Disa qindra myslimanë kanë protestuar sot në qendër të Athinës kundër filmit “Pafajësia e myslimanëve”, që vlerësohet se fyen dhe përqesh Profetin Muhamed (alejhi selam). Demonstruesit brohorisnin “Gjithçka që kemi është Muhamedi” dhe bartnin transparente në të cilat shkruante “kërkojmë që menjëherë të dënohen ata që janë përpjekur të përqeshin profetin tonë Muhamed”, derisa përgatiteshin për tu nisur drejt Ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin grek.
Gjatë demonstratave pati edhe situata të tensionuara, kur disa demonstrues gjuanin me shihe policinë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës.
Në Greqi jetojnë disa qindra mijëra myslimanë. /Tg/kohaislame