Furra e ka ndërruar emrin pas revolucionit sirian dhe ka marr një emër tjetër të veçant. Firma ``Furra e bukës së shehidëve`` në Hums ka shkruar një emër tjetër të ri `` Bukë në këmbim të leximit të fatihas``edhe pse shumica e furrave janë shkatërruar nga bombardimet e qeveris por kjo ka mbetur ende dhe ka marrë një emër tjetër të ri që e ka ndërruar pas revolucionit.
Ndoshta ekzistimi ende i kësaj furre në mes të Dimar ka një urtësi të veten ku e tërë lagjja e ka këtë furrë. Kjo furrë tash është duke dhënë bukë falas pasi që ndihmat vijnë edhe nga lagjet tjera. Djemtë që punojnë në furrë bëjnë shpërndarjen e bukës falas në këmbim të leximit të fatihas për të vdekurit ë Humsit dhe gjithë Sirisë.
Disa gazetar në Hums kanë shkruar artikuj me titull `` vetëm në Hums jepet bukë falas për një fatiha``. Edhe pse kjo pak duket si e pamundur por vendasit janë ata që e kanë vërtetuar këtë realitet./mesazhi/Sh.Hulaj