- Cito :
-
Myftiu i Arabisë, autoriteti më i lartë fetar në vendlindjen e Islamit, dënoi të shtunën sulmet ndaj ambasadave dhe diplomatëve si jo-Islame pas protestave vdekjeprurëse kundër filmit anti-Islam.
Sheik Abdulaziz bin Abdullah Al al Sheik gjithashtu u bëri thirrje qeverive si dhe organizatave ndërkombëtare që ti kriminalizojnë fyerjet ndaj profetëve si dhe të ndalojnë filmin që ka nxitur tërbim në të gjithë Lindjen e Mesme.
“Është e ndaluar që të ndëshkohen të pafajshmit për krimet e liga të fajtorëve, apo të sulmohen ata të cilëve iu është dhënë mbrojtja për jetën e tyre dhe pronat, osë ti vihet zjarri e të shkatrrohen ndërtesat publike,” tha ai gjatë një fjalimi për agjencinë shtetërore të lajmeve SPA.
Duke përshkruar filmin anti-islam si të “mjerë” dhe “kriminal” ai shtoi se sulmet ndaj të pafajshmëve gjithashtu janë një shtrembërim i fesë Islame dhe nuk pranohen nga Zoti.
Dhjetëra përsona kanë mbetur të vdekur gjër tani gjatë protestave kundër këtij filmi në të gjithë Lindjen e Mesme./mesazhi/