Udhëheqësi i opozitës egjiptiane, Muhamed ElBaradei është zgjedhur si kryeministër i përkohshëm i grushtshtetit.
Një burim ushtarak ka konfirmuar se Baradei do ta bëjë betimin sot, tre ditë pas përmbysjes së presidenti Muhamed Mursi nga ana e ushtrisë.
Një zyrtar i lartë i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, krahut politik të Vëllazërisë Myslimane, tha se ata kundërshtojnë emërimin e ElBaradeit.
"Ne refuzojmë këtë goditje të befasishme dhe të gjitha ato që rezultojnë prej saj, përfshirë ElBaradein," i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters në një tubim islamik në veri të Kajros.
Çështja kryesore është se sa pushtet do të ketë ElBaradei në rolin e tij të ri si kryeministër i përkohshëm.
/mesazhi/