islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
434 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 434 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty96%VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty0%VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty0%VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty0%VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty1%VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty2%VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 VERA MES PROVËS DHE SPROVËS

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Empty
17062013
MesazhVERA MES PROVËS DHE SPROVËS

VERA MES PROVËS DHE SPROVËS Vera%20mes%20proves%20dhe%20sproves_200_200Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshëm, Mëshiruesit; Allahun e falënderojmë, që na bëri neve dhuratën më të çmuar Islamin, si fenë e vetme të pranuar. Allahu vendosi rregulla dhe ligje, që e bëjnë atë aktuale dhe të përshtatshme për çdo kohë dhe çdo vend, të asimilueshme për çdo natyrë njerëzore, gjithëpërfshirëse në vetvete të çdo skaji tokësor dhe kohor.
Islami që me hijen e Tij të rëndë nënkupton nështrimin absolut ndaj Absolutit, të udhëhequr me dashuri ka trajtuar me imtësi shumë detaje, të cilat e bëjnë një mozaik të shumëllojshëm ngjyrash të pranueshëm për çdo ambient e të përshtatshëm për çdo shpirt qetësues prehës. "Ne në Libër çdo gjë e kemi Trajtuar". Trajtimi i jetës në tërësi nuk do të thotë mos të trajtojë detajet e saj, që pa to do të mbetej i mangët trajtimi. Pjesë e këtij trajtimi është viti në tërësi me të gjitha copëzat e veta, duke përfshirë këtu edhe verën, si stinën e muajve të "relaksit" dhe të pushimeve.
Së pari, gjëja e parë që na sjell në mendje vera është Fuqia, Urtësia, Dituria e të Gjithëfuqishmit, Plotfuqishmit, Gjithëpushtetshmit, Gjithëditurit, Gjithëdëgjuesit, Gjithëshikuesit, që e ndërtoi jetën në tokë dhe e orientoi në mënyrë të atillë, që të përbëhet nga sekondat e deri te shekujt e kështu duke i përshtatur asaj gjithçka është në qiej e në tokë, ndërsa faktori kohë Zotin nuk e përfshin për të vetmin fakt se është krijesë e si pasojë s’e përfshin Krijuesin e saj.
Në ndryshimin e ditëve, javëve muajve, stinëve, viteve ka argumente të qarta për njerëzit e mençur, që të kuptojnë se konstantja nuk ekziston dhe çdo gjë është në lëvizje e sipër, po kështu edhe njeriu në besimin e tij s’ka stabilitet, apo konstante. Ai po nuk shkoi lart shkon drejt rënies.
Argumente të qarta se pas kësaj ekzistence qëndron një krijues që i di "punët" e Tij më mirë se çdokush tjetër dhe se njerëzit sado që të mundohen, apo të dëshirojnë të kenë sado pak pushtet mbi botën dhe universin ata mbeten tepër të dobët përpara pushtetit  dhe urtësisë së Zotit, sepse po të ishte për njeriun do ta priste shumë shkurt, duke dashur që koha të ishte vazhdimisht pranverë. Po, a e mendon njeriu vetë, se çdo të ndodhte po të ishte vetëm pranverë?
Së dyti, është e nevojshme, ose domosdoshmëri funksionimi i stinëve në tërësi, po edhe i verës në veçanti, sepse në të ndodhin shumë procese dhe zhvillime, që s’mund të ndodhin veçse me funksionimin e saj të plotë si stinë.
Së treti, njeriu duhet të kuptojë se jeta vazhdon me të ose pa të dhe kështu do të zhvillohet dhe do të vazhdojë, kështu që o njeri, mos kujto se bota rrotullohet rreth teje, ka një bosht tjeter koha dhe toka.
Së katërti, dobësia e njeriut përpara madhështisë së Krijuesit, pra, ndodh ç’ndodh në këtë univers nëpër oqeanet e galaktikave, nëpër detet e sistemeve diellore e njeriu qëndron i habitur se si e përfshiu edhe atë rrëkeja e jetës.
Së pesti, dhe që është më e rëndësishmja që unë mendoj është, se ty o njeri për çdo çast, sekondë, minutë, orë, ditë, natë, javë, muaj e vit po të jepet një këshillë e vazhdueshme, po humb vazhdimisht nga jeta, po i afrohesh për çdo moment Botës Tjeter. A po përgatitesh, sepse çdo çast dhe moment i jetës më shumë apo më pak janë pikërisht hambaret, rezervuaret që të janë lënë me qira për t’i shfrytëzuar sa je gjallë. Mos të jesh në atë botë prej atyre që kur t’ju hapen hambarët do t’i gjejnë bosh; kur t’ju hapen hambarët do t’i gjejnë me rezerva të prishura, ose të skaduara, ose të dëmshme. Ti je edhe punëtori, edhe furnitori, edhe ruajtësi, kështu që zullum s’do të të bëjë Gjykatësi.
Së gjashti, dhe që është tepër e rëndësishme për besimtarin është se e kujton me zjarrin e xhehenemit, me ferrin, sepse nëse njeriu nuk e duron dot këtë temperaturë në këtë botë, atëherë si do të durojë zjarrin e Xhehenemit, dhe se xhehenemi nuk ekziston në formë abstrakte, por realisht dhe faktikisht, madje me pasoja; dëgjoje këtë hadith profetik: "Xhehenemi iu ankua Zotit duke i thënë: "O Zoti im, prej nxehtësisë së madhe dhe forcës djegëse po vetëdigjem e po vetëtretem." Allahu e  lejoi të shfrynte dy herë, është pikërisht i nxehti më i madh dhe i ftohti më i madh". Xhehenemi është më i fuqishëm 70-fish, se sa të gjitha zjarret që janë parë mbi sipërfaqen e tokës, duke përfshirë këtu dhe llavën vullkanike dhe djegiet kimike të çdo lloji tjetër, qysh nga momenti i krijimit të qiejve dhe tokës.
I nxehti më i madh e kuptojmë, po i ftohti ç’ne? Ferri, xhehenemi është vend i specializur në fushën e djegieve, kështu që prej formave dhe mënyrave të djegies në Skëterrë është edhe djegia me ftohje. Allahu na ruajtë!
Vera funksionoka edhe si qortues për njeriun, se a je i vetëdijshëm që çfarë po ndodh, se kujt po i afrohesh dhe se kujt realisht po i largohesh, dhe se në çdo moment njeriu vetem se i afrohet, dhe vera duhet të të kujtojë pikërisht për këtë gjë.
Vera shërben si provë dhe si sprovë. Si? Vera si provë?
Për të gjithë ata, që deri dje nuk kanë qenë ashtu siç duhet korrekt me faljen, adhurimin, prezantimin në mësime apo ligjërata, që janë arsyetuar se s’kemi kohë, jemi të zënë etj... etj...
Për të gjithë ata që duan të tregojnë së me të vërtetë janë arsyetuar kur faljes s’i dhanë atë që meritonte, agjërimit s’i dhanë atë që meritonte, për të gjithë ata që deri më sot akoma e lexojnë Kuranin jo në gjuhën në të cilën e zbriti Allahu, për të gjithë ata që te Zoti s’janë penduar siç duhet, për të gjithë ata që farefisit të tyre s’i kanë dhënë hakun dhe s’i kane vizituar tani në verë janë në provë.
Vera sprovë?
Ajo është sprovë për të gjithë burrat, që të ruajnë shikimet e tyre dhe t’i ulin, sepse pasha Zotin e gjithësisë degjenerimi në veshje ka arritur kulmin, saqë ndonjëra prej tyre kur shkon në shtratin e vet për të fjetur gjumë me bashkëshortin e saj vishet më shumë dhe e mbulon më shumë trupin e saj. Kujdes, sepse djalli në verë punon më shumë, prandaj nuk mund të ruhet njeriu prej imoralitetit direkt, po duhet që të presë të gjitha rrugët që të çojnë në atë përfundim të kobshëm, Allahu na ruajtë.
Sprovë për gratë, që të ruajnë dhe ulin shikimet e tyre nga shikimi i meshkujve, sepse do të ndodhë e kundërta dhe e pakta gjë ftohje nga jeta bashkëshortore dhe muri ka keq sa të fillojë krisjen. Pra, jo vetëm burrat po edhe gratë në këtë drejtim janë njësoj, për këtë arsye Allahu i drejtohet për të ulur shikimin besimtarëve dhe besimtareve: "Thuaji besimtarëve t’i ulin shikimet e tyre...". Muhamedi alejhi selam kur na paralajmëron se: "Shikimi është prej shigjetave të helmuara të djallit.", pra, ai, alejhi selam, nuk bën dallim mes mashkullit dhe femrës. Çdo shikim që plotëson kriteret te gjinia tjetër përfshihet në hadith. Faktin gjinia tjetër e theksoj, sepse tek e njëjta gjini ky lloj shikimi quhet në gjuhën e fesë një hap për të dalë nga njerëzorja, pasi në fe kontakti me të njëjtin seks konsiderohet dalje prej njerëzores, njësim me kafshëroren gjë për të cilën Zoti i dënoi popujt përpara nesh.
Sprovë për baballarët dhe vëllezërit, që mos t’i përfshijë thënia e Muhamedit alejhi selam: "Tre kategori njerëzish s’do të futen në xhenet, as nuk do t’ia ndjejnë erën se si e ka... dhe dejuthi." Shokët e tij i thanë: O Profet i Zotit, po dejuth çdo të thotë.- Ai iu përgjigjet: "Të hetosh depërtimin e imoralitetit në familje dhe të hezitosh në ndalimin e tij." Allahu na ruajtë!
Për stinën e verës ka edhe diçka shumë me rëndësi që duhet t’i kushtojmë rëndësi është faktori i argëtimit, si domosdoshmëri për një jetë sa më të mirë dhe me besim sa më të pjekur. Feja Islame është një fe e gjallë dhe dinamike, e cila e ka trajtuar argëtimin dhe lojën si një pjesë të pandarë të konceptimit të jetës normale të njeriut, pra d.m.th., se ti je adhurues i Zotit s’do të thotë kjo që s’duhet të lozësh apo të argëtohesh, përkundrazi i Dashuri i Allahut dhe i Dërguari i tij sal-lAllahu alejhi ue selem, ka lozur me shokët e vet, ka bërë gara, dhe jo vetëm kaq, por na ka këshilluar edhe neve të jemi të tillë dhe na i ka lënë për detyrë disa sporte: "Hipizmin, notin dhe marrjen në nishan".
Porosia është: "Besimtari i fortë dhe i fuqishëm është më i mirë dhe më i dashur te Zoti, se ai që është i dobët, sepse në të ka dy mirësi." Pra, nëse bashkohen te një person fuqia e besimit me forcën e trupit është më mirë, sepse është më i dobishëm për veten dhe shoqërinë e tij.
Kështu që stina e verës duhet shfrytëzuar në këtë aspekt, që familja të argëtohen, fëmijët të lozin, t’i ndjejnë sa më shumë këto pushime verore, se pastaj vjen një vit i tendosur nën trysninë e jetës dhe tensionet e saj, dhe ndoshta nuk i ke mundësitë për t’ju përkushtuar familjes siç duhet, atëherë vera është një argument se ti me të vërtetë je i zënë jo se nuk do.
Vera qenka me gjithë këto të mira, por ka edhe diçka tjetër që s’duhet lënë pas dore dhe nuk duhet ta harrojmë. Vera e këtij viti është dhe vetë vigjilja e Ramazanit, meqë Ramazani edhe këtë vit si dhe vitin e ardhshëm i bie ta shijojmë në verë, kështu që vera duhet të shërbejë edhe për parapërgatitje për Ramazanin, që të agjërojmë disa ditë dhe kohë, sepse do të jetë dhe më e lehtë kur të vijë muaji i bekuar i agjërimit, Allahu na e mundësoftë agjërimin e tij me dinjitet; Amin! Kujto sahabin e nderuar Muadh ibën Xhebelin, i cili filloi të qante në shtratin e vdekjes e kur i thanë: Pse po qan?- Ai tha: Qaj për tre gjëra, që s’do të mund t’i bëj dot më. Agjërimin e ditëve të nxehta, faljen gjatë natës dhe t’i përthyej gjunjtë para dijetarëve.
Vella dhe motër besimtare, shfrytëzoje këtë verë dhe bëje shkak që të fitosh xhenetin dhe të shpëtosh prej xhehenemit. Allahu më ruajtë mua dhe ty, dhe të gjithë besimtarët dhe besimtaret nga Zjarri i xhehenemit. Amin. Le të jetë vera jote këtë vit shkak që të shtohen shpërblimet; le të jetë motoja jonë këtë vit, në verën e sivjetshme ajeti i sures Bekare, nr. 197: “Përgatituni për në botën Tjetër, duke bërë sa më shumë vepra të mira, sepse ato janë zahireja e ahiretit!” Ngaqë asnjëri prej nesh s’ka garanci, se: a do të ketë mundësi ta mbarojë këtë verë, apo jo?!... Te mëshira Jote, Zoti ynë, i kemi të gjitha shpresat. Ti je i Mëshirshëm dhe shumë falës, na fal dhe na mëshiro! Familjet, miqtë dhe të dashurit në Islam na i udhëzo! Amin! Amin! Amin! Ue elhamdulilahi rabil alemin
përgatiti: Ahmed Kalaja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

VERA MES PROVËS DHE SPROVËS :: Komentet

No Comment.
 

VERA MES PROVËS DHE SPROVËS

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Fshehtësia e sprovës
»  Kuptimi i Drejtë i Sprovës
» Dobite e Aloe Vera

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: