Muslimanët, të cilët përbëjnë, 15% të popullsisë në Myanmar janë një bekim dhe një mirësi për shtetin.Ashtu siç kërkojnë dhe vlerat morale të Kur’anit, këto vëllezër Muslimanë zotërojnë virtyte të mëdha, zellin, besnikërinë, respektin, bindëshmërinë, paqen, modestinë përuljen dhe dashurinë dhe ato japin një kontribut madhor për mirëqenien, rregullin,progresin dhe stabilitetin e vendit të tyre po aq mirë ato luftojnë për një të ardhme të shkëlqyer të vendit të tyre. Është tej mase e rëndësishme për administratën Myanmar ti japë sigurinë,drejtësinë dhe lirinë për të ciën kanë nevojë këta vëllezër tonë paqedashës, të cilët kanë një dashuri shumë të thellë për vendlindjen dhe respekt për qeverinë.
Persekutimi i Muslimanëve në Burma(Myanmar) duhet të marrë fund. Le të shkruajmë letra gjithsecili autoriteteve për këtë.
“ Programi i Partisë Socialiste Burmeze” të udhëhequr nga një administratë në 1962 pothuajse tërësisht hoqi dorë nga të drejtat fetare Muslimane dhe lirinë fetare, dhe ato u ndaluan që të jetonin sipas besimit të tyre ashtu si do të dëshironin.Kjo gjë përfundoi me mbylljen e të gjithave Instituteve Fetare arsimore dhe xhamive,haxhillëkut,kurbaneve,të falurit me xhematë, si dhe detyrime të tjera fetare u ndaluan.Si pasojë,e ketyre arrestime dhe dhunime të së drejtës njerëzore dhe shkleljes ligjore, apo torturave qe i shoqëronte ato, ashtu siç është konfirmuar dhe nga gjykatat ndërkombëtare,i detyroi Muslimanët të largohen nga Myanmar. Megjithatë, reporterët tanë nga rajoni na raportojnë ne se vëllezërit tanë në në këtë rajon ,nuk janë në gjendje që të gëzojnë respektin, dashurinë, sigurinë ,paqen që e meritojnë. Muslimanët të cilët kryesisht jetojnë në rajonin e Arakanit, janë nën një presion të ashpër, ashtu siç tregohet dhe nga shumë trupa gazetarësh ndërkombëtarë. Fushata kundër -Islamiste që u rrit ndjeshëm në shekullin i 20-të i kushtoi jetën rreth 100,000 Muslimanëvë;me qindra e mijra të tjerë u gjymtuan apo u dëbuan me forcë nga tokat e tyre gjatë një masakre në Arakan në 1942. Sipas të dhënavë të nxjerra nga organizatat humanitare, 20,000 Muslimanë Arakanë u vranë, u martirizuan në 1963-1984. Me qindra gra u përdhunuan dhe e gjithë pasuria e Muslimanëve u konfiskua. Në Janar 199 doli në shesh se 700 anëtarë të minoritetit Musliman u mbytën pranë kufirit me Bangladeshin.Në 1994,më tepër se 1000 Muslimanë u martirizuan pa gjygj. Këto praktika të padrejta dhe të dhunshme vazhduan dhe pas 1990-tës, dhe në 1992 200,000 Muslimanë duke dashur që të shpëtonin jetët e tyre u forcuan që të kërkonin strehim në Bangladesh.Një vend i vogël dhe i varfër mirëpriti refugjatët nga Myanmari,por pati vështirësi që t’i ndihmonte me ushqim e strehim. Për shkak se mjetet ekomunikimit janë të kufizura, interneti është shumë i vrojtuar dhe monotorizuar dhe se dhe ato gazetarë që hyjnë në rajon janë të ndaluar që të mbledhin dhe të transmetojnë informacione,vëllezërit tanë në Myanmar kanë shumë vështirësi që t’i dëgjohet zëri dhe e vërteta. Por që të gjithë ato lajme apo fotografi që rastësisht arrijnë të dalin shfaqin të vërtetën dhe se çfarë me të vërtetë po ndodh dhe shkallën e lartë të dhunës dhe shtypjes apo padrejtësive që po ndodh atje. Administrata e Myanmar po ndjek një politikë të gabuar duke shtypur njerëzit e saj dhe qytetarët Muslimanë. Shtypja dhe dhuna kurrë nuk sjell paqe dhe stabilitet. Në qoftë se adminstrata e Myanmarit dëshiron që ky shtet të zërë vend në kombet moderne të shekullit të 21-të dhe po kërkon që të arrijë një zhvillim, progress dhe rigjenerim, atëherë ai së pari duhet t’i trajtojë bashkëqytetarët e tij me me respekt, dashuri dhe mirëkuptim Kjo është ajo se çfarë një shtet i madh kërkon.Është lehtësisht e qartë se kurrë nuk mund të arrihet një status i tillë, pra i një shteti të madh duke shtypur Muslimanët të pafajshmëm Myanmar, të pafuqishëm, të cilët nuk dëmtojnë askënd dhe të cilët përkundrazi janë të moderuar,të zellshëm besnikë dhe të devotshëm ndaj atdheut të tyre dhe kombitdhe nuk mund t’i ndalosh ato të ushtrojnë dhe të jetojnë me fenë e tyre. Këtu nuk bëhet fjalë nëse Muslimanët nuk binden apo nuk respektojnë shtetin etyre. Nuk ka arsye pse adminstrata Myanmar duhet të bëjë të vështirën për Muslimanët.Islami është fe e paqes dhe e dashurisë. Devocioni, mëshira e vëllezërvë tanë Muslimanë të Myanmarit ndaj Kur’anit dhe Sunetit të Profetit tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin me të) janë një bekim i madh për Myanmarin.
Me qëllim që adminstrata e Myanmarit ta shfrytëzojë sa më mirë këtë bekim, është themelore për to që të heqin dorë nga shtypja dhe dhuna ndaj Muslimanëve. Në se adminstrata e Myanmarit dëshiron pasuri dhe mirëqenie, atëherë ajo mund t’i arrijë të gjitha këto duke duke siguruar një klimë ku të gjithë qytetarët e saj mund të jetojnë si njerëz, duke siguruar sigurinë e tyre, duke i lënë ato të jetojnë të lirë dhe duke i garantuar lirinë e mendimit dhe të besimit. Do të jetë vetë adminstrata e Myanmarit që do t’i vuajë pasojat nga injorimi i këtij realiteti, duke shkelur dhe injoruar kërkesat ndërkombëtare për vendosjen ë të drejtave njerëzore dhe ligjin kundër dhunës dhe shtypjes. Shpresa jonë është se menjëherë adminstrata ë Myanmarit duhet t’i japë fund këtyre praktikave dhe të lejojë një jetë cilësore dhe të mirë për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë Muslimanët, të Krishterët, Budistët. Kur kjo të arrihet, adminstrata e Myanmarit atëherë do të meritojë të zë një vend dinjitoz ndërmjet shteteve të qytetëruara modern të shekullit të 21-të.
Imazhe të ndryshme në lidhje me atë që po ndodh në Myanmar
Më poshtë janë një numër fotosh që tregojnë gjendjen e vështirë të Muslimanëve në Myanmar. E gjithë bota Islamike ka përgjegjësi që të sigurojë paqen dhe sigurinë e këtyre Muslimanëve. Në se bota Islamike dëshiron të lirojë vëllezërit tanë që po vuajnë në Myanmar,Patani,Irak,Afganistan,Palestinë apo në shumë vende të botës dhe të arrijë një zgjidhje përfundimtare për to atëherë ajo duhet të bashkohet. Një botë Islamike që vepron me solidaritet, si vëllezër të bashkuar nuk do të ketë më probleme, dhe do ti garantojë paqe dhe mirëqenie jo vetëm Muslimanëve por dhe të gjithë botës.kohaislame