Presidenti egjiptian Muhamed Mursi ka lënë Kajron në mëngjesin e së dielës duke u nisur për në Ankara, në një vizitë 12-orësh në Turqi, ku do të takohet me Presidentin turk Abdullah Gul dhe kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan.
Presidenti i sapozgjedhur i Egjiptit do të diskutojë me liderët turq në një iniciativë të liderëve rajonalë (Egjipti, Turqia, Irani dhe Arabia Saudite), për të ndalur gjakderdhjen në Siri.
Ata gjithashtu do të diskutojnë problemin e Palestinës. Ndërsa në Turqi, Mursi do të ndjek një takim mes afaristëve të dy vendeve, tha zëdhënësi i tij Yasser Ali.
Mursi do ti shikojmë përvojat e Turqisë që kanë pasur në rimëkëmbjen e vendit që edhe ata ti ndjekin hapat në ringjalljen e ekonomisë së Egjiptit në dritën e vështirësive ekonomike që pasuan nga largimi i Mubarakut. Presidenti egjiptian pritet gjithashtu të marrë pjesë në asamblenë e tretë të Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi të Turqisë në pushtet./mesazhi/