Jeta është e përbërë nga vetëm dy ditë:
- Një ditë është për ju!
- Tjetra ditë është kundër jush!
“Ata që kanë qenë falenderues, ndaj Krijuesit është dita për ju.”
“ Dhe ata që s’kanë mbjellur nuk kanë për të korur, pra kjo është dita, kundër jush.”
Zgjidh atë që është e drejtë dhe mos zgjidh interesat e tua personale.
Jeto për të vërtetën duke ndjekur gjurmët e të dashurit Muhammed s.a.v.s
Nga Një e Vërtetë e Vetme të gjitha gënjeshtrat tunden.
Qetësohu dhe jeto për të vërtetën.E Vërteta afër nesh, e ne larg nga E Vërteta.
Zhvish rrobat e lidhjes sate me krijesat dhe idolizimet tuaja ndaj tyre.
Zhvish rrobat e epshit, kotësisë, mashtrimit dhe dyfytyrësisë, të dëshirës tënde që të jesh i pranuar nga njerëzit, që ata të të qasen dhe të të japin dhurata.
Zhvishe veshjen e kësaj bote dhe vish ate të botës së përtejme.
Gjuha jote është e devotshme, por zemra jote është e pamoralshme.
O Populli im!
Përgjigjuni, thirrjes së Allahut të Gjithfuqishmit, ju thërras tek dera e Tij dhe shërbimit duke i'u nënshtruar ndaj Tij.
Nuk ju thërras tek vetja ime.
Dyftyrëshi nuk i thërret njerëzit tek Allahu I Gjithfuqishëm; ai është reklamues i vetes. Ai kërkon favore dhe pranim, duke kërkuar përfitime të kësaj bote.
Përjeto vdekjen e vetes tuaja të ulëta, pasioneve dhe djajve, para se të vdesësh. Përjeto vdekjen e veçantë . Para vdekjes së zakonshme.
Si quhesh? - të pyet zemra ime.
Ajo nuk mund të ekzistojë vet, pa botën, pa njerëz.
Njerëz të gjitha ngjyrave, të të gjitha popujve, ejani të njihemi dhe të dimë se si quhemi.
" Nëse ti e don veten, duhet ta dashurosh edhe Krijuesin tënd, ndërsa kur të dashurohesh në Krijuesin do ti duash edhe krijesat e Tij. "
Shihmëni! Unë jam vepra dhe krijesa e Mjeshtrit të Madh! Mëshira e Tij . Besimi është dritë por edhe fuqi.
Kush beson me të vërtetë, nuk i trembet askujt dhe asgjëje.
Me dritën e Besimit Islam në zemër njeriu ngjitet në majat më të larta, meriton parajsën, dhe është i shpëtuar në të dy botërat...
Besimi i lidh ata fort me njëri-tjetrin. Njeriu duke i besuar Krijuesit të tij stoliset me cilësitë më të çmuara dhe në bazë të tyre vlerësohet.
Njeriu çmon dhe lartëson veten me Besimin...
Andaj zgjohuni nga pakujdesia o sytë, se boll kemi fjetur, zgjohuni duke u ushqyer veten me Besim... All-llahu do për ju lehtësi, jo vështirësi.
" Të thuash unë jam muslimanë është ndryshe, ndërsa të jetosh si musliman është ndryshe!... "
- Emra dhe pamjet e jashtme nuk e shpëton dot njeriun, por ajo çka e shpëton atë janë veprat dhe aktivitetet.
- Këtë të vërtetë e dini nga vetë I Vërteti.
" Të dashurojmë të Meritueshmin dhe të urrejmë të meritueshmit, Nëse ndjenjat e dashurisë dhe të urrejtjes nuk janë për Allahun e Lartmadhëruar, atëherë urrehet ajo që duhet dashuruar dhe dashurohet ajo që duhet urryer. Kjo është një fatkeqësi e madhe shpirtërore. Prandaj, është kusht që të orientohet dashuria drejt të Meritueshmit dhe urrejtja drejt të meritueshmëve."
─Nga Bujamin Salija