Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se ai nuk do të shfaqte ''asnjëherë'' respekt për drejtuesit e sjellë në pushtet nga ushtria në Egjipt, pak pas dëbimit të ambasadorit turk në Kajro nga Egjipti.
"Nuk do të respektoj kurrë ata që kanë ardhur në pushtet përmes një grushti shteti", u shpreh prerazi Kryeministri Erdoan gjatë një konference shtypi të posaçme.
Kriza Egjipt-Turqi, e lindur pas shkarkimit të presidentit islamik egjiptian, Muhamed Mursi, i mbështetur nga Erdoan dhe represioni ndaj mbështetësve të ish-kreut egjiptian të shtetit, u rëndua së tepërmi kur Kajro dëboi ambasadorin e Turqisë në Egjipt dhe Ankaraja aplikoi te drejtën e "reciprocitetit".