Kë të fajësojmë?
Një djalë i lindi një çifti, pas njëmbëdhjetë viteve martesë.
Ata ishin një çift i dashuruar dhe djali ishte margaritarë i syve të tyre.
Kur djali ishte diku në moshën dy vjeçare, në një mëngjes burri e pa të hapur një shishe me ilaçe.
Ai ishte vonuar për në punën e tij kështuqë i tha gruas së tij që t'i vë kapakun shishës dhe ta vendosë në raft.
Gruaja e tij e zënë me punët në kuzhinë, totalisht kishte harruar për kutinë e hapur me ilaçe.
Djali e pa shishen me ilaçe dhe i magjepsur nga ngjyrat e shishes, duke dashur të luante, shkoi tek ajo dhe i piu të gjitha ilaçet.
Ndodhi të ishte një ilaç helmues i destinuar për të rriturit në doza të vogëla. Nëna e tij nxitoi që ta dërgojë në spital, ku ai vdiq.
Nëna u habitë. Ajo u tmerrua se si do t'i dalë përballë bashkëshortit të saj.
Kur babai i shqetësuar erdhi në spital dhe pa fëmijën e vdekur, ai e shikoi gruan e tij dhe i tha vetëm pesë fjalë.
Burri vetëm tha: ''Unë jam me ty e dashur.''
Reagimi totalisht i papritur i burrit është një sjellje proaktive.
Fëmija ka vdekur. Ai asnjëherë nuk mund të kthehet në jetë. Nuk ka asnjë kuptim në fajësimin e nënës.
Veç kësaj, nëse ai do të gjente kohë të largonte shishen, kjo nuk do të ndodhte.
Askush nuk duhet të fajësohet. Edhe ajo e kishte humbur të vetmin fëmijë.
Çka i duhej në atë moment ishte ngushëllimi dhe mirëkuptimi i bashkëshortit të saj. Kjo është ajo çfarë ai i kishte dhënë.
Nëse secili prej nesh do të shikonte jetën nga kjo perspektivë do të kishte shumë më pak probleme në botë.
''Një udhëtim i mijëra kilometrave fillon me një hap të vetëm.''
Hiq të gjitha zilitë, xhelozitë, mosfaljet, egoizmin dhe frikën. Dhe do të shohësh se në realitet gjërat nuk janë aq të vështira siç mendon.
Morali i këtij tregimi: Ndonjëherë ne harxhojmë kohën tonë duke shikuar se cili është përgjegjës apo kë të fajësojmë, qoftë në një lidhje, në punë ose me njerëzit që i njohim.
Nga kjo mënyrë ne humbasim ca ngrohtësi në marrëdhëniet njerëzore. Duhet të kemi parasysh gjithnjë, se Allahu subhanehu ue teala, na sprovon në mënyra të ndryshme, dhe e jona është që të bëjmë durim dhe të përkrahim njëri-tjetrin, rrespektivisht të ndihmojmë dhe t'ia lehtësojmë atij që është duke u sprovuar e jo të bëjmë të kundërtën.
''A menduan njerëzit të thonë: ''Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?''
Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën e do t’i dallojë edhe gënjeshtarët.'' (El-Ankebut, 2-3).
''Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po t'i jepju myzhde durimtarëve.
Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: ''Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!''
Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.'' (El-Bekare, 155-157).
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi