin e Namazit” i botuar në shqip. Sh.P]. Me gjithë vlerën e madhe të namazit në Islam, gjejmë shumë nga të rinjtë të jenë distancuar nga ai me një distancë të madhe. Ka prej tyre që e kanë lënë krejtësisht atë, të tjerë e vonojnë nga koha e tij, disa të tjerë e falin atë si qukapiku kur qukit, e të tjerë nuk i njohin dispozitat dhe rregullat e tij. Përderisa shumë prej të rinjve e kanë lënë namazin dhe e kanë humbur atë, me vlerën e madhe të tij, atëherë gjërat e tjera i lënë edhe më shumë, siç ka thënë Hasan el Basri: “Nëse e nënlverëson namazin tënd, atëherë cila vepër mund të jetë me vlerë për Ty?”
2. Lidhja me epshet:
Nëse zemra e të riut lidhet për epshet, ajo është prishur edhe sfiduar, dhe ai është bërë rob i atyre epsheve, vrapon pas tyre nga të shkojnë ato, edhe pse ato e drejtojnë drejt shkatërrimit të tij. Nga epshet më të mëdha që ndikojnë te rinia është epshi i organeve gjenitale. Dhe me shtimin e mjeteve të komunikimit dhe ngacmimit e shthurjes që ato përmbajnë, disa të rinj janë bërë të atillë që nuk kanë qëllim tjetër veçse të ngopin emocionet epshore dhe të arrijnë atë që kërkojnë prej kënaqësive të ndaluara.
Prej gjërave në të cilat zhytet rinia në këtë sferë përmendim:
a) Lëshimi i shikimeve, ndërsa Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t’i ruajnë vendet e trupit (nga shikimi, veprimet e paligjshme imorale). Kjo është më e pastër për ta. Vërtet që Allahu është i Mirënjohur për çfarë veprojnë ata." [Nur, 30]. Shikimi e kryen punën e vet në nxitjen e epsheve dhe tejkalimin e emocioneve. Nëse shikon i riu te zbukurimet që janë prezente tek shumica e grave, ai ndikohet, nëse shikon në foto të zveshur krejtësisht apo në ndonjë valltare, apo ndonjë shfaqeje jo morale, ndikohet e për këtë është obligim ndalimi i shikimeve për muslimanin që ta mbyllë këtë dritare, e kjo arrihet me uljen e shikimeve, që të shpëtojë nga këto të këqija përfundimisht.
Mastrubimi:
b) Mastrubimi: I cili nuk është shërim siç mendojn disa, por kjo është kalim i caqeve, ashtu siç e ka përmend edhe Allahu në Kuran: “Edhe ata që ruajnë dëlirësinë (ruajnë pjesët e tyre vetjake nga marrëdhëniet e paligjshme), përveç me bashkëshortet ose (robinat) që ua kap dora e djathtë, pasi në këto raste ata nuk ngarkohen me faj; Por kush kërkon përtej kësaj, atëherë të tillët janë që kalojnë caqet.” [Mu'minun, 5-7]. Ndërsa shërimi i dobishëm për ndalimin e epsheve është martesa dhe ndalimi i shikimeve, agjërimi, ushtrimi i sporteve të dobishme, mbushja e kohës me plane të dobishme dhe mirëbërëse, shoqërimi me njërëzit e mirë, mësimi i Kuranit dhe meditimi i tij, largimi nga vendet e këqija, të prishura dhe keqndikuese.
c) Veçimi dhe Përzirja:
Këto janë prej faktorëve më kryesorë që thërrasin në kryerjen e gjërave të këqija si prostitucioni, Allahu na ruajt prej tij. E çka të presim nga veçimi i një të riut në kohën që nuk ka mundësi me përballue veten me shërbëtoren e re në moshë në shtëpi ku nuk ka njeri pos atyre dyve dhe i treti shejtani? E çka pritet kur të veçohet ky i riu me vajzen e axhës apo tezes e që u është bërë zakon përzierja dhe mosmerakosja për këtë. Për këtë, i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Keni kujdes e mos hyni tek gratë!" I thanë: Po i afërmi i burrit? Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Hima-kunati është vdekja." Hima-është çdo i afërm i burrit: vëllai apo djali i axhës e të tjerë. Andaj të keni kujdes, rini, për këtë dhe dijeni se përzirja nuk sjell vetëm se të këqija, dhe ajo është shkaktare e shumë rrjedhave të këqija dhe prishje të moralit, mashtrimeve bashkëshortore në të gjitha llojet. d) Komunikimet:
Kjo është sëmundje me të cilën janë sprovuar shumica e të rinjve të pa punë. Ajo fillon me fjalë të thjeshta dhe përfundon me poshtërsi, mëkate dhe vuajtje. Sa shtëpi-familje janë shkatërruar dhe sa ndere janë marrë nëpër këmbë për shkak të komunikimeve telefonike dhe jo telefonike dhe për ndalesën e kësaj nuk dyshon asnjë që ka logjikë.
e) Lidhja me mesazhe mes dy gjinive:
Këto mesazhe mund të jenë nëpërmjet postës së thjeshtë apo postës elektronike, e që mund të arrihet deri tek biseda mes të riut dhe vajzës së re nëpërmjet dhomave të bisedimeve mes rrjetit të internetit, e të gjitha këto janë mjete që ndihmojnë në arritjen e të urrejturave dhe shkelje të nderit.
f) Prostuticioni dhe homoseksualiteti:
Këto dyja janë nga mëkatet më të mëdha dhe shkatërruesit më të fortë, rrënues të individit dhe shoqërisë. Sa i përket prostuticionit vetëm se ka thënë Allahu në Kuran: "Dhe mos iu afroni marrëdhënieve të paligjshme (zina-së). Padyshim që ajo është Fahishah (kalim i kufijve, ligësi, poshtërsi) dhe rrugë e keqe." [Isra, 32]. Muhamedi alejhi selam thotë: "Nuk mund të jetë mu’min (besimtar) ai që bën zina kur bën zina." [Mutefekun alejhi]. Prostuticioni, siç ka thënë Ibën el Kajimi Allahu e mëshiroftë, bashkon të gjitha të këqijat, nga pakësimi i fesë, largimi e marres-turpit dhe sedrës, prishjes së moralit, pakësim të xhelozisë. Nuk gjen imoral që të ketë marre-turp, dhe as realizues të premtimeve, as të sinqertë në fjalë dhe as të mbajë shok, dhe as gjeloz të plotë ndaj familjes së tij. Ndërsa homoseksualiteti ëshë edhe më i urrejtur dhe më i qelbur se sa prostuticioni. Thotë Ibën el Kajimi, Allahu e mëshiroftë: "Kanë thënë shumica e imamëve, dhe ka thënë më shumë se një nga sahabet se: "Nuk ka mëkat më të madh dhe më shkatërrues sesa ky –homoseksualiteti- i cili pason mëkatin më të madh, kufrin -mosbesimin-, e ndosha është edhe më e keqe sesa mëkati i vrasjes. Mbytja e atij që i kryhet kjo vepër është më mirë se sa kryerja e saj, pasi që nëse bën homoseksualitet me të, e ke mbytur me një mbytje pas së cilës nuk ka më jetë." [Nga Libri: “Ed Dau ued Devau”].
PERGADITUR NGA NJE GRUPE DIETARESHE
Vazhdone InshAllah | |
| | | Bona Antar-aktiv
Numri i postimeve : 980 Data e regjistrimit : 27/04/2010 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!
| Titulli: Rinia jone ku po shkoni Sun 16 May 2010 - 15:48 | |
| 3. Mosrespektimi i prindërve
E kjo është fatkeqësia më e madhe në të cilën kanë rënë shumë të rinj, duke ditur se Muhamedi alejhi selam e ka rënditur mos respektimin e prindërve në shkallën e dytë pas shirkut, duke thënë: "A tju tregoj për mëkatet më të mdha?" Thanë: Po, o i Dërguari i Allahut. Ai tha: "Shirku në Allahun dhe mosrespektimi i prindërve." [Mutefekun alejhi]. Dije, vëlla i ri, se rrugët e tua janë të bllokuara në fytyrën tënde përderisa ti je nga mos respektuesit e prindërve tu, dhe nuk ke shpëtim e as rezultat dhe fitore përderisa ti nuk je mirënjohës dhe respektues i prindërve, duke qenë i sjellëshem dhe i butë me ta. Allahu thotë në Kuran: "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij dhe që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, por thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël!” [Isra, 23-24].
4. Shkëputja e lidhjeve farefisnore
Allahu i Madhëruar thotë: "A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akraballëkut? Të tillët janë që Allahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verbëroi të parit e tyre." [Muhamed, 22-23]. Shkëputja farefisnore sjell trazira në tokë dhe meriton mallkimin dhe largimin nga mëshira e Allahut. Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Nuk hyn në Xhennet shkëputësi." [Mutefekun alejhi], d.m.th. shkëputësi i lidhjeve farefisnore.
5. Konsumimi i alkoolit dhe drogës
Me të vërtetë që konsumimi i alkoolit dhe drogës krijon një gjeneratë plotësisht të shkatërruar e që nuk pritet prej saj asnjë dobi, dhe nuk pritet prej tyre asnjë fitore, sepse kjo gjeneratë do të jetë vegël e tjetërkujt. E nëse kështu është kjo gjeneratë, kjo do të jetë fatkeqësia më e madhe, sepse nëse rinia bie, atëherë kush do të ngrihet me ndërtimin dhe kush do të rikthejë fitoren dhe rezultatet; “Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedh armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit e Zotit dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?" [El Maide, 91].
6. Duhani:
Duhani është një traditë e fëlliqur e cila është shpërndarë me të madhe në mesin e rinisë dhe të tjerëve. Dijetarët janë shprehur qartë për ndalesën e duhanit të fëlliqur dhe dëmet e tij. Allahu i Madhëruar thotë: "…ai u lejon atyre si të ligjshme At-Tajjibat (gjithçka të mirë dhe të ligjshme për besimin, punët, njerëzit, ushqimet, sendet) dhe ua ndalon si të paligjshme Al-Khabaith (gjithçka të keqe dhe të palejueshme për besimin, punët, njerëzit, ushqimet)." [El Araf, 157].
7. Sëmundjet e gjuhës
Sëmundjet e gjuhës janë të shumta. Prej tyre është përqeshja dhe tallja, përgojimi dhe thashethemet, mallkimi dhe fyerja. Prej tyre është të kënaqurit me shkeljen e ndereve të të tjerëve, të shprehurit me fjalë të ndyta e të ulëta. Këto sëmundje janë përhapur shumë tek rinia sa që nuk kalon afër një grumbulli të rinjve vetëm se dëgjon nga ta fyerje, nënçmim, tallje. Ata mblidhen së bashku rreth fjalëve të papëlqyera dhe të urrejtura, ndërsa Allahu i Madhëruar thotë: "Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë)." [Kaf, 18].
Vëlla i ri, a kështu dëshiron të jetë jeta e jote? A në këtë moçal të qelbur e ke vendosur veten? Ku është puna jote ndërtuese? Ku janë ambiciet e tua të largpamëse? Ku është morali yt i lartë? Ku janë sjelljet e tua të mira? Zgjohu vëlla, para se të thuash: “Zoti im! Më kthe prapë,Që të mund të bëj mirësi në çfarë kam mbetur mbrapa!” Dhe të të thuhet: "Jo!" [Mu'minun 99-100]. 7. Sëmundjet e gjuhës
Sëmundjet e gjuhës janë të shumta. Prej tyre është përqeshja dhe tallja, përgojimi dhe thashethemet, mallkimi dhe fyerja. Prej tyre është të kënaqurit me shkeljen e ndereve të të tjerëve, të shprehurit me fjalë të ndyta e të ulëta. Këto sëmundje janë përhapur shumë tek rinia sa që nuk kalon afër një grumbulli të rinjve vetëm se dëgjon nga ta fyerje, nënçmim, tallje. Ata mblidhen së bashku rreth fjalëve të papëlqyera dhe të urrejtura, ndërsa Allahu i Madhëruar thotë: "Nuk ka fjalë që ai (njeriu) të nxjerrë nga goja, veçse për të është një vëzhgues pranë tij i gatshëm (për ta shënuar atë)." [Kaf, 18].
Vëlla i ri, a kështu dëshiron të jetë jeta e jote? A në këtë moçal të qelbur e ke vendosur veten? Ku është puna jote ndërtuese? Ku janë ambiciet e tua të largpamëse? Ku është morali yt i lartë? Ku janë sjelljet e tua të mira? Zgjohu vëlla, para se të thuash: “Zoti im! Më kthe prapë,Që të mund të bëj mirësi në çfarë kam mbetur mbrapa!” Dhe të të thuhet: "Jo!" [Mu'minun 99-100].
8. El Isbal; zgjata e pantallonave nën nyjen e këmbës
Isbali i rrobave është zgjatja e tyre poshtë zogut të këmbës dhe kjo është e ndaluar për meshkujt, me fjalën e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Çfarë është poshtë zogut të këmbëve nga rrobat, ajo është në zjarr." [Trans. Buhariu]. E nga çudirat e kohëve të fundit është se gjejmë shumë prej grave dhe vajzave të reja të cilat i shkurtojnë rrobat dhe zbulojnë atë që Allahu ka urdhëruar të mbulohet, ndërsa shohim meshkujt të cilët mbulojnë atë që Allahu ka urdhëruar të zbulohet, e tek Allahu ankohemi për atë që shohim dhe dëgjojmë.
9. Ndryshimi i krijesës se Allahut
Ka kaluar kjo dukuri nga gratë tek burrat, sa që shohim nga të rinjtë që bëjnë shkuljen e qimeve nga vetullat dhe fytyra e tyre, e kjo duke e ditur se është e ndaluar për gratë edhe pse nevoja e tyre për zbukurim është prezente, ndërsa për burrat është me një ndalesë edhe më të fortë, se kjo çon në ndryshimin e krijesës së Allahut, përgjasim me grate dhe ecje pas modave të qelbura që paraqiten tek ne nga vendet e kufrit.
10. Të përngjasuarit me gratë
Edhe në këtë gjë kanë rënë disa të rinj. I sheh ata të përgjasohen me gratë në ecje, fjalë dhe gjeste, ndërsa Muhamedi alejhi selam ka thënë: "Allahu i mallkoftë ata burra që u përngjajnë grave!" [Trans. Amedi dhe e ka saktësuar Albani].
11. Të përngjasuarit me mosbesimtarët
Gjithashtu edhe kjo është e ndaluar me fjalën e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Kush i përgjason një populli, ai është prej tij." [Trans. Ebu Davudi, e ka saktësuar Albani] Të përngjasuarit me mosbesimtarët aludon në madhështimin dhe ngritjen e tyre, e kjo është rrugë drejt dashurisë për ta, gjë e cila është shumë më e fortë në ndalesë se sa të përngjasuarit me ta
12. Të dëgjuarit e muzikës
E kjo është fatkeqësia e fatkeqësive, e cila ka hyrë në çdo shtëpi përveç atë që e ka mëshiruar Allahu. Dëgjimi i muzikës të largon nga përmendja e Allahut, të pengon nga dëgjimi i Kuranit, ta mbush zemren me dashuri për tjetër kënd përveç Allahut dhe e largon robin nga rruga e vendosmërisë, e drejton tek humbja dhe vështirësimi i adhurimeve. Allahu i Madhëruar thotë: "Dhe nga njerëzit është ai që blen (përkushtohet në veprimtari) tregime boshe (lojë, dëfrim, filma, muzikë) për të gabuar (njerëzit) nga Rruga e Allahut pa asnjë dije dhe e merr atë (Rrugën e Allahut, Kur’anin, Islamin) me synimin për t’u tallur. Për të tillët do të ketë ndëshkim poshtërues (në Zjarr)." [Llukman, 6] Ibën Mesudi ka thënë: “Tregimet boshe janë muzika.”
13. Luajtja me vetura dhe shkatërrimi i tyre
Edhe kjo gjithashtu është nga gabimet e pakontrolluara në të cilat zhyten shumë nga rinia, sepse lozja me vetura dhe shkatërrimi i tyre është nga mohimi i mirësive të Allahut, dhe mosfalënderim i Atij që t’i ka dhuruar ato. Pra kjo është një dëfrim i urrejtur që Islami e refuzon. Shto këtu edhe vrasjen e vetes e të njerëzve të pafajshëm. S'ka dyshim se ata që merren me këtë janë prej të rinjve të pavlerë dhe të shfrenuar të cilët meritojnë ndëshkim në këtë dunja dhe në ahiret.
14. Stacionet satelitore
Kanalet satelitore arabe dhe jo arabe janë bërë caqe të shkatërrimit të asaj që ka mbetur nga morali dhe tradita e mire. Puthjet e nxehta, fotot e zhveshura dhe shfaqjet katastrofale veprojnë në prishjen e rinisë dhe largimin e saj nga bota e pastërtisë dhe virtytit në botën e fëlliqësisë dhe poshtërimit. Kështu që detyra për çdo të ri është largimi nga çdo gjë që i ngacmon atyre emocionet dhe epshet. Dhe të them ty, o vëlla i ri, mbathja nga kanalet satelitore ashtu siç ia mbath nga luani.
15. Interneti
Kjo sprovë e re që ka hyrë në shtëpitë tona tani afër dhe pa kontroll. Edhe pse interneti mund të përdoret për të mirë dhe për përmirësim, por shumica e të rinjve e shfrytzojnë atë me qëllim të lojës dhe kalimit të kohës më kot, e ndoshta mundet me qenë kjo edhe në gjëra të ndaluara e kjo është prezente tek shumica e të rinjve në kohën tonë, të cilët kalojnë nëpër faqe të ndryshme të këqija, duke shikuar atë që nuk kanë pas mundësi të shohin përmes kanaleve satelitore. Mirëpo, pas kësaj çfarë, o vëlla i ri? Çfarë ka pas gjithë këtyre mëkateve dhe ndalesave? Çfarë ka pas këtyre kundërshtimeve dhe të urrejturave? Kënaqësitë mbaruan… Pasuan pendimet… Epshet mbaruan… Pasuan vuajtjet… U kënaqën pak, por u ndëshkuan gjatë. U argëtuan me dëfrim të sëmurë dhe përfunduan në dënim të dhembshëm. Ato epshe i dehën ata dhe nuk u doli dehja veçse në banesën e të ndëshkuarve. Ajo pavëmendësi i vuri në gjumë dhe nuk u zgjuan veçse në banesat e të shkatërruarve. Për Allahun! Ata u penduan me një pendim të fortë por në kohën kur pendimi nuk sjell më dobi, dhe qanë për atë që ju ka kaluar e në vend të lotëve me gjak.
-->Andaj, rini e nderuar! Ja kjo është rruga e shtrirë para teje. Dhe ja shpërblimet dhe fitimet po të presin!
Dera e pendimit po të thërret andaj mos hezito, dhe vendet e të dashurve po të presin andaj mos vono: "Dhe pendohuni që të gjithë ju te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim." [En Nur, 31]. Nuk të mbetet tjetër veçse të fillosh dhe ka për të ardhur ndihma nga Zoti i Fuqisë dhe Krenarisë. Në një Hadith Kudsi thuhet: "Kushdo që më afrohet Mua një pëllëmbë, Unë i afrohem atij një krah dhe kushdo që më afrohet një krah, Unë i afrohem atij një pash. Ndërsa kushdo që vjen tek Unë duke ecur, Une shkoj tek ai duke vrapuar." Ki kujdes, vëlla i ri, nga vonesa e pendimit sepse ti nuk e di se kur të vjen exheli. Hasan el Basri ka thënë: "O ju të rinj! Kujdes nga vonimi; të thënurit “do ta bëj më vonë, do ta bëj më vonë!”
E lusim Allahun e Madhëruar që të na mundësojë të gjithëve për kryerjen e punëve të mira dhe të na largojë nga haramet.
PERGADITUR NGA NJE GRUPE DIETARESHE
FALENDERUAR ME MADHESHTI QOFTE ALLAHU, ZOTI I BOTEVE. | |
| | | | Rinia jone ku po shkoni | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |