Një gazetar anglez kishte bërë një studim interesant:
Ai blente një bukë dhe qëndronte në cep të rrugëve më të frekuentuara të qyteteve të ndryshme të botës.
Kalimtarëve u bënte vetëm një pyetje:
- A jeni të gatshëm të punoni një orë të plotë për një bukë?
Ja se çfarë i kishte ndodhur atij në disa qytete.
Në Hamburg janë tallur me te.
Në Nju Jork, është arrestuar nga policia.
Në Abuja (Nigeri), disa njerëz janë paraqitur vullnetarë të punojnë tre orë për atë bukë.
Ndërsa në Nju Delhi rreth tij janë mbledhur disa qindra njerëz të cilët ishin të gatshëm të punonin tërë ditën për atë bukë!!!