Bujamin Pena e Artë
Numri i postimeve : 423 Data e regjistrimit : 26/08/2010 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni
| Titulli: Ia vlenë të provosh edhe këtë : Mon 10 Jan 2011 - 20:22 | |
| Ti i ke provuar shumë kënaqësi nga kjo botë, përse të mos e provosh dhe këtë?
Të gjithë njerëzve u bëhet qejfi nëse familjarët apo kolegët dëshmojnë për sinqeritetin e tyre në familje apo punë. Nëse përpiqemi të jemi të sinqertë me punëdhënësit tanë, përse të mos jemi me Atë që na ka krijuar?
Sinqeriteti nuk bie ndesh me asnjë kënaqësi tënden të përditshme. Ti sërish mund të vishesh bukur si gjithmonë, sërish mund të kalosh pushimet ku të duash, sërish do punosh për ta shtuar kapitalin tënd, por të gjitha këto t’i bësh për hatër të Zotit dhe për të fituar kënaqësinë e Tij.
Veçohu për disa sekonta me veten në këto çaste, mbylli sytë dhe gjithçka që posedon dedikoja Zotit.
Nëse e ke të pamundur që gjithçka t’ia dedikosh Zotit, të paktën zgjidh vetëm një gjë të shtrenjtë dhe dedikoja Zotit.
Vetëm kështu do e shijosh lumturinë që kërkon në këtë botë, e cila është një premtim prej Zotit.
Mos harro o vëlla dhe oj motër! Nëse çantën e jetës e keni të mbushur me gjithçka, por që nuk ia keni dedikuar Zotit, Ditën e Kiametit ajo çantë do të jetë e mbushur me gurë e zhavorr.
Thotë dijetari Ibnul Kajjim:”Puna pa sinqeritet i ngjan një udhëtari me çantë në shpinë. Në çantë, ai ka vetëm qerpiçë e gurë, të cilët vetëm sa e rëndojnë pa i bërë asnjë dobi.”
Veç kësaj, nëse nuk je i sinqertë me Zotin, ti ecën në drejtim të kundërt me universin. I gjithë universi i është dedikuar dhe përkushtuar vetëm Zotit. Një makinë e vetme po të dalë në krah të kundërt, shkakton me dhjetëra aksidente duke ç’rregulluar trafikun.
Nëse vazhdon të ecësh në drejtim të kundërt me universin, vetëm vuajtje dhe probleme do të hasësh. Mund të bredhësh gjithë natën me makinë deri në mëngjes në kërkim të një momenti kënaqësie dhe lumturie, por do të shijosh vetëm raskapitje dhe topitje. Mund të kalosh gjithë natën në facebook duke parë foto, por nga vendi do të ngrihesh i mpirë dhe aspak i lumtur. Mburru sa të duash me pamjen tënde, rrobat firmato dhe trupin e bukur, por veç vuajtje dhe dëshpërim do të vjelësh.
Nëse të mirat materiale që të ka dhënë Zoti, ia dedikon Atij, atëherë do të ndihesh i qetë dhe i lumtur, pasi lëvizja jote është e njëtrajtshme me atë të universit.
“Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë.” (Nahl, 66)
Profeti a.s thotë:”O Zot! Ma bëj rizk dashurinë Tënde, dashurinë e atyre që të duan dhe dashurinë për një punë, që më afron me dashurinë Tënde. O Zot! Nëse më jep diçka që e dua, shndërroje atënë energji që ta përdor sipas dëshirës Tënde. O Zot! Nëse e merr diçka që e dua, më bëj që kohën që do të merresha me të, ta mbush me vepra që Ti i do.” Si ta arrijmë sinqeritetin?____________________________ 1 – Lute Zotin çdo ditë që të pajisë me sinqeritet! Që sot derisa të përfundojë Ramazani, kërkoji Zotit sinqeritet në çdo . Lutja e përforcon idenë që ke në kokë.
2 – Përveç veprave të mira të zakonshme, bëj diçka që të mos e dijë tjetër kush përveç Zotit.
3 – Hadithet që lexove në këtë temë, printoji në një fletë dhe vendose atë në një vend ku e lexon shpesh.
4 – Para se të dalësh nga shtëpia çdo ditë, bëj nijet që të jesh i sinqertë në veprat e tua.
E lus Zotin që konceptin e sinqeritetit ta kem përcjellë siç duhet tek të gjithë lexuesit dhe dashamirësit. Mundësoi : Bujamin Salija | |
|