Kur të mbetesh vetëm...
Kur të mbetesh vetëm e të gjithë të ta kthejnë shpinën,
Kur nuk ke askë afër që të të mbrojë,
Kur nuk di se çfarë të bësh dhe ke mbetur pa zgjidhje,
Kur vëren se ke gabuar apo nuk di çfarë të vendosësh,
Kur mendon se tjetri të ka tradhëtuar,
Kur e sheh se dhimbja shkon duke u shtuar,
Kur shpresat të humbin dhe mbetesh pa shpresë,
Kur ndoshta e lutë Zotin që të vdesë,
Kur ai/ajo që ia ke hapur shpirtin largohet prej teje,
Kur ai/ajo kërkon diçka më të mirë se t'i,
Kur e vëren se askush prej njerëzve nuk është perfekt, përveç Atij (subhanehu ue teala).
Kur e sheh se njerëzit gabojnë, dhe se vetëm Allahu subhanehu ue teala, nuk gabon asnjëherë,
Atëherë ke kujdes vëlla/motër e nderuar, mos kërko të tepërtën nga tjerët se do mbesësh vetëm...
Në një hadith kudsi, transmetohet se Allahu subhanehu ue teala, thotë: ''O robërit e mi, ju gaboni gjatë natës dhe ditës, a Unë i fali mëkatet të gjitha, prandaj më kërkoni t'ua falë mëkatet se unë i fali.'' (Transmeton Muslimi).
''...Allahu nuk gabon as nuk harron...'' (Ta Ha, 52).
Shkruar nga: Jetmir Jakupi