Shtatë momente që melaqet luten për ty
1 Kur je në pritje të Namazit
Kur njeriu është duket pritur hyrjen e kohës së namazit Melaqet luten për të : O Zot fale këtë njeri dhe mëshiroje atë. (Transmeton Imam Muslimi r.a )
2 Kur falesh në safin e parë
Nga mësimet e të dërguarit tonë kemi marrë që të jemi të përpiktë në namaz dhe kjo është njëra ndër arsyet që melaqet e Zotit luten për njeriun. Thotë pejgamberi a.s : Me të vërtet All-llahu dhe melaqet e Tij luten për namazëliun i cili falët në safin e parë. Shokët pyetën pejgamberi : A ka falje edhe për ata të safit të dytë? . Pejgamberi a.s thotë : Po edhe për safin e dytë.
(Transmeton Imam Ahmedi)
3 Thënia Amin në namaz
Thotë Pejgamberi a,s: Nëse thotë ndokush Amin por në të njëjtën kohë thonë edhe melaqet e Zotit në qiell amin, i falen ati të gjitha mëkatet.
(Transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi)
4 Falja e namazit të sabahut me xhemat
Kush falë namazin e sabahut me xhemat the ulet pas namazit në xhamin e tij, luten melaqet për të: "O Zot fale këtë njeri dhe mëshiroje".
(Transmeton Imam Ahmedi )
5 Lutja për vëllanë jo prezent
Kur lutet njeriu mysliman për vëllanë e tij mysliman dhe ai nuk është prezent, mbi kokën e tij qëndron një melaqe e cila dëgjon lutjen e tij për mirë thotë: "Amin , edhe për ty qofshin këto lutje".
(Transmeton Imam Muslimi)
6 Dhënia për në rrugë të All-llahut
Nuk ka ditë që fillon e të mos zbresin dy melaqe ku thotë njëra prej tyre : O Zot shtoj pasuri ati që jep. Ndërsa tjetra lutët: "O Zot mos i jep ati që s’jep".
(Transmeton Imam Buhariu dhe Muslimi)
7 Ti mësosh njerëzve gjërat e mira
Thotë Pejgamberi a.s: "All-llahu dhe engjëjt e Tij, banoret e qiellit e të tokës, por dhe milingona në shpellën e saj e peshku në deti lutën për mësuesin e njerëzve për në të mirë.
( Transmeton Termidhiu)
Dhe thuaj: "O Zoti im më fal mua nga mëkatet e mia të bëra, dhe ato që do i bëjë, largoje nga ne dënimin e varrit, dhe të xhehenemit. Na fal xhenetet e tua e bashkona me njerëzit e mirë."