Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All-llahut?!" Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!" (Bekare, 2: 214).
Allahu ka njoftuar besimtarët se do të kalojnë nëpër sprova të ndryshme. Për shembull, do të sprovohen në jetën e tyre personale dhe me pasuri, të ballafaqohen me kurthet e vendosura nga pabesimtarët dhe do të akuzohen pafajshëm. Me fjalë të tjera, ata mund të hasin në vështirësi në çdo periudhë të jetës së tyre. Por gjëja më e rëndësishme është se ata duhet të vazhdojnë praktikumin e moralit Kuranor në periudhat e vështira, duhet përkujtuar All-llahun pandërprerë, të falënderojnë dhe të kuptojnë se çdo gjë do të përfundojë mirë.
Natyrisht, është lehtë që të bëhen këto gjëra kur dikush është duke shijuar të mirat e Tij e shumë më vështirë e ka dikush që është duke kaluar kohëra të vështira. Por njëra ndër gjërat kryesore është që të dëshmohet fuqia e besimit të myslimanit është kundërshtimi që të bëhet kompromis me karakterin e moralit të tij. Ata që me durim përballojnë varfërinë, urinë, frikën, humbjet personale dhe materiale, sëmundjet, kërcënimet nga jobesimtarët, shpifjet dhe kurdisja e kurtheve, do të marrin shpërblim edhe më të mirë për cilësinë e moralit të tyre.
Në Kur'an tregohen shumë shembuj në lidhje me torturat dhe kurdisjen e kurtheve nga shoqëritë jobesimtare kundër pejgamberëve dhe besimtarëve të devotshëm. Njëri nga këta shembuj është edhe torturimi që shtroi Faraoni mbi popullin e tij. Në Kur'an tregohet se kjo torturë e Faraonit që shtroi mbi popullin e tij ishte sprovë. All-llahu thotë:
Përkujtoni edhe kur u shpëtuam prej popullit të faraonit, që nga ai shijuat dënimin më të hidhët, duke ua therur bijtë tuaj, e duke ua lënë gjallë gratë tuaja. Në këtë torturë përjetuat një sprovim të madh nga Zoti juaj. (Bekare, 2:49).
Siç u tregua në këtë ajet çdo torturë që shtrohet nga jobesimtarët për myslimanët është një sprovë. Dhe ata që besuan kur të tregojnë moral të lartë, trimëri dhe qëndrueshmëri përballe këtyre torturave në jetën e pastajme do t'iu rritet shkalla dhe shpërblimi. All-llahu i përshkruan sprovat që mund ti përjetojnë në jetën e kësaj ata që besuan kështu:
Ne do t'ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarëve. Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!" Të tillët janë që te Zoti i tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë. (Bekare, 2:155-157).
Besimi dhe nënshtrimi që bëhet fjalë në këto ajete është si një shembull i mirë për të gjithë myslimanët. Por jobesimtarët nuk mund të kuptojnë durimin e besimtarit, dhe mendojnë se besimtarët janë sikurse ata veçse sillen sipas një kriteri të gabuar.
Por ky është një gabim i madh i tyre, e për myslimanin që kupton të fshehtën e sprovës e di se gjëja më e mirë në rastet e tilla është që të jetë durimtar. Për ata myslimanë që praktikojnë moralin Kuranor dhe bëjnë çmos që këtë gjë të mbjellin në mendjen e të tjerëve, të gjitha problemet e tilla tregojnë se janë në rrugë të drejtë. Si rezultat, tek ata forcohet kënaqësia dhe përcaktimi në vazhdimësinë e pasimit të rrugës së drejtë.
Në Kur'an, All-llahu tregon për ligjet që kanë mbetur të pandryshuara gjatë historisë. Njëra ndër to është që besimtarët do të ndeshen me vështirësi dhe frustrime dhe do të jenë cak i dhunës së jobesimtarëve. Sido që të jetë, jobesimtarët kurrë nuk do t'i arrijnë qëllimet e tyre:
Ata gati të shqetësuan në tokë (në Mekë) për të përzënë prej saj, po atëherë edhe ata nuk do të mbeteshin pas teje (pas pak kohe do të shkatërroheshin). Ky është ligji i Tij edhe me të dërguarit që i dërgoi para teje. E në ligjin Tonë ti nuk gjen ndryshim. (Isra, 17:76-77)
Pra, kjo është njëra nga fshehtësitë e sprovës së kësaj bote. All-llahu ka paralajmëruar myslimanët për shumë gjëra që do të përballohen, dhe se do të hyjnë në xhenet vetëm nëse përballen me vështirësitë sikurse besimtarët para tyre:
Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All-llahut?!" Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!" (Bekare, 2: 214).