E premte 22 Nëntore 2013 17:22Një anëtar i lartë i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, Saad Al -Husseini, zbuloi se zyrtarë të lartë kanë ofruar lirimin nga burgu të udhëheqësve të Vëllazërisë Myslimane në këmbim të njohjes së grusht shtetit.
Husseini, i cili aktualisht është i burgosur së bashku me një numër të anëtarëve të lartë dhe udhëheqës të Vëllazërisë Myslimane, i tha gjykatës se ata mund të largohen nga burgu në shumë lehtë, vetëm duke i pranuar autoritetet ushtarake si legjitime, por tha se ata kanë vendosur të qëndrojnë në burg për shkak se çmimi i lirisë së tyre nuk krahasohet me tradhtinë ndaj Egjiptit.
Husseini shërbeu si guvernator i provincës Kafr El- Sheirk gjatë qeverisjes së presidentit Muhamed Mursi.
Ai shpjegoi para gjykatës se udhëheqësit e grushtit të shtetit kanë ofruar liri për ta dhe të gjithë kundërshtarët e grushtit të shtetit që gjenden në burg, por se askush nuk pranon kompromise te tilla. /mesazhi/