Një
gazetë ruse, duke cituar zyrtarë të nivelit të lartë, ka raportuar të
martën se lideri libian, Muammar Gaddafi, është i gatshëm të largohet
nga pushteti në këmbim me garanci të sigurisë.
Raporti i publikuar në të përditshmen prestigjioze “Kommersant”, i
cili nuk identifikon burimin, erdhi vetëm një ditë pas kërkimit të një
mënyre për përfundimin e luftës në Libi, nëpërmjet bisedimeve të
dominuara nga Rusia me shefin e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe
presidentin e Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.
“Koloneli Gaddafi po dërgon sinjale se është i gatshëm që të
tërhiqet nga pushteti në këmbim me garancitë e sigurisë”, raportoi
“Kommersant”, duke cituar burime mirë të informuara pranë lidershipit
rus.
Burimi bëri të ditur në raport se shtetet e tjera, në mesin e të cilave edhe Franca, ishin të gatshme të ofrojnë këto garanci.
Shkrimi i “Kommersant” po ashtu cek se Gaddafi ka kërkuar që të
birit të tij, Saif al-Islam, t’i lejohet të kandidojë në zgjedhje në
rast se ai jep dorëheqjen, një kusht ky të cilin rebelët mund të mos e
pranojnë.
Qeveria libiane ka njoftuar të hënën se është duke zhvilluar
bisedime me figura opozitare. Saif al-Islam ka thënë për një gazetë
franceze se nuk bëhet fjalë për negocimin e përfundimit të sundimit
42-vjeçar të babait të tij, ndërsa Këshilli i Përkohshëm Kombëtar rebel
është kundërpërgjigjur me deklaratën se Gaddafi mund të qëndrojë në
Libi vetëm në rast se ia dorëzon të gjitha kompetencat e
mundshme./koha/
Zyrtarët liian hedhin posht pohimet
Zyrtarët në Libi i kanë hedhur poshtë pohimet në një raport në
gazetën ruse Komersant, se lideri Muamer Gadafi, po e shqyrton
mundësinë e largimit nga pushteti dhe kërkimin e strehimit në ndonjë
vend tjetër.
Zëdhënësi i qeverisë së Libisë, Mousa Ibrahim, i tha agjencisë Rojters, se raporti ishte “thjesht i pavërtetë”, njofotn rel.
Ky zëdhënës theksoi se “Gadafi është një simbol historik dhe libianët do të vdesin për ta mbrojtur atë”.