Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, zotëriun e mbare njerëzimit!
Kjo është një ligjëratë e shkurtër mbi haxhin, vlerën, dobitë dhe diç nga dispozitat e tij.
Kur është obliguar haxhi?
Haxhi është obliguar ne vitin e nëntë pas hixhrit, ne vitin e delegacioneve, ne te cilin zbriti kaptina Ali Imran, ku nder te tjera qëndron:
“ ولله على الناس حج البيت من استطاع إليه سبيلا
vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit“. (Ajeti, 97)
Dispozita e haxhit
Është farz (obligim i detyruar), është njëra nga shtyllat e fesë. Përveç ajetit paraprak, qe na shërben si argument për këtë, po ashtu edhe hadithi vijues na shërben argument. Ibni Omeri transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“ بُني الإسلام على خمس : شهادة أن لا إله إلا الله وأن محمدا رسول الله وإقام الصلاة وإيتاء الزكاة والحج وصوم رمضان
Islami është ndërtuar mbi pese shtylla: Dëshmia se nuk meriton te adhurohet askush me te drejte përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, haxhi dhe agjërimi i Ramazanit“. (Transmetim unanim)
Haxhi a është obligim i menjëhershëm?
Po, haxhi është obligim menjëherë si t’i bëhen njeriut mundësitë. Ajeti i lartpërmendur na shërben argument për këtë, por krahas tij kemi edhe këto argumente:
Ebu Hurejre transmeton:
“ خطبنا رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال : ” أيها الناس قد فرض الله عليكم الحج فحجوا
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam na mbajti një ligjëratë e tha: O ju njerëz! Allahu ua ka obliguar haxhin andaj kryejeni atë!“. (Muslimi)
Ibni Abbasi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“ مَنْ أَرَادَ الْحَجَّ فَلْيَتَعَجَّلْ فَإِنَّهُ قَدْ يَمْرَضُ الْمَرِيضُ وَتَضِلُّ الضَّالَّةُ وَتَعْرِضُ الْحَاجَةُ
Kush dëshiron ta kryeje Haxhin le te nxitoje ngase ndodhe qe te sëmurët i sëmuri, te humb gjeja e humbur dhe te lind ndonjë nevoje“. ([1])
Në një version tjetër te Ibni Abbasit te regjistruar nga Imam Ahmedi qëndron:
“ تَعَجَّلُوا إِلَى الْحَجِّ يَعْنِي الْفَرِيضَةَ فَإِنَّ أَحَدَكُمْ لَا يَدْرِي مَا يَعْرِضُ لَهُ
Nxitoni për Haxh (e ka për qellim haxhin obligativ) ngase ju nuk dini se çfarë iu ndodhe“.
Drejtimi juridik shafiit mendon se Haxhi nuk është obligim i menjehershem ngase Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam e shtyri atë deri ne vitin e dhjete pas hixhrit, por këtë mendim nuk e kane pranuar te tjerët, dhe janë përgjigjur:
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam nuk e ka shtyre me shume haxhin se një vit ndërsa shafiitet mendojnë se ai mund te shtyhet ne fat te pacaktuar kohor.
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam e pati për qellim pastrimin e Qabesë nga idhujt dhe “haxhilerët” lakuriq (jomusliman).
Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam nga kryerja e haxhit e preokupuan ardhjet e shume delegacioneve ne Medine për ta pranuar Islamin.
Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam i kishte zbritur urdhri për Haxh pasi qe koha e haxhit ne vitin e nëntë hixhrijj kishte kaluar kështu qe ai u detyrua ta shtyje atë deri ne vitin e ardhshëm. ([2])
Haxhi është obligim vetëm njëherë në jetë
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“ خطبَنا رسول الله صلى الله عليه وسلم فقال : ” أيها الناس إن الله عز وجل قد فرض عليكم الحج فحجوا ، فقال رجل : أكلَّ عام يا رسول الله فسكت حتى قالها ثلاثاً، فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم : لو قلتُ نعم لوجبت ولما استطعتم ، ثم قال : ذروني ما تركتكم فإنما هلك من كان قبلكم بكثرة سؤالهم واختلافهم على أنبيائهم فإذا أمرتكم بأمر فأتوا منه ما استطعتم وإذا نهيتكم عن شيء فدعوه
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam na mbajti një ligjëratë e tha: O ju njerëz! Allahu ua obligoi haxhin andaj kryejeni atë. Tha një njeri: A çdo vit o i dërguari i Allahut? Heshti derisa njeriu e përsëriti pyetjen tri here. Atëherë tha Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam: Po te them po juve iu obligohet ndërsa ju nuk keni mundësi ta bëni këtë. Pastaj tha: Lërmëni me këto qe ua kam lënë ngase ata qe ishin para jush u shkatërruan si shkak i pyetjeve te shumta te tyre dhe mospajtimeve me pejgamberët e tyre. Nëse iu urdhëroj me diç kryejeni sa te mundeni ndërsa kur t’iu ndaloj nga diç largohuni (tërësisht) prej saj ”. (Muslimi)
Vlera
Për vlerën e haxhit janë rrëfyer argumente te shumta. Ja disa:
1.Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam u pyet:
“ أي العمل أفضل ؟ فقال : إيمان بالله ورسوله ، قيل : ثم ماذا ؟ قال : الجهاد في سبيل الله ، قيل : ثم ماذا ؟ قال : حج مبرور
Cila vepër është me e mira? Tha: Besimi ne Allahun dhe ne te dërguarin e Tij. Pastaj cila? Tha: Xhihadi ne rrugën e Allahut. Pastaj cila: Tha: Haxhi i pranuar“. (Buhariu dhe Muslimi)
Haxhi i pranuar i ka këto domethënie:
4 Te jete nga pasuria hallall,
4 Te largohet nga hipokrizia, mëkati dhe grindja gjate haxhit,
4 Ta kryeje haxhin sipas porosive te Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam,
4 Qe ta kryeje haxhin sinqerisht e jo për sy e faqe.
2. Ebu Hurejre transmeton se ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam duke thënë:
“ مَن حجَّ لله فلم يرفث ولم يفسق رجع كيوم ولدته أمه
Kush kryen haxhin pa bere marrëdhënie seksuale dhe pa shkelur dispozitat e tij, ai kthehet (i pastër nga mëkatet) sikur atë dite kur e ka lindur nëna“. (Buhariu dhe Muslimi)
3. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“ العمرة إلى العمرة كفارة لما بينهما والحج المبرور ليس له جزاء إلا الجنة
Umreja deri ne umre shlyen mëkatet ndërmjet tyre ndërsa për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit“. (Buhariu dhe Muslimi)
4. Transmeton Aisheja, nena e besimtareve se ajo ka thënë:
“ قلتُ يا رسول الله : ألا نغزو ونجاهد معكم ؟ فقال : لكُنّ أحسن الجهاد وأجمله الحج حج مبرور ، فقالت عائشة : فلا أدع الحج بعد إذ سمعت هذا من رسول الله صلى الله عليه وسلم
Thashë: O i dërguari i Allahut! A te mos marrim pjese ne beteja dhe te luftojmë me ju? Tha: Xhihadi me i mire dhe me i bukur për ju eshte haxhi i pranuar. Aisheja tha: Kurrë me nuk do ta le haxhin pasi qe këtë e dëgjova prej te dërguarit te Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi te“. (Buhariu)
5. Amr b. Asi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“ وأن الحج يهدم ما كان قبله …
Haxhi shkatërron mëkatet e mëparshme“. (Muslimi)
6. Abdullah b. Mes’udi transmeton se Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“ تَابِعُوا بَيْنَ الْحَجِّ وَالْعُمْرَةِ فَإِنَّهُمَا يَنْفِيَانِ الْفَقْرَ وَالذُّنُوبَ كَمَا يَنْفِي الْكِيرُ خَبَثَ الْحَدِيدِ وَالذَّهَبِ وَالْفِضَّةِ وَلَيْسَ لِلْحَجَّةِ الْمَبْرُورَةِ ثَوَابٌ إِلَّا الْجَنَّةُ
Kryejini haxhin dhe umren paralel ngase ato zhdukin varfërinë dhe mëkatet ashtu sikur gjyryku largon ndryshkun e hekurit, arit dhe argjendit, ndërsa për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhennetit“. ([3])
7. Ibni Omeri transmeton se Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam ka thënë:
“ الغازي في سبيل الله والحاج والمعتمر وفد الله دعاهم فأجابوه وسألوه فأعطاهم
Luftëtari ne rrugën e Allahut, haxhiu dhe umrebërësi janë delegacion i Allahut; i ftoi dhe iu përgjigjën, e luten dhe ua plotësoi lutjen”. ([4])
Dobitë e haxhit
Thotë Allahu i Madhëruar:
“ ليشهدوا منافع لهم
(Vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre“. (Haxh, 28)
Dobitë e haxhit janë edhe fetare por edhe dobi te kësaj bote.
Sa iu përket atyre fetare mund te përmendim: Arritja e kënaqësisë se Allahut, falja e te gjitha mëkateve, shpërblimi i madh për faljen e namazit ne Qabe qe llogaritet sa 100.000 namaze ne vende-xhami tjera, pastaj shpërblimi për Tavafin, Sa’jin, etj, qe nuk mund te arrihen përveçse ne këto vende.
Dobi tjera janë edhe takimi me muslimanët, njohja me gjendjen e tyre, takimi i dijetareve dhe përfitimi prej tyre, etj.
Ndërsa prej dobive qe kane te bëjnë me këtë bote janë: tregtia dhe te gjitha aspektet tjera te përfitimi, te cilat lidhen për haxhit.
Urtësitë e haxhit dhe ndikimi i tij ne shpirt
Ne kryerjen e riteve te Haxhit ka dobi dhe urtësi te shumta, dhe kush bekohet për kuptimin dhe veprimin sipas tyre, ai është bekuar për një te mire te madhe.
! Udhëtimi i njeriut për kryerjen e haxhit përkujton udhëtimin për tek Allahu ne Ahiret, dhe sikur qe ne udhëtim njeriu ndahet nga te dashurit dhe duhet te ketë furnizim qe e dërgon deri ne
, po kështu na jeta ndahet prej te afërmëve dhe duhet te beje vepra te mira për përgatitjen për këtë udhëtim. Thotë Allahu:
“ وتزودوا فإن خير الزاد التقوى
Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria“. (Bekare, 197)
! Sikur qe udhëtimi ne këtë bote është një lloj ndëshkimi, po ashtu edhe udhëtimi për ne boten tjetër është ndëshkim, madje edhe shume me i madh. Njeriu para vetes ka vdekjen, varrin, ringjalljen, llogarinë, peshoren, siratin e pastaj ose Xhennetin ose Xhehennemin. I lumtur është ai, qe e shpëtoi Allahu.
! Kur haxhiu vesh pelerinën e bardhe ai përkujton qefinin e tij, me te cilin do te mbështillet. Kjo fton ne lënien dhe braktisjen e mëkateve ngase sikur qe zhvishet nga rrobat e tij ai duhet te zhvishet po kështu nga mëkatet. Ai sikur qe vesh dy rroba te bardha te pastra po kështu edhe zemra dhe gjymtyrët e tij duhet te jene te pastra nga njollat e mëkateve.
! Kur te thotë njeriu ne mikat (vendi ku haxhiu vesh pelerinën dhe bën nijjetin): “ لبيك اللهم لبيك (Lebejke Allahumme Lebbejke – Te përgjigjem o Allah te përgjigjem)”, ai shpreh gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur Allahut, Zotit te tij dhe ai, assesi, me këtë përgjigje qe ia bën Allahut, nuk mendon te vazhdoje ne mëkate. Ai sikur thotë: Te përgjigjem o Zot dhe nuk shkel ndalesat Tua!
! Braktisja e gjerave te ndaluara gjate kohës sa është ne Ihram dhe përkujtimi i shpeshte i Allahut muslimanit ia përkujton gjendjen ne te cilën ai duhet te jete. Kjo është një lloj edukate për te dhe mësim i shpirtit me këtë gjë, qe duhet te jete rutine e tij. Ai e ushtron shpirtin e tij për t’i braktisur edhe gjerat e lejuara, te cilat Allahu ia ndaloi atij ne këtë vend ndërsa ia lejoi pas këtij vendi. Ai derisa mësohet t’iu largohet edhe gjerave te lejuara, gjithsesi se gjerave te ndaluara qe ndalohen si ne këtë vend po ashtu edhe ne vendet tjera dhe si ne kohe te haxhit po ashtu edhe ne kohe te tjera, do t’iu largohet madje me më shume lehtësi.
! Hyrja ne Qabe, e cila është bere strehim dhe siguri për njerëzit, muslimanit ia përkujton sigurinë qe do ta ketë ne Ditën e Kiametit. Ajo qe me se shumti njeriut ia garanton sigurinë është besimi i sinqerte ne Allahun dhe shmangia politeizmit apo çfarëdo forme te pabesimit. Thotë Allahu:
“ الذين آمنوا ولم يلبسوا إيمانهم بظلم أولئك لهم الأمن وهم مهتدون
Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë“. (En’am, 82)
! Puthja e gurit te zi (haxheru’l esvedit), qe shënon fillimin e kryerjeve te ritualit te haxhit, haxhiun e përgatit ne zbatimin e sunnetit-traditës se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam dhe mos shkeljen e parimeve te fesë, vetëm pse mendja e tij nuk pranon me atë gjë. Ai e di-mësohet se çdo gjë qe e ka urdhëruar Allahu për njerëzit ka një urtësi dhe te mire.
Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, ne lidhje me puthjen e gurit te zi kishte thënë:
“ إني أعلم أنك حجر لا تضر ولا تنفع ولولا أني رأيت النبي صلى الله عليه وسلم يقبِّلُك ما قبلتك
Unë e di se ti je guri, qe nuk bën dem dhe as dobi, por sikur te mos e shihja Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam duke te puthur nuk do te puthja“. (Transmetim unanim)
! Gjate Tavafit (silljes rreth Qabese) njeriu përkujton babain e tij, Ibrahimin, alejhi’s selam, i cili e ndërtoi Qaben dhe ftoi për vizitën e saj. Këtë shtëpi e vizituan Musai, Junusi, isai, Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, madje edhe vuri bazat dhe parimet e shëndosha te vizitës se saj, te zhveshura nga çdo forme politeizmi.
! Pirja e ujit te Zemzemit njeriut ia përkujton begatitë e Allahut dhuruar njerëzve, te cilin e pine miliona njerëz prej mijëra vitesh dhe ende nuk është thare.
! Sa’ji (ecja e shpejte) ne mes Safasë dhe Merves haxhiut ia përkujton sprovimin e Haxheres, nënës se Ismailit dhe gruas se Ibrahimit, alejhimu’s selam. Nëse kjo grua ka duruar dhe është strehuar tek Allahu gjate sprovës se saj andaj edhe njeriu, e sidomos mashkulli, duhet ta beje këtë. Burri përkujton përpjekjen e kësaj gruaje te ndershme e kështu i lehtësohet problemi, te cilin e vuan, ndërsa gruaja përkujton një paraardhëse te saj, te gjinisë se saj, dhe kështu behet me e forte ne përballimin e problemeve.
! Qëndrimi ne Arafat njeriut ia përkujton kallaballëkun e krijesave ne Ditën e Tubimit, dhe nëse haxhiu lodhet nga tollovia e me se shumti tre milion njerëzve atëherë si do te jete gjendja e tij ne ditën kur tubohen te gjitha krijesat e kësaj toke.
! Ne gjuajtjen e gurëve njeriu e mëson vetveten për adhurim absolute, ngase ai edhe nëse nuk e di urtësinë e hedhjes se gurëve dhe edhe nëse nuk mund t’i lidhe dispozitat për shkaqet e tyre (pse kjo kështu e ajo ashtu), ai megjithatë i kryen ato dhe kjo shpreh adhurimin absolute për Allahun e Madhëruar.
! Therja e Kurbanit njeriut ia përkujton ndodhinë historike te Ibrahimit me Ismalin, alejhima’s selam, i cili shprehu gatishmërinë e tij për ta therur te birin, Ismailin, pas ëndrrës qe kishte pare. Kjo tregon se njeriun nuk duhet ta kap butësia apo dhembshuria e te mos e zbatoj urdhrin e Allahut. Kjo ndodhi historike poashtu njeriut ia mëson edhe gatishmërinë për t’iu përgjigjur urdhrit te Allahut siç beri Ismaili, alejhi’s selam:
“ يا أبت افعل ما تؤمر ستجدني إن شاء الله من الصابرين
O babai im, punoje atë që urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!“. (Saffat, 102)
! Kur haxhiu te lirohet nga Ihrami dhe i lejohen gjerat e ndaluara gjate ihramit, ai bindet për shpërblimin e durimit dhe se pas çdo vështirësie vie lehtësimi.
! Kur t’i kryeje dispozitat sipas parimeve fetare, atëherë ai e lut Allahun qe t’ia fale te gjitha mëkatet, siç ka premtuar Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam:
“ مَن حج لله فلم يرفث ولم يفسق رجع كيوم ولدته أمه
Kush kryen haxhin për Allahun dhe nuk bën marrëdhënie seksuale (gjate kohës sa është ne Ihram) dhe nuk shkel dispozitat, kthehet (nga haxhi i pastër prej mëkateve) sikur atë dite kur e ka lindur nena“. (Buhariu dhe Muslimi) Kjo për haxhiun hap një faqe te re te jete se tij, te pastër nga mëkatet dhe gjynahet.
! Kur te kthehet ne shtëpi dhe te takohet me familjen e te gëzohet shume, kjo ia përkujton gëzimin e madh qe do ta ketë kur te takohet me ta ne Xhennet. Ai me këtë bindet se humbje do te thotë humbja ne ahiret, siç thotë Allahu:
“ قل إن الخاسرين الذين خسروا أنفسهم وأهليهم يوم القيامة ألا ذلك هو الخسران المبين
Thuaj: “Të dështuar në ditën e kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë“. (Zumer, 15)
E lusim Allahun qe ten a bekoje për adhurimin e Tij, për vizitën e shtëpisë se Tij dhe kryerjen e te gjitha urdhëresave tjera fetare.
Përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tone, Muhammedin, familjen dhe shokët!
Përshtati ne shqip: Sedat Gani islami
Burimi: http://www.islam-qa.com/