- Qaje per veten atehere kur sheh te ndaluaren dhe nuk largohesh nga ajo.
- Qaje per veten kur sheh te miren dhe e urrene ate.
- Qaje per veten nese qane kur sheh ndonje moment te prekshem ne film, dhe nuk qane kur degjon Kur’anin.
- Qaje per veten nese vrapon pas kesaj bote dhe nuk nxiton ne nenshtrimin ndaj Allahut.
- Qaje per veten nese namazi te kalon nga ibadeti ne adet.
- Qaje per veten nese sheh veten duke bere mekate .
- Qaje per veten nese nuk gjene kenaqesine dhe rehatine ne adhurime.
- Qaje per veten nese te kaplojne brengat dhe pikellimet, ndersa ti posedon nje te treten e fundit te nates.
- Qaje per veten nese kohen e kalon ne ate qe nuk ke dobi dhe e dine se do te pyetesh per ate.
- Qaje per veten nese sheh se ke gabuar rrugen, ndersa ti ke kaluar gjysmen e saj.
- Qaje per veten nese ke mekate dhe nuk kerkon pendim tek Allahut, ti e din se dera e pendimit eshte e hapur.
Pershtati: Valdet Kamberi, Presheve