Kush është në linjë | 437 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 437 vizitorë :: 1 Bot
Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
|
Sondazh | | A e falni namazin rregullisht? | 1.Po 5 kohë elhamdulilah | | 96% | [ 287 ] | 2.Vetëm Sabahun | | 0% | [ 1 ] | 3.Kur kam kohë | | 0% | [ 1 ] | 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin | | 0% | [ 1 ] | 5.Vetëm xhuman | | 1% | [ 2 ] | 6.Nuk falem hiq | | 2% | [ 7 ] |
| Totali i votave : 299 |
|
Rissi ne Forum | Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot
|
Statistikat | Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar Anëtari më i ri Fadil Grisholli
Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
|
Kohët e faljes së namazeve | |
|
| Dobite e Aloe Vera | |
| | Autori | Mesazh |
---|
toleranca Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 5 Data e regjistrimit : 05/02/2011
| Titulli: Dobite e Aloe Vera Mon 7 Feb 2011 - 21:46 | |
| Aloe Vera (arab. ulva; sabir)Kajs bin Rafi' el-Kajsi ka treguar që i dërguari i All-llahut, s.a.v.s., ka thënë: "Agava (lat. Aloe Vera) dhe pulikthi me xhunga (lat. Senecio) i familjes Asteraceae jane ilace për sëmundje". Ummu Seleme ka treguar se pas vdekjes së Ebu Selemesë, tek ajo kishte shkuar për vizitë i Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., dhe atë ditë ajo e kishte lyer fytyrën me lëngun e freskët të Aloes. I Dërguari i All-llahut, s.a.v.s., e kishte pyetur: "Cfarë ndodhi, oj Seleme?" Ajo u përgjigj: "Ky është vetëm lëng i Aloes me të cilin e kam lyer fytyrën për freskim (për ta zbutur), o i Dërguar i All-llahut, dhe nuk ka aromë". Ai i tha: "Ai i tkurr indet natën, e jo gjatë ditës". Aloe Vera (agaveja) është e nxehtë dhe e thatë në shkallën e dytë. Nga ajo njeriu ka dobi të shumta, sidomos nënlloji i Aloes indiane. Ajo neutralizon tepricat e mbledhura të vrerit të verdhë (bilurubina) në tru, të cilat ndonjëherë ndikojnë dëmshëm në nervin e syrit (N. opticus). Masazhi i ballit dhe kokës me masën që është përfituar nga përzierja e vajit të aloes me vajin e trëndafilit mënjanon dhembjen e kokës, shëron të thatin (furunkulet) në hundë, inflamacionet dhe të thatin në gojë. Ajo mënjanon inflamacionet dhe gëlqerosjet në mëlci dhe zbut depresionin dhe melankolinë. Nënlloji i Aloes persiane e rrit mendjemprehtësinë dhe gjallëron zemrën. Në qoftë se pihen dy lugë të bimës Aloja, që i kemi hedhur në një gotë ujë, kjo ndihmon pastrimin e sekrecioneve të prishura të trupit, të vrerit, të mukusit të tepërt që krijohet në lukth, dhe mënjanon ndjenjën e rreme të urisë. Pirja e lëngut të ALOES kur bën ftohtë mund të shkaktojë irritim (ngasmim) të vrerit, gjakderdhje (melaena - nevojë me ngjyrë të zezë). Aloe Vera mënjanon verdhëzën dhe ndihmon gjithashtu në shërimin e ulcerës në zorrë, shëron tajitjen nga kapakët e syrit dhe mënjanon gurët në veshka. Përzierja e Alojes me ilace bën që të shfaqen pasojat e tyre të dëmshme.Sot në botë përdoret Aloja Vera e përpunuar nga një lloj kaktusi amerikan, i cili përpunim bëhet në laboratore të sofistikuara. është i pranishëm në 56 shtete të botës dhe ka mbi 5.500.000 distributorë. Deri më tani Aloja Vera është njohur vetëm si shtojcë në kozmetikë. Pas përdorimit dhe përvojës së përdoruesve, u dëshmua se kjo bimë e cuditshme ekzotike ka veti të jashtëzakonshme shëruese. Praktika mjekësore ka vërtetuar se gati nuk ka pjesë të saj që nuk mund të përdoret. Xhelatina e Aloe Vera e bën të mundur një shfrytëzim më të mirë të materieve ushqyese, përthithje më të mirë të ilaceve, pengon ose zbut ndikimet e padëshirueshme gjatë përdorimit të ilaceve (neverinë, dhembjen e kokës, plogështinë, molisjen etj.), përdoret në kemoterapi, rrezatim, citostatikë (ilace kundër kancerit). Autorë të shumtë kanë vërtetuar se xhelatina e Aloe Vera është e përshtatshme të përdoret në rastet me verdhëz, në inflamacionet e tëmblit, pankreasit dhe zorrës së trashë. Pastaj përdorimi i saj normalizon punën e gjëndrës mbrojtëse (gl. thyroidea), pastron gjakun, rregullon shtypjen e lartë të gjakut, venat e zgjeruara, prostatën, cirozën e mëlcisë dhe tumoret. Në gjethet e Alojes gjenden materie vepruese-alkaloide që kanë veti fitoterapeutike.*Teksti është i marrë nga libri: " Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a.s." faqe 302-304", Autorë: Ibn Kajjim el-Xhevziper me shume lexoni ne linkun e meposhtem http://www.aloecaj.info | |
| | | toleranca Mysafirët e rregullt
Numri i postimeve : 5 Data e regjistrimit : 05/02/2011
| Titulli: Çaj Aloe Vera dhe Ndikimet e saj pozitive ne organizem!!! Mon 7 Feb 2011 - 22:11 | |
| Çaji Aloe Vera ka ndikim të madhë në organizmin tonë dhe ndihmon shumë për çdonjerin prej neve. Shije e këndshme dhe të përkryer jep përzierja e KANELLËS KINEZE, lëvozhgës nga PORTOKALLI, që përmban sasi të madhe të VITAMINËS C, KARANFILËZA erëkëndëshëm nga Hungaria, spec i bluar, ÇAJ KINEZ, KARDAMON, ANIS, LULESHQERRA (kamomilë), gjethet e manave dhe SILVESTRA GINAREME. Këtë shije shumë të këndshmë dhe të dashur për çdonjërin prej neve e plotëson lulja e ALOE VERËS e në këtë përfundon çaji më i mirë që mund të ofrohet nga NATYRA. Ndikimet mjekuese të bimëve që ndodhen në këtë përzierje, sipas literaturës profesioanle janë këta: 1. KANELLA - nxit funksionimin e organizmit me ndikim antiseptik, pengon trullosjen, përmirëson tretjen, nxit punën e zorrëve, zvoglon shtangimin, ndihmon në menjanimin e këpurdhave, ka ndikim stimulativ, forcon apetitin, zvoglon gjakderdhjen, rrit temperaturën e trupit, nxit ndalimin e lotëve. 2. KARANILËZI - përmirëson shijen, deizfekton lukthin dhe zorrët, përmirëson disponimin e përgjithshëm.3. SPEC I BLUAR KAJEN -ndikon në rast të lukthit të dobët e kundër fryerjes. Zbut dhembjet në muskuj e nyje4. XHUMBIRI normalizon pengesat në drejtpeshim, zbut ndjenjën e mundimit, zbut shtangimet e barkut, zbut shtangimet për shkak të problemeve gjinekologjike, zbut ndikimin e stresit, zvoglon nivelin e kolesterolit, ul tensionin e lartë të gjakut, pengon lajmërimin e e trombeve, zvoglon aritmin e zemrës. 5. KARDAMON arrin tretjen e ushqimit dhe bënë nxitjen e shijes më të mirë. 6. ANISI zbut simptomet e bronhitisit, zvoglon kollin, përmirëson frymëmarrjen, nxit tjetjen, normalizon problemet gjinekologjike dhe problemet e klimaksit, ndihmon në rastin e problemeve të prostatës.7. LULESHQERA (kamomilë) përmirëson tretjen, qetëson dhembjet në muskuj, zbut dhembjet, shëron të thatin, qetëson shtangimet e muskujve të mitrës, qetëson sistemin qendror nervor, pengon llojet e kolljeve të ndryshme, eliminon këpurdhat, pengon infeksionet. 8. GIMNEMA SILVESTRE ka rolin e stimulatorit, ndikon në mënyrë laksative dhe diaretike, neutralizon sasinë e tepërt të sheqerit, regjeneron qelizat e membranat e lukthit. për më shumë lexoni në linkun e mëposhtëmhttp://www.aloecaj.info | |
| | | | Dobite e Aloe Vera | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |