Muslimanët amerikanë janë mbledhur në një tubim proteste para Shtëpisë së Bardhë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për rritje të islamofobisë
Në Lafayette Park, pranë Shtëpisë së Bardhë, janë mblodh një grup i muslimanëve amerikan me parulla protestuese në të cilat ishin shkruar slogane të tilla si "Pse Islamofobia është bërë çështje e politikës shtetërore dhe të jashtme?”, “Ndaloni diskriminimin", "Mos e keqpërdorni lirinë e shprehjes ", "Pejgamberi Muhamed (a.s.) është qenia më e zgjedhur dhe më e përsosur njerëzore që ka ekzistuar ndonjëherë."
Muslimanët e mbledhur u kanë shpërndarë kalimtarëve lule dhe fletëpalosje të cilat thyejnë të gjitha paragjykimet dhe japin fakte në lidhje me Islamin.
Duke folur në emër të muslimanëve amerikan, kreu i këtij grupi ka dënuar të gjitha fyerjet dhe diskriminimin e cilitdo religjion apo pejgamber. Filmi i diskutueshëm, sipas fjalëve të tyre, nuk duhet të konsiderohet si liri e shprehjes.
Protestat e muslimanëve amerikanë janë mbështetur edhe nga një grup i komunitetit hebre.